Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, dhe njëherazi deputet i kësaj force politike, Tedi Blushi, ka bërë një deklaratë të fortë për mediat përpara ambienteve të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku konfirmoi qëndrimin e qartë të kësaj force politike në mbështetje të shtetit të së drejtës dhe autonomisë së drejtësisë.
Blushi deklaroi se Partia e Lirisë mbështet plotësisht zbatimin e menjëhershëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pagat e gjyqtarëve.
Ai i kërkoi drejtpërdrejt Prokurorisë së Posaçme që të mos heshtë përballë kësaj shkeljeje ligjore, por të nisë kryesisht procedimin penal dhe të marrë të pandehur Ministrin e Financave Petrit Malaj për mospërmbushje të detyrës dhe pengim të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.




