Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Iu sekuestrua vila në Palasë/ PD: SPAK t’i kërkojë sërish Kuvendit heqjen e imunitetit të Ballukut, t’i hapet rrugë arrestimit! Test për integrimin në BE
Kronikë

Iu sekuestrua vila në Palasë/ PD: SPAK t’i kërkojë sërish Kuvendit heqjen e imunitetit të Ballukut, t’i hapet rrugë arrestimit! Test për integrimin në BE

• 10 Shtator, 2026 • 6 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sekuestrimi i vilës në Palasë dhe rëndimi i pozitës penale ndaj Belinda Ballukut solli reagime nga opozita, e cila kërkon që SPAK t’i drejtohet Kuvendit me një kërkesë të re për heqjen e imunitetit për t’i hapur rrugë arrestimit të saj.

“Edhe sa vila të padeklaruara duhet t’i zbulohen Belinda Ballukut, në mënyrë që SPAK të sjellë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit për t’i hapur rrugë arrestimit të saj? Peshorja e drejtësisë nuk duhet të anojë më nga interesi politik i Edi Ramës!”, shkroi kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi.

Të njëjtën kërkesë ka edhe deputetja demokrate Jorida Tabaku. Ajo akuzon mazhorancën se po i ofron Ballukut mbrojtje politike në Parlament dhe kërkon që Kuvendi t’i hapë rrugë drejtësisë, duke ekonisderuar cështjen e saj si një test për rrugën drejt BE-së.

“Belinda Balluku, e pandehur për shkeljen e barazisë në tetë tendera, përballet edhe me akuza të reja për korrupsion dhe pastrim parash. Hetimet vazhdojnë. Faktet që paraqet SPAK shtohen. Mbrojtja politike me kartona vazhdon!

Kjo mburojë duhet të marrë fund. SPAK t’i drejtohet Kuvendit për autorizimin e masave të nevojshme. Parlamenti t’i hapë rrugë drejtësisë! Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë. Edhe për Ballukun. Edhe për pushtetin e Ramës. Ky është test për Shqipërinë dhe për integrimin europian”, shkroi Tabaku.

Read more:Mbyllet tubimi i 102, thirrjet e protestuesve: Nesër më shumë

Ndërsa deputeti demokrat Saimir Korreshi e zhvendos vëmendjen te pasuritë e zyrtarëve. Duke iu referuar vilës së sekuestruar në jug, ai kërkon nga SPAK që të ngrejë një Task-Forcë për të hetuar pasuritë e ministrave.

“I gjendet vila 410 mijë euro në jug, ja si përbëtohej Balluku se nuk ka 300 aparatamente as jahte. A i betonizuan ministrat paratë e korrupsiomit dhe pse SPAK nuk ngre Task Forcë për apartamentet e ministrave?”, shkruan ai.

Gjykata ka vendosur sekuestrimin e një tjetër vile, në Palasë, “në pronësi faktike” të Belinda Ballukut, por të fshehur edhe këtë herë nën emrin e ish futbollistit të njohur të kombëtares, Igli Tare. Vila, sipas Prokurorisë së Posaçme, është marrë në këmbim të të favorizimit të shoqërisë “Alko Impex General Construction”, e shpallur fituese bashkë me një kompani tjetër, në tenderin prej afro 30 milion eurosh (me TVSH) për lotin 7 të Unazës së madhe të Tiranës.

Përveç dyshimeve për shkelje të barazisë në tenderë në 8 raste (Tuneli i Llogarasë, 6 lote të Unazës së Madhe dhe ndërtimi i rrugës Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana), për korrupsion e pastrim parash, Ballukut i është shtuar dhe një tjetër vepër penale, ajo e “mosdeklarimit apo fshehjes së pasurisë”.

Read more:Mirditë/ Ekzekutohet Viktor Bardhi, pistë hetimi hasmëria me fisin Reçi! Gjendet mjeti i djegur i autorëve! Brenda 3 viteve, i vranë vëllanë dhe nipin

Më herët SPAK i kishte sekuestruar Ballukut edhe një tjetër vilë, po në bregdetin e jugut, në kompleksin “Ëhite Rock” në Dhërmi, edhe kjo e regjistruar në emër të Tares.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 23:01

Sekuestrimi i vilës së Ballukut në Palasë, Bardhi thirrje SPAK: Pozita e ish-zv.kryeministres është rënduar, sillni në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të saj!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka shkruar se pozita penale e izh-zv.kryeministres Belinda Balluku është rënduar, pasi ndaj saj janë shtuar akuza të reja.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi i ka bërë thirrje SPAK që të çojë në Kuvend për të dytën herë kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut, që nëse do të votohej, do i hapte rrugë arrestimit të ish-zv.kryeministres.

Reagimi i Bardhit erdhi pasi sot GJKKO me kërkesë të SPAK vendosi të konfiskojë një tjetër vilë të Ballukut, këtë herë në Palasë, e cila figoronte po në emër të ish-futbollistit Igli Tare.

Read more:‘Zvërneci’, Berisha ‘kap’ protestën dhe u mbyll fjalimet qytetarëve! Gazetari i Syri Tv: Poshtë mikrofoni! Fut militantët në turmë, përplasen me qytetarët

Duke cituar kreun e SPAK, Klodian Braho, i cili ka deklaruar se “kur rëndohet pozita penale e një të pandehuri, duhet të rëndohet edhe masa e sigurimit ndaj tij”, Bardhi shkroi se nuk mund të presim që të sekuestrohen të gjitha vilat e Ballukut (për të cilat përflitet se janë 300 të tilla) që ajo të arrestohet.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Edhe sa vila të padeklaruara duhet t’i zbulohen Belinda Ballukut, në mënyrë që SPAK të sjellë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit për t’i hapur rrugë arrestimit të saj?

Sot, pozita penale e Belinda Ballukut është rënduar përsëri. SPAK e ka marrë të pandehur edhe për 3 akuza të reja:

1. Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë.

Read more:“Bllokimi i rrjeteve sociale të protestës”, reagon Gazment Bardhi: Edi Rama si Vuçiçi, algoritmi i censurës kundër opozitës

2. Fshehje ose mosdeklarim të pasurisë.

3. Pastrim të produkteve të veprës penale, në rrethana cilësuese.

Të treja këto i shtohen akuzës së mëparshme:

4. Për shkelje të barazisë në tendera, që përfshin 8 procedura tenderimi.

Siç kisha paralajmëruar shumë muaj më parë, SPAK, më në fund, e gjeti edhe vilën e dytë dhe gjykata ka urdhëruar sekuestrimin e vilës në Palasë, të cilën Belinda Balluku ia ka marrë Arbër Abazit të Aeroportit të Vlorës dhe, njësoj si vilën nr.1, e ka vënë sërish në emrin e Igli Tares.

Read more:Tabaku: 60% e çmimit të karburantit janë taksa, tregu i kapur po i merr frymën ekonomisë

Media ka raportuar se janë 300 vila të tilla, në çdo resort të ndërtuar në vend. Do të duhet që të zbulohen të 300-a përpara se SPAK-u të zbatojë ligjin dhe të respektojë standardin e deklaruar dhe të zbatuar dhjetorin e kaluar nga vetë Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme? Zoti Braho ka deklaruar në Kuvend se, “kur rëndohet pozita penale e një të pandehuri, duhet të rëndohet edhe masa e sigurimit ndaj tij.”

Bashkë me këtë të sotmen, pozita penale e Belinda Ballukut është rënduar jo 1 herë, por 4 herë, me akuzat më të rënda penale që një zyrtar mund të ketë në lidhje me veprat e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.

Atëherë, pse nuk i drejtohet SPAK Kuvendit për heqjen e imunitetit?

Peshorja e drejtësisë nuk duhet të anojë më nga interesi politik i Edi Ramës! Çdo ditë vonesë është përpjekje për të lehtësuar pozitën e Belinda Ballukut dhe për të mbrojtur korrupsionin e saj dhe të Edi Ramës.

Lexo edhe
Kronikë

Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)

Kronikë

Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private

Tags: #Arrestimit #belinda balluku #euro #gazment bardhi #GJKKO #Gjykata #Jorida Tabaku #PD #Saimir Korreshi #SPAK heton Ballukun

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
Nga të njëjtat tag-e
  • Populli dhe banda me uniformë – Blog
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide
  • Shpyllëzim për qendrat e Google/ Finlanda ndalon punimet, kompania investon 13 miliardë euro
  • Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës! 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë! 3 lexime · 10 orë më parë
  5. 05
    Sociale Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO) 2 lexime · 10 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)

Protestuesi 28-vjeçar nga Elbasani, Erjon Vishkulli, do të kryejë një nesër një ndërhyrje të dytë në sy në…

• 10 orë më parë • 13 min lexim
Kronikë

Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private

Partia Demokratike priti deri ditën e 12 të protestave të dhunshme në Tiranë për të dalë hapur si…

• 1 ditë më parë • 25 min lexim
Kronikë

Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)

Protesta kundër qeverisë vijoi edhe në ditën e 11-të, ndonëse me tkurrje të ndjeshme të numrit të qytetarëve…

• 2 ditë më parë • 8 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin