Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Dështimi i seancës për presidentin, kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë?
Aktualitet

Dështimi i seancës për presidentin, kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë?

• 29 Prill, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë tani ka pak më shumë se një muaj kohë për t’i përgatitur dhe zhvilluar zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare, të tretat radhazi brenda rreth një vitit e gjysmë.

Zgjedhjet e reja vijnë pasi Kuvendi dështoi ta zgjedhë një president të ri brenda afatit, duke e zhytur vendin në një krizë të re politike.

Kuvendi kishte afat deri në mesnatën e së martës për ta zgjedhur kreun e shtetit, pasi mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundoi në fillim të prillit. Por, kryeministri Albin Kurti dhe partitë opozitare nuk arritën marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri.

Cilat janë data e mundshme për ditën e zgjedhjeve?

Read more (Albin kurti):​Kurti: Duhet të kemi opozitë të re, kjo është në rënie të lirë

Janë vetëm dy data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme sipas procedurave ligjore: 31 maj dhe 7 qershor, sipas Melos Kolshit, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD).

Për shkak se presidenti nuk u zgjodh brenda afatit prej 34 ditësh që Gjykata Kushtetuese e kishte vendosur në një aktgjykim në mars, Kuvendi u shpërnda automatikisht më 28 prill, shpjegon Kolshi për Radion Evropa e Lirë (REL).

Përndarja e Kuvendit, sipas tij, nënkupton nisjen e menjëhershme të procesit drejt zgjedhjeve të reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditëve të ardhshme.

Read more (Ikd):IKD: Procesi për zgjedhjen e Presidentit po cenon rendin kushtetues

“Në këtë mënyrë, pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur presidentin, krijohet një rend i detyrueshëm veprimesh: së pari, shpërndarja automatike e Kuvendit si pasojë kushtetuese; së dyti, aktivizimi i kompetencës së ushtrueses së detyrës së presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve; dhe së treti, organizimi i zgjedhjeve të parakohshme brenda afateve të përcaktuara ligjore”, thotë Kolshi për REL-in.

Si caktohet data e zgjedhjeve?

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, duhet tani t’i ftojë partitë politike në takim për të biseduar për datën e parapëlqyer për mbajtën e zgjedhjeve.

Këtë herë, ato do ta kenë më të lehtë të zgjedhin, sepse kanë vetëm dy opsione: 31 majin, ose 7 qershorin.

Pas një takimi të tillë dhe pajtueshmërisë për datën e zgjedhjeve, Haxhiu duhet ta shpallë zyrtarisht datën e zgjedhjeve të parakohshme dhe ajo ka kohë deri në fund të javës së ardhshme për ta bërë këtë.

Read more (gjykata kushtetuese):“Po e zgjedhim sot karate, pastaj të shofim çfarë thotë Kushtetusja”, mesazhi i njërit prej deputetëve të LVV-së në seancë

“Ky vendim duhet të merret brenda një afati prej 10 ditësh nga dita e shpërndarjes së Kuvendit, ndërsa data e zgjedhjeve duhet të jetë në përputhje me kufijtë kohorë të përcaktuar me ligj, përkatësisht zgjedhjet nuk mund të mbahen më herët se tridhjetë (30) ditë dhe jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë nga dita e shpërndarjes”, tregon Kolshi.

Pse vetëm dy data të mundshme?

Gjithë këto zhvillime kanë bërë që të mos ketë shumë opsione.

Përveç afatit kohor prej 30 deri në 45 ditë pas shpërndarjes së Kuvendit, ekziston edhe një praktikë zgjedhore në vend që lë kaq pak hapësirë: mbajtja e zgjedhjeve në një ditë fundjave.

Read more (Gjykata):Mero Baze: Kur debatoni për drejtësinë, mos kini parasysh politikanët, por qytetarët e thjeshtë

“Gjithashtu, ligji kërkon që zgjedhjet të mbahen në një ditë të diel, duke respektuar praktikën dhe standardet zgjedhore; në këtë rast konkret, duke pasur parasysh se data e shpërndarjes së Kuvendit është 28 prill, datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve janë 31 maj dhe 7 qershor”, shpjegon Kolshi.

Sipas Kolshit, ky zhvillim përfaqëson një shembull tipik të mënyrës se si Gjykata Kushtetuese, përmes interpretimit të saj, ka saktësuar dhe operacionalizuar normat kushtetuese, duke krijuar një mekanizëm të qartë dhe automatik për zgjidhjen e krizave institucionale.

“Njëkohësisht e ka kufizuar hapësirën për ndërhyrje diskrecionale nga ana e ushtrueses së presidentit në këtë rast, e po ashtu ka kufizuar mundësitë për ndonjë abuzim eventual me të drejtat e afatet nga ndonjë subjekt”, përfundon ai./REL

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Albin kurti #Albulena haxhiu #Evropa #Gjykata #gjykata kushtetuese #Ikd #kosove #kriza politike ne kosove #Kuvendi i kosovës

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Vdekja e bashkëshortes së ish-portierit Alban Hoxha, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e dy mjekëve! Dënimi për mjekim të pakujdesshëm
  • “Ka momente kur drama personale bëhet e vogël para çështjes kombëtare”, Veliaj për vendimin e Hagës: Do propozoj që Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi të shpallen qytetarë nderi të Tiranës
  • Shfrytëzoi vajza nga Evropa Lindore për prostitucion në Napoli, kapet në Peshkopi 40-vjeçari i dënuar me 9 vite burg në Itali (EMRI)
  • Kuvendi miratoi formulën e re të pagave, magjistratët nuk tërhiqen: E çojmë në Kushtetuese
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Mediu: Dëmton rëndë Kosovën. Vendim politik me influencë serbe. Rama vetëm fjalë, shteti shqiptar asnjë veprim patriotik
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Burri vret me thikë gruan në shtëpinë e vajzës, kapet në Kamëz pas arratisë! 58-vjeçarja po kujdesej për dy nipërit e mitur (EMRAT+VIDEO) 36 lexime · 4 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen (VIDEO) 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur! Arrestohen 3 autorët e dyshuar, VIDEO e sulmit me thikë brenda berberhanes 18 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “SPAK bëj gati prangat”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jep dorëheqjen! 8 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “SPAK bëj gati prangat!”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jepe dorëheqjen! 7 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Përplasja për pagat e drejtësisë/ Parlamenti miraton propozimin e PS, rrogat e magjistratëve rriten 2%. Gjyqtarët dhe prokurorët kundër 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama pas miratimit të ligjit për pagat e magjistratëve thirrje krerëve të institucioneve të drejtësisë: Të ulemi në një tryezë pune për një zgjidhje afatgjatë 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by