Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Ngërçi me pagat e drejtësisë përfundon në SPAK! Gjyqtarët kallëzojnë ministrin Malaj, sekretarin e Financave dhe 14 drejtues të Thesarit
Kronikë

Ngërçi me pagat e drejtësisë përfundon në SPAK! Gjyqtarët kallëzojnë ministrin Malaj, sekretarin e Financave dhe 14 drejtues të Thesarit

• 10 Shtator, 2026 • 6 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Bllokimi i pagave për gjykatat dhe prokuroritë e vendit, magjistratë e administratë, është bërë me urdhër të dalë nga Ministria e Financave për 14 degët e thesarit ku ka institucione drejtësie, dhe për këtë 2 titullarët më të rëndësishëm të ‘Financave’ dhe zbatuesit e urdhrit duhet hetohen nga SPAK. Ky është pretendimi i 18 drejtuesve të gjykatave të vendit dhe 2 krerëve të shoqatave të gjyqtarëve e prokurorëve që kanë dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme me akuzat e “Shpërdorimi i detyrës”, “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës” dhe “Mosekzekutim pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës”.

I pari në listën e të kallëzuarve është ministri i Financave, Petrit Malaj, që sipas gjyqtarëve me veprimet dhe mosveprimet e tij e ka shprehur qartë vullnetin e tij për të mos e lejuar zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagat, madje duke udhëzuar të kundërtën. Kallëzuesit sjellin në vëmendje letrën që Malaj i çoi KLGJ-së dhe KLP-së ku i thoshte se s’mund të kalonte pagat për shkak se ato i vendos Kuvendit. Për ministrin kërkohet hetim për shpërdorim detyre.

Për sa i përket Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Gentian Keri, kërkohet që të regjistrohet procedim penal për akuzën e “pengimit të ekzekutimit të vendimit të gjykatës, pasi sipas gjyqtarëve, si organi epror i degëve të thesarit në rrethe, ka kërkuar përmes një emaili moskalimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, situatë kjo që ka prekur edhe stafin administrativ dhe atë ndihmës.

Read more:Iu sekuestrua vila në Palasë/ PD: SPAK t’i kërkojë sërish Kuvendit heqjen e imunitetit të Ballukut, t’i hapet rrugë arrestimit! Test për integrimin në BE

Për drejtuesit e degëve të thesarit në 14 rrethe në kallëzim thuhet se edhe pse e dinin që listëpagesat ishin të rregullta sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe njësitë shpenzuese (pra gjykatat dhe prokuroritë) i kishin fondet e mjaftueshme për këto listëpagesa, ata kanë refuzuar për të autorizuar pagesën e pranë bankave të nivelit të dytë. Për këtë sipas kallëzimit kanë kryer veprën penale të “Mosekzekutimit pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës”.

Në kallëzim kërkohet kryerja e një sërë veprimesh hetimore, ndër to administrimi i dokumentacionit të lidhur me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të KLGJ-së dhe të KLP-së, i korrespondencës mes Ministrisë së Financave dhe degëve të Thesarit, i gjurmëve elektronike të veprimeve në sistemin e Thesarit, si dhe verifikimi nëse fondet buxhetore për pagat e gushtit 2026 kanë qenë të disponueshme.

Read more:Protestuesja thirrje SPAK-ut: Pse nuk e arrestoni Edi Ramën? Ka shitur Shqipërinë. Ahmetaj foli qartë

Ndër të tjera kallëzimi është firmosur nga drejtues gjykatash si Ardian Dvorani, Erjon Bani, Gerd Hoxha, Iliba Bezati, Dhimitër Lara dhe drejtuesi i shoqatës së gjyqtarëve Enger Pëllumbi e ai i prokurorëve Gëzim Spahiu.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Read more:Opozita bojkoton sërish Kuvendin! Mbyllet seanca plenare pas tensioneve, deputetët e PD bllokuan foltoren për disa orë

Lajmi në përditësim….

Kliko këtu per të lexuar dokumentin e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 12:46

Magjistratët kallëzuan në SPAK ministrin Malaj pas bllokimit të pagave, Rama: Mungon emrin im dhe i Gogut, u konsultua me ne

1788869681_edirama.JPG

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi magjistratët kallëzuan në SPAK ministrin e Financave, yerit Malaj për bllokimin e pagave.

Read more:Gjykata e Tiranës shkurton orarin e sporteleve gjatë verës, ja kur do të ofrohen shërbimet për qytetarët

“Kallëzimi penal i gjykatësve për Ministrin e Financave pse nuk lejon që ata të hapin derën e thesarit për rritjen e pagave të tyre, ndërkohë që ministri pret me ligj e me zakon Kuvendin e Shqipërisë që të shprehet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ka vetëm një mangësi: Mungon emri im dhe ai i ministrit të drejtësisë, sepse Ministri i Financave është konsultuar paraprakisht me ne për qëndrimin e tij, për të cilin edhe skuadrat tona juridike kanë shprehur unanimisht qëndrimin se pushteti gjyqësor nuk mund të hapë derën e thesarit të shtetit. Vetëm parlamenti mund ta bëjë këtë. Kaq kisha dhe nuk dua të zgjatem me çfarë mendoj për tërë këtë historinë bajate të vetërritjes së rrogave, nga kategoria më e mirëpaguar e Republikës së Shqipërisë. Por për sa më takon asgjë nuk ndryshon, pagat do të rriten me vendim të Kuvendit të Shqipërisë dhe në respekt të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Rama.

Ora 12:35

Tedi Blushi për pagat e magjistratëve: SPAK të marrë të pandehur ministrin e Financave, refuzon të zbatojë vendimin e Kushtetueses!

1788954381_tediblushi.JPG

Ngërçi për pagat e magjistratëve, që tashmë ka përfunduar në SPAK me kallëzimin e bërë nga 18 gjykata dhe shoqatat e gjyqtarëve e prokurorëve ndaj ministrit të Financave Petrit Malaj dhe zyrtarëve të Thesarit, ka sjellë edhe reagimin e Tedi Blushit nga Partia e Lirisë.

Read more:Protestuesit të ndarë! Një grup bllokoi rrugët e Tiranës, rrethoi dhe sulmoi një makinë! 1 në pranga dhe 14 nën hetim! Rama: Kjo është dhunë (VIDEO)

Nga ambientet e GJKKO-së, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie deklaroi se PL mbështet zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve dhe i bëri thirrje SPAK-ut të marrë të pandehur ministrin e Financave Petrit Malaj, i cili firmois 4.3 milion euro për koncertin e Kanye West por nga ana tjetër refuzon të zbatojë vendimin e GJK-së.

“Në emër të Partisë së Lirisë, ne e mbështesim plotësisht zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese sa i përket pagave të magjistratëve. Por drejtësia duhet të funksionojë me ligj dhe nuk duhet të vonojë për të marrë të pandehur ministrin e Financave, zotin Petrit Malaj, i cili firmosi dhënien e rreth 4.3 milionë eurove për Kanye West, duke prekur madje Fondin e Emergjencave, ndërkohë refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Blushi.

Lexo edhe
Kronikë

Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)

Kronikë

Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria

Tags: #Edi Rama #euro #Gentian Keri #Gerd Hoxha #GJKKO #Gjykata #pagat e drejtesise #Petrit Malaj #spak #thesari i shtetit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)

Ka përfunduar pa incidente protesta para kryeministrisë në ditën e 15-të saj. Gjergji Ogreni këshilltar i PS i…

• 8 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar këtë të hënë në ‘Repolitix’, ndërsa komentoi rreth paketës anti dhunë të publikuar…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)

Protestuesi 28-vjeçar nga Elbasani, Erjon Vishkulli, do të kryejë një nesër një ndërhyrje të dytë në sy në…

• 2 ditë më parë • 13 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin