Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Ha e pi me paratë tuaja”/ Zagani publikoi video të Ramës nga Zvicra, reagon Kryeministri: Isha i ftuar, kurrë s’kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit
Politikë

“Ha e pi me paratë tuaja”/ Zagani publikoi video të Ramës nga Zvicra, reagon Kryeministri: Isha i ftuar, kurrë s’kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit

• 18 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 10
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar pas një video të shpërndarë në rrjetet sociale nga ish-shefi i policisë së Vlorës, Dritan Zagani, në të cilët kryeministri shfaqej në Zvicër me miq në një ambient lokali duke konsumuar diçka.

Zagani shkruante në dixhiturën e videos se “Sheshet e Tiranës plot, ky ha e pi këtej me lekët tuaja….vazhdoni ju protestoni paqësisht se jeni popull i kulturuar, ashtu si do ky”, e pikërisht këtij komenti i është përgjigjur Rama duke e cilësuar si shpifje dhe pasaktësi.

Numri një i qeverisë thotë se ishte në Basel i ftuar privatisht, dhe se kurrë sipas tij nuk ka udhëtuar me paratë e shtetit në raste kur ka qenë i ftuar në mënyrë private e jo në vizita zyrtare.

Read more:Shqipëria, kur fluturojnë flamingot – Blog

“Qenka shpërndarë një video ku dikush më paska kapur mat duke pirë ujë në Basel të Zvicrës me shpenzimet e shtetit..

Në thuajse tre dekada shërbim publik unë kurrë nuk kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit dhe e njëjta gjë vlen edhe për familjen time.

Në 13 vjet në detyrën e kryeministrit unë dhe familja ime kurrë nuk kemi shkuar me pushime jashtë shtetit.

Read more:25 milionë franga: Kush është biznesmeni me rrogën më të lartë vjetore në Zvicër?

Në Zvicër isha i ftuar privatisht nga ArtBasel, panairi i përvitshëm i galerive më prestigjoze të artit në botë, ku janë prezantuar edhe vepra të miat. Kemi udhëtuar dhe qëndruar një ditë e gjysëm me bashkëshorten, si gjithnjë në këto raste plotësisht me shpenzimet tona.

Por ky është një rast i mirë në kohën e duhur, për të vënë një pikë të qartë mbi “i”:

Read more:Gigi Hadid rikthen trendin e buzëve të mjegulluara: Duken më të plota, por elegante

Rreth njëzetë vite më parë, kur nuk më ishte regjur ende lëkura me baltën e shpifjeve e të akuzave pa hesap, pata vënë kujën publikisht duke thënë që “s’ka bir nëne a bir k…, që të gjejë në xhepin tim një qindarkë që s’është fituar me punë të ndershme”!

Sot, dy dekada më vonë, nuk jam më natyrisht ai 40 vjeçari i pamësuar ende me qenërinë e arenës plot baltë të jetës politike, i cili humbte gjumin nga plagët përvëluese të shpifjeve dhe akuzave kriminale.

Por e them me krenari, se ajo fjali e lëshuar asokohe nga dhimbja e nga ndjenja e turpit përpara njerëzve të mi dhe të gjithë atyre që më kishin besuar drejtimin e Tiranës, qëndron 100% e paprekshme në përmbajtjen e saj edhe sot, përballë të gjithë atyre që më kanë besuar drejtimin e Shqipërisë.

Read more:Mister në Afrikën e Jugut! Trashëgimtarja 26-vjeçare gjendet e vrarë një ditë pas vdekjes së bashkëpunëtorit të saj

Dhe mos e harroni asnjëherë:

Kush shpif apo akuzon pa prova kundër jush, ose e ka bërë vetë atë për të cilën ju akuzon ose do ta bënte po të ishte në vendin tuaj, prandaj edhe gjelozia apo urrejtja ose të dyja bashkë e bëjnë t’i besojë çdo maskarallëku që nxjerr nga goja.

Kur shoh se si bota ku jetojmë është bërë gjithnjë e më shumë falë rrjeteve sociale, lëndina ku ferrat e pafundme të rrenës shumohen me shpejtësinë e klikimit, ndërsa lulet e së vërtetës mbyten rëndom nga ferrat, më shkon gjithnjë mendja tek Librat e Shenjtë, ku shpifësi shfaqet edhe më i keq se vrasësi”, shkruan Rama.

Lexo edhe
Politikë

VIDEO/ Protestë dhe peticion, banorët në Divjakë prej 10 ditësh në shesh, kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë me Lushnjen

Politikë

FOTOLAJM/ “Një popull, një zë dhe një kërkesë”! Mesazhet pikante në protestën e 71-të kundër Ramës: Qëndrimi ynë nuk ndryshon, dorëheqje

Tags: #Basel #bota #Edi Rama #Familja #Lëkura #Librat #Lulet #mat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • VIDEO/ Protestë dhe peticion, banorët në Divjakë prej 10 ditësh në shesh, kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë me Lushnjen
  • FOTOLAJM/ “Një popull, një zë dhe një kërkesë”! Mesazhet pikante në protestën e 71-të kundër Ramës: Qëndrimi ynë nuk ndryshon, dorëheqje
  • VIDEO/ Marshimi në Tiranë! “Rruga Dardania e lirë”, protestuesit kalojnë pranë ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës: “UÇK”
  • VIDEO/ “Bashkohuni me ne”, protestuesit vijojnë marshimin: Poshtë patronazhistët, Edi Rama jepe dorëheqjen
  • VIDEO/ “Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 71 kundër qeverisë, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës
Nga të njëjtat tag-e
  • FOTOLAJM/ “Një popull, një zë dhe një kërkesë”! Mesazhet pikante në protestën e 71-të kundër Ramës: Qëndrimi ynë nuk ndryshon, dorëheqje
  • VIDEO/ “Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 71 kundër qeverisë, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës
  • Marshimi në Tiranë, revolta e 71/ Protestuesit kalojnë pranë Policisë, jehojnë thirrjet: Arrestoni Ramën
  • Fitoi profesionin në emigrim, tani kuzhinier në vendlindje! Astrit Cenalia: Ndërtojeni me punë të ardhmen në atdhe!
  • LIVE- 71 ditë qëndresë, revoltë/ Marshim-protestë në rrugët e Tiranës, kërkojnë largimin e Ramës: Ju erdhi fundi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta popullore! Aktivisti Arben Kola: Kjo betejë s’ka më kthim pas, do të vazhdojmë deri në shtator. Nuk ka pushime as për Diasporën! 28 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kavajë/ I riu tenton të vrasë me kallash 38-vjeçarin pas një sherri, vihet në pranga (VIDEO) 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Anëtarët e grupeve kriminale sherr brenda Burgut të Fierit, plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim (VIDEO) 20 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Edi Rama ka dështuar, thirrja ‘Jepe dorëheqjen’ merr kuptim”/ Balliu: Shqipëria u zgjua dhe fjeti me lajme krimi, siguria publike është shndërruar në pasiguri kronike 11 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Politikë “KAYO trafikon armë, do zbërthejmë aferat”, Berisha: Një Yfet tjetër është bërë gati, Rama do të ndajë qindra milionë euro nga tregtia e ilaçeve 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Në protestë deri në fund”/ Revolta e qytetarit: 13 vitet e fundit morëm dishezën me 200 km/orë. Mbyllëm aktivitetin, qeveri e korruptuar 9 lexime · 12 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Dogji 3 makina, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan! Në pranga edhe një tjetër, u kap me pistoletë, fishekë e kokainë 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

VIDEO/ Protestë dhe peticion, banorët në Divjakë prej 10 ditësh në shesh, kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë me Lushnjen

Prej dhjetë ditësh, banorët e Divjakës vijojnë protestat kundër projektit për shkrirjen e Bashkisë Divjakë dhe bashkimin e…

• 8 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

FOTOLAJM/ “Një popull, një zë dhe një kërkesë”! Mesazhet pikante në protestën e 71-të kundër Ramës: Qëndrimi ynë nuk ndryshon, dorëheqje

Protesta e 71-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka vijuar me pjesëmarrjen e qytetarëve në shesh, ndërsa…

• 8 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

VIDEO/ Marshimi në Tiranë! “Rruga Dardania e lirë”, protestuesit kalojnë pranë ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës: “UÇK”

Protestuesit mbrëmjen e sotme në marshimin ne rrugët e Tiranës, kanë kaluar pranë ambasadës së Serbisë dhe ambasadës…

• 9 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by