Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Zjarrfikësit “shpëtojnë” dhëndrin pak minuta para dasmës, ishte bllokuar në ashensor bashkë me pesë shokë
Botë

Zjarrfikësit “shpëtojnë” dhëndrin pak minuta para dasmës, ishte bllokuar në ashensor bashkë me pesë shokë

• 15 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dasmat janë plot emocione, stres dhe të papritura, por ajo që ndodhi në Ksanthi të Greqisë, ua kaloi edhe filmave komikë.

Teksa të gjithë prisnin që dhëndri të mbërrinte në kishë për të pritur nusen siç e do zakoni, ndodhi e kundërta. Nusja mbeti duke pritur, ndërsa dhëndri kishte mbetur i bllokuar në ashensor bashkë me pesë shokët e tij.

Read more:Vihet gurthemeli në objektin më të ri “Objekti 9” në Drenasi Residence

Videoja, e publikuar në shumë media sociale që tregon se si zjarrfikësit e lajmëruar vijnë të çbllokojnë dhëndrin, kumbarin dhe shokët e tij po bën xhiron e rrjetit dhe ka grumbulluar mbi një milion shikime brenda një dite. “Në vend që dhëndri të presë nusen, nusja po pret dhëndrin“, shkruan autori i videos, duke përmbledhur në një fjali gjithë situatën qesharake.

Sipas pamjeve, dhëndri dhe miqtë e tij hynë të gjithë në ashensor për të zbritur së bashku, por ashensori u bë “personazhi kryesor”. Brenda mbetën gjashtë veta, ndërsa jashtë, në kishë, nusja dhe të ftuarit prisnin me ankth se ku kishte humbur dhëndri.

Read more:Shisnin ilaçe dhe suplemente të falsifikuara për të mashtruar pacientët me sëmundje të rënda, shkatërrohet grupi kriminal, mbi 240 milionë euro fitime

Për fat familjarët kuptuan shpejt situatën kur çanë se nuk doli askush nga pallati për të hipur në makinë dhe për të shkuar në kishë dhe lajmëruan shërbimin e Zjarrfikësve. Pasi ata mbërritën, një zjarrfikës hapi derën e ashensorit: nga kabina dolën njëri pas tjetrit gjashtë burra të veshur për dasmë, mes tyre edhe dhëndri.

Shumica shpërthyen në të qeshura, falënderuan zjarrfikësin që “shpëtoi dasmën” dhe më pas ia mbathën me vrap drejt kishës, ku nusja vazhdonte të priste.

Read more:Bie lajmi i marrëveshjes? Irani: Propozimi amerikan, me kërkesa të tepruara

Një gjë është e sigurt: kur çifti të tregojë historinë e njohjes së tyre apo të dasmës, askush nuk do ta harrojë episodin me ashensorin. Sepse jo çdo ditë ndodh që në vend të limuzinës, dhëndrin ta vonojë… një ashensor i mbushur me shokë! Madje, me humor, shumë në rrjetet sociale komentuan se ashensori ndoshta po përpiqej t’i jepte dhëndrit edhe pak minuta kohë për të menduar nëse ishte vërtet gati për martesë! Ose ndoshta edhe një sinjal…

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Ashensor #media #Media sociale #Para #Rrjetet sociale #Zjarrfikësit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla – Blog
  • Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë
  • “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…
  • Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog
  • 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është me ish-zv.kryeministra në hetim për korrupsion dhe shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelë”/ Lubonja: Rama e mendon dorëheqjen, por i duket ‘fundi i botës’ 10 lexime · 14 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të… 6 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale – Ide 5 lexime · 12 orë më parë
  4. 04
    Editoriale Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide 5 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit! 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla – Blog 3 lexime · 14 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 4 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin