Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Arkitekët shqiptarë, të përndjekur në shtëpinë e tyre – Ide
Editoriale

Arkitekët shqiptarë, të përndjekur në shtëpinë e tyre – Ide

Viral Alert News • 18 Qershor, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
VA News
News

Mbyllini sytë dhe paramendojeni një portret në ëndërr: Një personazh me dosje në dorë, vrapon duke u munduar ta mbrojë dosjen me xhaketën e vet. Nuk është vonë, por rrugës nuk i dihet. Mban skajin e trotuarit, thua është një hebre në kohë të luftës dytë botërore. Por jo, evidente që nuk është, nuk mban në mëngë shenjën e verdhë me yllin e Davidit.

Kalon rrugën me shpejtësi, afrohet te bashkia, nuk e lënë të afrohet më shumë… Në refleksion të mermerit të zi të bashkisë ka siluhetë të zezë… Mos është person me ngjyrë në kohë të aparthaidit?

Zgjohet i djersitur nga mankthi. Aaaa, mos kini merak, është vetëm një arkitekt shqiptar, me plagë të hapur, para festivalit “Bukë e Zemër 2026”…

Read more:Zjarrfikësit “shpëtojnë” dhëndrin pak minuta para dasmës, ishte bllokuar në ashensor bashkë me pesë shokë

Historia na ka mësuar se shqiptarët janë një popull që nuk i dorëzuan kurrë miqtë në kohë të errëta. Por sot, në kohë paqeje dhe “zhvillimi”, duket se kemi gjetur një armik të ri për të dëbuar nga shtëpia: vetveten.

Më 3 Qershor 2026, në Tiranë do të mbahet edicioni i dytë i festivalit “Bukë e Zemër”. Tema kuratoriale këtë vit është “Nga Portreti te Peizazhi” (From Portrait to Landscape). Por ironia e vërtetë, peizazhi më i zymtë që po vizatohet këtu, nuk është fizik; është social dhe profesional- portreti ynë nuk kalon.

Vitin e kaluar, nën po këtë titull, dëgjuam një predikim pothuajse hyjnor se si ky vend “nuk tërheq me parà, por me besimin në një ëndërr”, se si këtu nuk ka rregullore “që të mbysin” dhe se ky festival ishte një “Bajram i shpirtit” ku egoja e pushtetit, si në historinë e Ibrahimit, sakrifikohej për një vizion të përbashkët.

Read more:Supremja shfuqizon pjesërisht Rregulloren e Universitetit të Prishtinës për procedurat e avancimit të personelit akademik

Por në atë altar, nuk u sakrifikua as egoja, as pushteti. U flijua arkitekti shqiptar.

Të jesh arkitekt shqiptar sot do të thotë të kesh një portret të një qytetari të dorës së dytë në peizazhin tënd. Jemi kthyer në dëshmitarë të një realiteti absurd, një paradigme ku ne, që njohim baltën, dritën, traditën dhe “papërsosmëritë” e kësaj toke, zhvishemi nga e drejta për të projektuar fytyrën (Portretin) e qyteteve tona.

Por ama durojmë objekte me portrete në peisazhin tonë. Po duket ata kanë portrete më të përshtatshme… Vetëm paramendojeni çfarë mund të kishte ndodhur nëse projektuesi i të njëjtit objekt do të kishte qenë shqiptar. Do të ishte i gozhduar në kryq.

Read more:Ministrja Diella me imazhin e aktores Anila Bisha, flet bashkëshorti i saj: Marrëveshja ishte për asistente në e-Albania, jo për…

Ndërkombëtarëve u ofrohet një Shqipëri e “lirë nga rregulloret që mbysin”, një kanavacë ku ligji hap rrugë para “bekimit” të politikës. Ndërsa për ne, rregulloret, burokracia dhe mendësia “nuk din ti” ose “ç’ke ti, ta them unë”, mbetën një damkë dallimi.

Dhe tani, ofendimi i fundit i kësaj “mikpritjeje të shenjtë”: Festivali fton këtë “ushtri” globale të sjellë miq, nën moton “sillni pak kripë”. Ndërkohë, arkitekti shqiptar, i cili presupozohet të jetë mikpritësi i shtëpisë, duhet të paguajë një biletë hyrjeje për t’u lejuar në këtë “mjedis të përbashkët për dialog” dhe t’i bëjë temena “yjeve” që po i ridizajnojnë atdheun.

Paguajmë për të qenë spektatorë në humbjen e hapësirës sonë. Paguajmë për të parë se si autorësia autoktone fshihet me pretekst të portretit.

Read more:Nëse “rrëshqitni” me qellim – ju pret litari

Bukën dhe zemrën ia shtruam “eksperimentit të përbashkët” të arkitektëve nga të dyja hemisferat. Po kripa që po mblidhet? Me sa duket, paska mbetur vetëm për ne. Jo për t’i dhënë shije “Peisazhit të Bollëkut”, por për të na e hedhur pa mëshirë mbi plagët e një profesioni, të cilit po i mohohet e drejta, dinjiteti dhe hapësira në shtëpinë e tij.

A është ky vizioni ynë? Apo kemi pranuar heshturazi të jemi të përjashtuarit e rinj të një Shqipërie që admiron çdo gjë, përveç te qenurit shqiptar?

Lexo edhe
Editoriale

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama – Ide

Editoriale

Kur klienti të nxjerr karton të kuq – Blog

Tags: #ama #Hapesira #jetë #Para #pushteti #Rregullore #shije #shqiperi
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta që e mplaku qeverisjen Rama – Ide
  • Kur klienti të nxjerr karton të kuq – Blog
  • Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës – Ide
  • Disa fakte dhe disa sugjerime për konstituimin e institucioneve – Blog
  • Kanye West, mes Ramës dhe protestuesve – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • “Qytetarët janë ngritur për të shporrur këtë regjim” – Andi Tepelena nga protesta: Rinia dhe diaspora do marrin fatet e vendit në dorë!
  • “Nesër më shumë!”/ Protestuesit mbyllin fjalimet para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në Bulevard
  • “Rama Spak you!”/ Protestuesit mbushin plot rrugët e Tiranës, thirrje në kor: Parlamenti i krimit
  • “Himni ynë: Rama n’burg, Berisha n’burg”! Erjon Murataj: Kongresi i SHBA regjistroi kërkesën për hetimin e lidhjeve të qeverisë shqiptare me narkotrafikun
  • “Opozita e vërtetë s’është Berisha, por ne!”/ E moshuara: S’do të lejojmë që komunizmi të ngrejë më kokë!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Mbështeti protestat për largimin e Ramës/ Ish-ministrja e PS, Ermelinda Meksi: Pse nuk flasin intelektualët? Duhet kurajë dhe integritet moral. S’do hezitoj të them atë që besoj! 51 lexime · 11 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama-Berisha, ortakë”/ Opozita bojkotoi seancën plenare, Salianji: Shërbimi më i madh që mund t’i bëhet kryeministrit! Sot Kuvendi duhet të ziente 17 lexime · 14 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Berat/ Po ndihmonte të atin në arë dhe u fut në lumë për t’u larë, mbytet 15-vjeçari (EMRI+VIDEO) 17 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Shqiptarët kërkojnë masivisht largimin e Ramës nga zyrat e OKB në New York: Qeveria të japë dorëheqjen menjëherë! 15 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta kundër Ramës/ Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, mesazh qytetarëve: Vazhdoni rezistencën! Kauza për të cilën po luftoni është shumë e drejtë 14 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Protesta nuk do të ndalet, çdo ditë do të jenë me mijëra në shesh”/ Aktivisti: Duhet të dorëhiqet Edi Rama bashkë me deputetët, integriteti i tyre ka rënë 11 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Himni ynë: Rama n’burg, Berisha n’burg”! Erjon Murataj: Kongresi i SHBA regjistroi kërkesën për hetimin e lidhjeve të qeverisë shqiptare me narkotrafikun 11 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama – Ide

Kontributet e protestës qytetare në konsolidimin e demokracisë shqiptare tashmë janë të shumta. Protesta ka denoncuar modelin aktual…

• 1 ditë më parë • 6 min lexim
Editoriale

Kur klienti të nxjerr karton të kuq – Blog

Lufta ime e yjeve! Kam bërë vetëm katër review në Google. Pra, nuk jam ndonjë veteran i frontit…

• 2 ditë më parë • 6 min lexim
Editoriale

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës – Ide

Policia e pushtetit ka hapur një debat të denjë për regjimet autokratike: shpalljen e përndjekjes për ata qytetarë…

• 3 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by