Një 29-vjeçar në Krumë të Hasit është plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqezi i Spitalit” ku i riu është plagosur në këmbë nga një 30-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Më datë 08.09.2026, rreth orës 17:10, në vendin e quajtur “Kryqezi i Spitalit”, në qytetin e Krumës, dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, është plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasi J. A., 29 vjeç, banues në Krumë.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit F. D., rreth 30 vjeç.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Lajm në përditësim…




