Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Supremja shfuqizon pjesërisht Rregulloren e Universitetit të Prishtinës për procedurat e avancimit të personelit akademik
Aktualitet

Supremja shfuqizon pjesërisht Rregulloren e Universitetit të Prishtinës për procedurat e avancimit të personelit akademik

• 13 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjykata Supreme e Kosovës, në çështjen juridike të konfliktit administrativ sipas padisë së Organizatës Joqeveritare “Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)” kundër të paditurit, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë për shqyrtimin e ligjshmërisë së dispozitave të Rregullores Nr. Prot. 1/282, datë 03.06.2025, për Procedurat Përzgjedhëse lidhur me Emërimin, Avancimin dhe Rizgjedhjen e Personelit Akademik në Universitetin e Prishtinës.

Me aktgjykimin e saj, Gjykata Supreme ka shpallur të paligjshëm dhe ka shfuqizuar nenin 18 paragrafi 7 të kësaj rregulloreje, i cili i rezervonte Senatit të Universitetit të Prishtinës të drejtën që “në çdo moment ta tërheqë njohjen e publikimit në revistat e dyshimta ose botuesit e dyshimtë, por para vlerësimit përfundimtar të kandidatit”.

Read more:Supremja lë në fuqi paraburgimin për dy të akuzuarit për krime lufte

Gjykata vlerësoi se kjo dispozitë nuk mbështetet në autorizim të mjaftueshëm ligjor apo statutar, tejkalon kompetencat e përcaktuara me Ligjin për Arsimin e Lartë dhe Statutin e Universitetit të Prishtinës, si dhe cenon parimet e sigurisë juridike, parashikueshmërisë dhe pritshmërisë legjitime të kandidatëve në procedurat akademike.

Në arsyetimin e aktgjykimit, Gjykata Supreme thekson se nocionet “revista të dyshimta” dhe “botues të dyshimtë” nuk janë të përkufizuara qartë në legjislacionin në fuqi, ndërsa dispozita e kontestuar nuk përcakton kritere objektive, procedura vendimmarrëse apo mjete juridike mbrojtëse për kandidatët, duke krijuar hapësirë për arbitraritet administrativ.

Read more:Artan Fuga: Puthja e Robertit!

Vlerësimi i publikimeve shkencore duhet të bazohet në statusin e revistës dhe indeksimit në momentin e publikimit të punimit shkencor, ndërsa zhvillimet e mëvonshme lidhur me statusin e revistës nuk mund të prodhojnë pasoja retroaktive për kandidatët, për aq kohë sa nuk provohet shkelje nga vetë autori.

Read more:Dështimi i seancës për presidentin, kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë?

Sa i përket pjesës tjetër të kërkesëpadisë, Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për shpalljen e paligjshme dhe shfuqizimin e fusnotës 16 të së njëjtës rregullore. Gjykata ka vlerësuar se fusnota, në aspektin juridik, ka karakter shpjegues dhe jo normativ, rrjedhimisht nuk përbën dispozitë të pavarur juridike me efekt detyrues. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

“Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?” Rama mediave të huaja: Sot 2 mijë pjesëmarrës, në kulmin e saj nuk i kaloi 8 mijë

Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, aksident i rëndë në Fier-Levan, tre të plagosur

Tags: #Gjykata #Gjykata supreme #Gjykata supreme e kosoves #Ikd #Pallati i drejtesise #Para #Prishtina #Rregullore #Universiteti i prishtinës

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?” Rama mediave të huaja: Sot 2 mijë pjesëmarrës, në kulmin e saj nuk i kaloi 8 mijë
  • Po ktheheshin nga dasma, aksident i rëndë në Fier-Levan, tre të plagosur
  • LIVE TV- ‘Zvërneci’, qytetarët 1 javë në shesh: Dorëheqje, kauza jo vetëm për flamingot, çlirojmë vendin nga korrupsioni! Të rinjtë nga Kosova: Jemi me ju! Protestë edhe në qytete të tjera
  • Banorët e Zvërnecit pro investimit, shprehen në mbështetje të projektit dhe kërkojnë zgjidhje të drejtë për pronat e tyre private
  • Shqiptarë, grekë e palestinezë bëhen bashkë në Athinë kundër investimit në Zvërnec. Tubime edhe në Itali, Gjermani e SHBA
Nga të njëjtat tag-e
  • Shqiptarë, grekë e palestinezë bëhen bashkë në Athinë kundër investimit në Zvërnec. Tubime edhe në Itali, Gjermani e SHBA
  • Masat e sigurisë për miqësoren e Kombëtares ndaj Luksemburgut, policia njofton edhe bllokimin e bulevardit ku do të mbahet protesta për Zvërnecin
  • U ekstraduan një ditë më parë nga Dubai, GJKKO lë në burg 4 nga 6 personat e përfshirë në trafikim lëndësh narkotike
  • I akuzuar nga GJKKO për vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020, ekstradohet nga Italia 44-vjeçari shqiptar
  • Përfundon pas 4 orësh tubimi i gjashtë kundër projektit të Zvërnecit, protestuesit i përgjigjen Ramës nga sheshi: Ne ta grisim kontratën
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Prej dy ditësh asnjë gjurmë nga i riu, familja ngre policinë e Tiranës ‘në këmbë’, enigmë fati i Eglant Koçit 26 lexime · 13 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet LIVE TV- ‘Zvërneci’, qytetarët 1 javë në shesh: Dorëheqje, kauza jo vetëm për flamingot, çlirojmë vendin nga korrupsioni! Të rinjtë nga Kosova: Jemi me ju! Protestë edhe në qytete të tjera 9 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Dhunohen dy vëllezërit në Laç/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet 8 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet “Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?” Rama mediave të huaja: Sot 2 mijë pjesëmarrës, në kulmin e saj nuk i kaloi 8 mijë 7 lexime · 8 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Kryeministri Rama publikon videon nga “Bukë e Zemër”: 600 arkitektë në Tiranë në Festivalin Ndërkombëtar 5 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina 5 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

“Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?” Rama mediave të huaja: Sot 2 mijë pjesëmarrës, në kulmin e saj nuk i kaloi 8 mijë

Edi Rama ka reaguar këtë mbrëmje në X, duke deklaruar se protesta kundër investimit në Zvërnec ka pasur…

• 8 orë më parë • 9 min lexim
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, aksident i rëndë në Fier-Levan, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Liqenit”.…

• 9 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

LIVE TV- ‘Zvërneci’, qytetarët 1 javë në shesh: Dorëheqje, kauza jo vetëm për flamingot, çlirojmë vendin nga korrupsioni! Të rinjtë nga Kosova: Jemi me ju! Protestë edhe në qytete të tjera

TIRANË– Pas protestës në Vlorë, qytetarët janë mbledhur sërish para Kryeministrisë për të protestuar kundër resortit në Zvërnec.…

• 9 orë më parë • 15 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by