Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi
Politikë

“Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi

• 11 Shtator, 2026 • 10 min lexim • 👁 14
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku akuzohet nga SPAK për përfitimin e një vile të dytë luksoze në resortin “Green Coast” në Palasë në këmbim të një tenderi në Unazën e Madhe të Tiranës. Përmes faturimeve fiktive dhe emrave të tretë, “Alko Impex” akuzohet se pagoi qindra mijëra euro për pishinë “infinity”, vaska hidromasazhi dhe pajisje të tjera luksi.

Më 14 shtator të vitit 2020, në orën 18:49, në adresën elektronike të ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku mbërriti një email nga arkitekti Alban Efthimi.

Në këtë komunikim, arkitekti i propozonte Ballukut zgjidhje estetike për një vilë në kompleksin “Green Coast” në Palasë, duke theksuar se projekti ishte rishikuar me idenë që përdoruesit e vilës të ndjeheshin “të llastuar”.

Projekt-ideja përfshinte një pishinë “infinity”, gjelbërim kacavjerrës, një tavolinë ngrënie në të njëjtin nivel me ujin dhe një pistë vrapimi pranë pishinës për seanca të gjata me pamje nga deti. Për të theksuar luksin e pakompromis, arkitekti sugjeronte vendosjen e dy vaskave hidromasazhi të frymëzuara nga hoteli i famshëm “Roccabella” në Santorini si dhe veshjen e tarracës dhe pishinës me dru “teak” për një ndjesi të ngrohtë të ngjashme me atë të një jahti.

“Kemi idenë që edhe nëse një ditë vendos ta japësh me qira, përdoruesit të mund të ndihen ‘të llastuar’ njësoj si në hotel,” i shkruante ai Ballukut. “Shihe si alternativë kur të përfundojmë edhe renderat dhe nëse s’të ngjit, kthehemi te mermerët blu,” shtonte ai.

Read more:Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Bashkia Fier

Sipas hetimeve të SPAK, këto detaje ekskluzive luksi nuk ishin tekat e një blerësi çfarëdo, por kërkesat e drejtpërdrejta të ministres së atëhershme të Infrastrukturës, Belinda Balluku për një vilë në rivierën shqiptare që dyshohet se është përfituar përmes korrupsionit.

Sipas një vendimi të Gjykatës së Posaçme për masën e sekuestros, shpenzimet për këto kërkesa të arkitekturës variojnë nga rreth 290 deri në 410 mijë euro dhe u paguan nga kompania “Alko Impex General Construction”, e cila po shpërblehej në të njëjtën kohë me një tender prej 2.2 miliardë lekësh [rreth 23.9 milionë euro] për Unazën e Madhe të Tiranës.

Prokuroria e Posaçme pretendon se vila në Palasë është produkt i korrupsionit dhe i pastrimit të parave.

Afera me vilën në Palasë, e dyta e sekuestruar pas një tjetre po në zonën e Dhërmiut, ka rënduar situatën penale ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila akuzohet për “Shkelje të barazisë në tendera” të kryer në bashkëpunim, “Fshehje të pasurisë”, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Pastrim parash”, më shumë se një herë. Bashkë me të në këtë aferë akuzohet biznesmeni Arbër Abazi dhe kompania e tij “Alko Impex General Construction” si dhe ish-futbollisti Igli Tare, pronari në letra i vilës, i cili akuzohet për pastrim parash.

Në total, numri i të akuzuarve individë dhe kompani në dosjen “Balluku” është 24, përfshirë një duzinë me vartës të saj dhe biznesmenë që akuzohen se paguan ryshfet pas përfitimeve të paligjshme të tenderave për infrastrukturën. Në çështjen “Balluku”, SPAK ka bërë bashkë pesë procedime të ndryshme penale.

Read more:E respektoj Izraelin, por Labërinë e dua më shumë – Blog

Ish-zëvendëskryeministrja i ka mohuar akuzat, ndërkohë që kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca socialiste i ofruan asaj mbrojtje në pranverë të këtij viti ndaj një kërkese për masë të SPAK.

Si u fsheh vila në Palasë

Balluku u mor e pandehur një vit më parë, fillimisht për abuzimet me tenderin për tunelin e Llogarasë, ndërsa më pas asaj iu shtuan akuzat për një sërë tenderash në infrastrukturë, përfshirë ato për Unazën e Madhe të Tiranës. Prokuroria dyshon se për manipulimin e Lotit 7 të Unazës, Balluku përfitoi punimet luksoze në vilën e Palasës, e cila ishte blerë nga ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare.

Mekanizmi i detajuar për të mbajtur të fshehur këtë përfitim të dyshuar të korrupsionit u ndërtua përmes përdorimit të emrave të tretë dhe faturimeve fiktive. Zyrtarisht, “Vila familjare 2F nr.188/1” u porosit fillimisht nga Igli Tare me një kontratë sipërmarrjeje të datës 26 nëntor 2020, me çmim prej 250,000 eurosh, dhe u finalizua formalisht në emër të tij me një kontratë shitjeje më 12 shtator 2025.

Sidoqoftë, SPAK thotë se ka provuar se pagesat e Tares mbuluan vetëm vlerën e punimeve deri në fazën e karabinasë. Prokuroria lë të kuptohet se pagesa prej 250 mijë eurosh është një përfitim tjetër i fshehur i Ballukut, pasi kompania e Tares kishte marrë nga Këshillit Kombëtar të Territorit, ku Balluku bënte pjesë, një leje ndërtimi për një kullë pranë Zogut të Zi.

Read more:Dy e-maile kryqëzojnë Belinda Ballukun, provat faktike të supervilës në Palasë: Do ta bëjmë me hidromasazhe si hoteli luksoz në Santorini

“Vendimi i mësipërm i Këshillit Kombëtar të Territorit, ndër të tjera, është nënshkruar edhe nga shtetasja Belinda Balluku, në cilësinë e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë (Ministër i linjës)”, thuhet ndër të tjera në vendimin e gjykatës. Po aty shtohet se “Balluku ka në pronësi indirekte pasurinë e regjistruar në emër të personit nën hetim, Igli Tare, objektin ‘Vila familjare 2F nr.188/1, Nukli 27’, në kompleksin ‘Green Coast’, Palasë”.

Sipas Prokurorisë, po ashtu është provuar se ishte Balluku ajo që ka kërkuar dhe marrë si përfitim vlerën e investimit për punimet e tjera të ndërtimit të vilës dhe pishinës së saj. Këto të fundit u morën përsipër nga Arbër Abazi, administrator i “Alko Impex”, për llogari të saj, ndërkohë që menaxhimi i punimeve në terren u krye nga partnerja e Abazit, Lorela Reçi, njëherazi lidhje familjare e Ballukut.

Reçi mori në dorëzim vilën dhe autorizoi hyrjen e kontraktorëve të rinj, por emrat e ndryshëm në kontrata e letërkëmbime, që sipas prokurorisë po përdoreshin për të fshehur pronësinë, futën në konfuzion punonjësit dhe drejtuesit e kompanisë Balfin dhe Mane TCI.

Fillimisht në 2022, një prej anëtarëve të stafit u shkroi kolegëve se dhënia e vilës 188 në dorëzim Reçit i dukej gabim. “Hi… Lorela Reçi ka 187/2, jo 188/1… Mos është lapsus?”, citohet nga prokuroria. Një vit më vonë, në një email të ri drejtuar stafit, një zyrtar i kompanisë shkruante i habitur se “njëra nga 188-at (vilat) i është dorëzuar një tjetër klienti të ndryshëm nga porositësi… Mbi ç’bazë dhe konfirmim?”.

Misteri duket se zgjidhet sipas prokurorisë në emailet dhe bisedat që pasuan dhe që kishin të bënin me punimet e brendshme të vilës. Dhjetëra emaile mes arkitektësh e inxhinierësh tregojnë se kësaj të fundit iu kushtua vëmendje e veçantë, madje në një rast lihet të kuptohet se muret u rrëzuan për së dyti për t’iu përshtatur kërkesave të klientit.

Read more:“Poshtë patronazhistët!”/ Protestuesit të vendosur në kauzën e tyre! Ndalen pranë “Air Albania”: Ju erdhi fundi

Balluku nuk përmendet në shumicën e emaileve që tregon kujdesin e personave të përfshirë, por pakujdesitë digjitale dhe kontabiliteti i furnitorëve të jashtëm zbuluan “sekretin”. Një tabelë e sekuestruar nga sistemi informatik i kompanisë që ndërtoi pishinën për vilën, e kishte regjistruar porosinë pa doreza me gërma kapitale: “PISHINA ARBER ABAZI (DHËRMI) + BELINDA” me një kosto prej 25,000 eurosh.

Zbulimi i dytë erdhi në komunikimet e vazhdueshme mes arkitektit Alban Efthimi, stafit të “Mane TCI” dhe Belinda Ballukut, përfshirë dy emaile që Efthimi i drejtoi direkt Ballukut dhe që duken thelbësore në dokumentimin e pasurisë së fshehur. Në dosje nuk thuhet nëse Balluku është përgjigjur. Por pavarësisht se ishte e qartë se nga vinin porositë, punimet e brendshme nuk iu faturuan as Ballukut dhe as Tares, por kompanisë “Alko Impex Construction”. Kjo e fundit në letra nuk kishte asnjë lidhje me vilën, por sipas preventivave të zbuluara në kompjuterët e studios “Atelier 4”, rezulton të ketë paguar mes 288,616 euro deri në 410,526 euro për punimet e luksit.

Manipulimi i tenderit

Hetimet e SPAK ndaj Belinda Ballukut tregojnë se pagesat për ndërtimin e vilës nga “Alko Impex Construction” nuk ishin falas.

Sipas vendimit të gjykatës, ato u përfituan si shpërblim për një nga procedurat e prokurimit të drejtuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, tenderin “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”, me fond limit 2.2 miliardë lekë. Sipas prokurorisë, ky tender dhe të tjerë u manipuluan nën udhëzimet e Ballukut për ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi, dhe vartësit e tij.

Read more:‘Rreze Dielli’ nis sezonin e ri më 7 shtator, plot surpriza, ide të reja dhe imazh të ri në kuzhinë

Në vendim vihet në dukje se procedura nisi në shkelje të plotë më 9 gusht 2021 nga zv.drejtori Gentian Gjyli pa marrë ende miratimin e Ministrisë, i cili erdhi një ditë më vonë. Afatet për kompanitë u kufizuan në kundërshtim me ligjin, ndërsa procesi kontrollohej nga celulari i Evis Berberit përmes aplikacionit “Signal”, ku ky merrte urdhrat nga Balluku dhe vinte në lëvizje vartësit.

SPAK citon disa biseda të kapura në celularin e Berberit në të cilat ky kërkon udhëzime nga Balluku për tenderat. Kështu, në 1 tetor në orën 10:50, Evis Berberi i shkruan ministres të pyesë nëse kishte ndryshime planesh. “Ok, po pres, po më duhen 3 orë kohë nëse ka ndryshime”, thotë ai. Dy minuta më vonë Balluku përgjigjet lakonike: “Asnjë ndryshim”.

Një javë më vonë, në datën 7 tetor 2021, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave shpalli fitues bashkëpunimin mes kompanive “Alko-Impex General Construction” dhe “2T” sh.p.k, me ofertë ekonomike 2.2 miliardë lekë. Pavarësisht vlerës së tenderit dhe rëndësisë së objektit, fituesi ishte në fakt garues i vetëm, pasi të gjitha kompanitë e tjera u përjashtuan më parë nga gara.

Prokuroria thotë se pavarësisht se u shpall fitues, bashkimi i operatorëve kishte një sërë problemesh dhe ndër të tjera dyshohet se kishte gënjyer për mjetet dhe stafin, duke i deklaruar ato si ekskluzive për projektin, ndërkohë që i kishte të angazhuar në punë të tjera. Prokuroria konstaton se ky ishte një falsifikim masiv kapacitetesh, pasi dy kompanitë fituese kishin deklaruar staf dhe mjete që ishin plotësisht të zëna në dhjetë kontrata të tjera paralele me ARRSH-në. Kompania “2T” ishte angazhuar në 4 kontrata të tjera me dhjetëra kamionë e inxhinierë, ndërsa “Alko Impex” kishte deklaruar staf teknik fiktiv që në fakt operonte në 6 kontrata të tjera të mirëmbajtjes së rrugëve./ BIRN

Lexo edhe
Politikë

Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët

Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Tags: #Alko Impex General Construction #arber abazi #ARRSH #Atelier 4 #belinda balluku #Biseda #Deti #Edi Rama

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
Nga të njëjtat tag-e
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 10 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 10 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët

Pedagogia dhe ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, paralajmëron se pasojat e protestave dhe dëmtimi i bizneseve nuk kufizohen…

• 10 orë më parë • 5 min lexim
Politikë

Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi

Bruce Blakeman, kandidat për guvernator të New York-ut dhe bashkëpunëtor i afërt i Donald Trump, ka komentuar qëndrimin…

• 1 ditë më parë • 7 min lexim
Politikë

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin