Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Mashtrimi 7 mln € me Call Center në Tiranë, SPAK ekzekuton 8 masa sigurie, 3 në kërkim! Paratë ktheheshin në kriptovaluta
Kronikë

Mashtrimi 7 mln € me Call Center në Tiranë, SPAK ekzekuton 8 masa sigurie, 3 në kërkim! Paratë ktheheshin në kriptovaluta

• 10 Shtator, 2026 • 7 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– SPAK ka goditur sërish grupin e mashtrimit përmes Call Center-it “Bluenergycall” në Tiranë, i cili është nën hetim që prej vitit 2021. Këtë herë, hetuesit kanë identifikuar persona të tjerë të dyshuar si pjesë e të njëjtit grup të strukturuar kriminal, duke çuar në lëshimin e 11 masave të sigurisë.

SPAK ka ekzekutuar 8 prej tyre, 3 “arrest me burg”, 3 “arrest në shtëpi” dhe 2 “detyrim paraqitjeje”, ndërsa 3 persona nuk janë gjetur gjatë kontrolleve. Hetimi është pjesë e procedimit të ndarë nga dosja fillestare për Call Center-in “Bluenergycall”, që tashmë rezulton në pronësi të Redian Kukës, me zyra në një qendër tregtare në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Të dyshuarit akuzohen për “mashtrim kompjuterik”, të kryer në bashkëpunim, “grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerje të veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Qindra shtetas gjermanë dhe të vendeve të tjera europiane dyshohet se kanë rënë pre e skemës së mashtrimit përmes investimeve në bursa fiktive apo investime në metalet me vlerë dhe diamantet.

Si funksiononte skema e mashtrimit?

Skema niste me telefonatat e agjentëve të “Bluenergycall”, të cilët kontaktonin shtetas gjermanë dhe qytetarë të tjerë europianë dhe i bindnin të investonin para në bursa ndërkombëtare. Në të vërtetë, sipas SPAK, paratë depozitoheshin në platforma mashtruese dhe përfundonin në llogari bankare në vende të ndryshme, si Bullgaria, Lituania, Polonia dhe Qipro, por edhe në shtete të tjera europiane e më gjerë.

Më pas, paratë zhdukeshin përmes transfertave të njëpasnjëshme nga një llogari në tjetrën ose konvertoheshin në kriptovaluta. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se mashtrimet kryheshin përmes dy adresave IP të përdorura nga “Bluenergycall” në Shqipëri.

Gjatë kontrollit të kryer më 16 mars 2022 në ambientet e Call Center-it, hetuesit sekuestruan pajisje dhe nxorën të dhëna elektronike, të cilat iu nënshtruan analizës nga autoritetet gjermane, konkretisht nga Zyra e Prokurorisë së Bambergut për krimet kibernetike. Pikërisht analizimi i këtyre të dhënave, së bashku me provat e tjera të mbledhura gjatë hetimit, ka ndihmuar në identifikimin e personave të tjerë të dyshuar si pjesë e grupit.

Mashtrimi me vlerë 7 mln euro dhe dënimi i organizatorit

Hetimi për “Bluenergycall” nisi në vitin 2021, ndërsa më 16 mars 2022, me kërkesë të autoriteteve gjermane, SPAK kreu kontrolle në ambientet e Call Center-it në rrugën e Kavajës dhe në subjektet e lidhura me të.

Nga dosja e parë u dërguan në gjyq Erjon Kasmi, i konsideruar organizator i skemës, bashkëpunëtori i tij Xhulian Xhafa dhe 11 operatorë të Call Center-it. GJKKO e shpalli Kasmin fajtor për “mashtrim kompjuterik” dhe “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, duke me 7 vite e 4 muaj burg me gjykim të shkurtuar. Xhafa u dënua me 6 vite e 8 muaj burg për të njëjtat akuza, ndërsa 11 operatorët u shpallën të pafajshëm për akuzën e “grupit të strukturuar kriminal”.

Sipas SPAK, përmes kësaj skeme qytetarëve europianë, kryesisht gjermanë, por edhe francezë, italianë, spanjollë dhe grekë, u janë shkaktuar dëme financiare në vlerën e rreth 7 milionë eurove.

Njoftimi i plotë i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vazhdim të punës hetimore lidhur me procedimin penal nr.300/1 të vitit 2021, në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore me Prokurorinë e Bambergut Gjermani, ekzekutoi 8 nga 11 masat e sigurisë ndaj shtetasve shqiptarë, të dyshuar si pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, që merrej me veprimtarinë e paligjshme të mashtrimit kompjuterik përmes shitjeve online.

Masat e sigurisë janë ekzekutuar, të mërkurën më 9.9.2026 nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, si rezultat i veprimeve hetimore të nisura pas kontrolleve dhe sekuestrimeve të pajisjeve elektronike, më 16.3.2022, në subjektin, qendra e thirrjeve “Bluenergycall shpk”, (Njësia Bashkiake nr.7, rruga e Kavajes, Condor Center, Tiranë).

Masat e sigurimit të ekzekutuara janë si vijon:

1. R.Gj, G.Sh dhe E.P – “Arrest me burg”, si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale;“Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunim, në dëm të disa personave, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i struktuar kriminal”,“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

2. E.Gj. K. B. dhe I.G –“Arrest në shtëpi”,parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, të dyshuar për vepren penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i struktuar kriminal”,“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

3. A.Gj dhe Dh.L – “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si të dyshuar për veprat penale të “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 143/b paragrafi 2 të Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e regjistroi procedimin penal nr.300, më datë 9.12.2021 për veprat penale: “Mashtrim kopjuterik”, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar si vepër penale nga nenet 143/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Mbi bazën e kërkesës për ndihmë juridike të autoriteteve gjermane të drejtësisë, përkatësisht, Zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme Bamberg dhe në zbatim të Vendimeve të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) më 16.3.2022 janë kryer kontrolle në ambjentet e subjektit “Bluenergycall shpk” dhe subjekteve të lidhura me të.

Skema e mashtrimit

Nga provat materiale të sekuestruara dhe nga aktet e fashikullit të procedimit penal nr.300 të vitit 2021, të përpunuara në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore gjermane, ka rezultuar se shtetasit gjermanë dhe shtetasë të tjerë europianë ftoheshin nga agjentët e “Bluenergycall shpk” për të investuar në bursa ndërkombëtare përmes depozitimit të parave në platforma mashtruese. Depozitimet e parave bëheshin në llogari bankare të vendeve të ndryshme si; Bullgari, Lituani, Poloni, Qipro etj, në vende të tjera europiane dhe më gjerë dhe më pas zhdukeshin përmes transfertave të njëpasnjëshme ose konvertimit në kriptovalutë. Gjithashtu është vërtetuar se mashtrimet janë kryer përmes dy adresave IP, të përdorura nga subjekti “Bluenergycall shpk”, në Shqipëri. Gjatë kontrollit të kryer në datë 16.3.2022, janë ekstraktuar të dhënat elektronike të drejtpërdrejta që janë analizuar nga autoritetet gjermane të drejtësisë dhe konkretisht, nga Zyra e Prokurorisë së Përgjithshme Bamberg për krimet kibernetike.

Në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria e Posaçme ka dërguar fillimisht për gjykim pronarin, IT-në e qendrës së thirrjeve, “Bluenergycall shpk”, të akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal, si dhe 11 shtetasë të tjerë, të akuzuar vetëm për kryerjen e veprës penale: “Pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal. (shiko njoftimin datë 16.6.2023)

Hetimet për personat e paidentifikuar, të përfshirë në këtë veprimtarinë vazhduan në kuadër të procedimit të ndarë 300/1 të vitit 2021.

Masat sigurimit të ekzekutuara ditën e djeshme, janë rezultai i një pune voluminoze për analizimin e hollësishëm të të dhënave komputerike, të krahasuara edhe me prova të tjera fizike, si edhe kontrolleve të përmendura më sipër, përmes të cilëve është mundësuar identifikimi i anëtarëve të tjerë të grupit të strukturuar kriminal.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Kliko ketu per te lexuar ekstraktin e Bluenergycall

Lexo edhe
Kronikë

‘Sterilizimi’/ Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO! (VIDEO)

Kronikë

Ngërçi me pagat/ Administrativja urdhëron Financat dhe Thesarin: Ekzekutoni listëpagesat për GJKKO-në! Ende në shqyrtim ankimet e gjykatave të tjera

Tags: #arrest me burg #Bluenergycall #bullgari #Bullgaria #Burg #Call center #erion kasmi #redian kuka #spak #Tirane #xhulian xhafa

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Sterilizimi’/ Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO! (VIDEO)
  • Ngërçi me pagat/ Administrativja urdhëron Financat dhe Thesarin: Ekzekutoni listëpagesat për GJKKO-në! Ende në shqyrtim ankimet e gjykatave të tjera
  • Ish-ortaku e kallëzoi se pastroi dhe fshehu 1.5 mln €, SPAK merr nën hetim deputetin e PD, Luan Baçi (VIDEO)
  • Tetë vite pas rrëmbimit, Gjykata e Vlorës shpall të zhdukur Elvis Troqen
  • Me armë pa leje, pranga pronarit të hotelit në Fushë-Krujë, i sekuestrohen edhe 20 mijë euro! I arrestuar edhe në 2017 për tentativë vrasjeje (EMRI)
Nga të njëjtat tag-e
  • SPAK merr nën hetim deputetin e PD, Luan Baçi – Ish-ortaku e kallëzoi për pastrimin dhe fshehjen e 1.5 milionë eurove
  • Ish-ortaku e kallëzoi se pastroi dhe fshehu 1.5 mln €, SPAK merr nën hetim deputetin e PD, Luan Baçi (VIDEO)
  • Deputeti Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati
  • “Shteti ka rënë! Kombi na thërret”/ Sot protesta e 104, qytetarët mbushin sërish sheshin: Rama jep dorëheqjen!
  • “Shteti ka rënë! Kombi na thërret”/ Sot protesta e 104, qytetarët mbushin sërish sheshim: Rama jep dorëheqjen!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Plagosi dy persona në Laprakë, shpallet në kërkim autori 14 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit 11 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë LIVE- Nuk ndalet rezistenca! Kumbojnë thirrjet në Bulevard: Bashkohuni studentë, kombi na thërret! 7 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Protestuesit të ndarë! Një grup bllokoi rrugët e Tiranës, rrethoi dhe sulmoi një makinë! Rama replikon sërish me ‘Demokratët Evropianë’: Kjo është dhunë (VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Skandali i trafikut ndërkombëtar të armëve/ Muçollari: Ky është biznesi i Ramës dhe Yeffet, do apelojmë tek partnerët që të angazhohen në zbardhjen e aferës 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Pushteti është trembur, kryeministri në tension”, Poli Hoxha: Protesta është mrekulli, Rama në konflikt me drejtësinë 6 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Të bllokojmë gjithë institucionet!”/ Mërgata shqiptare në shesh më 12 shtator, aktivisti Daci: Nisemi nesër për Tiranë, të bashkohemi gjithë shqiptarët! 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

‘Sterilizimi’/ Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO! (VIDEO)

Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur këtë të premte në Gjykatën e Posaçme për seancën gjyqësore…

• 7 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Ngërçi me pagat/ Administrativja urdhëron Financat dhe Thesarin: Ekzekutoni listëpagesat për GJKKO-në! Ende në shqyrtim ankimet e gjykatave të tjera

Gjykatat dhe prokuroritë e vendit kanë gjetur një tjetër mënyrë se si të zhbllokojnë pagat e tyre në…

• 7 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Ish-ortaku e kallëzoi se pastroi dhe fshehu 1.5 mln €, SPAK merr nën hetim deputetin e PD, Luan Baçi (VIDEO)

Një kallëzim i muajit shkurt 2024 nga ish ortaku i tij i biznesit Aredin Behari, e ka sjellë…

• 38 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by