Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës.
Turma e qytetarëve është ndalur pranë stadiumit “Air Albania”, ku kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe strukturave të saj.
“Poshtë patronazhistët!” dhe “Ju erdhi fundi!” ishin ndër thirrjet e protestuesve, të cilët vijojnë aksionin në ditën e 103-të të protestës.
Marshimi vjen pas tubimit para Kryeministrisë, ku protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe përshkallëzimin e aksionit qytetar.




