Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Rekord investimesh të huaja/ 1.1 miliardë euro në gjashtë muaj, projekti i Zvërnecit shton flukset hyrëse
Ekonomi

Rekord investimesh të huaja/ 1.1 miliardë euro në gjashtë muaj, projekti i Zvërnecit shton flukset hyrëse

• 11 Shtator, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Investimet e huaja direkte kanë marrë një shtysë të fortë gjatë tremujorit të dytë të vitit, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pas shifrave rekord, sipas Bankës së Shqipërisë, qëndrojnë edhe flukse financiare të lidhura me projekte të rëndësishme zhvillimi, veçanërisht në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, vlera e investimeve të huaja direkte arriti në 741 milionë euro duke shënuar një rritje prej 86% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në raportin për Bilancin e Pagesave, Banka e Shqipërisë e lidh këtë rritje të fortë me flukse që burojnë nga projekte të rëndësishme zhvillimi.

Read more:Ina Zhupa: Ministri i Mjedisit Jaupaj mbrojti në Kushtetuese ligjin 21/2024 që BE kërkon të shfuqizohet. Ushtarët e partisë kundër interesit të Shqipërisë

“Kjo rritje u ndikua ndjeshëm nga flukse të lidhura me një projekt të rëndësishëm zhvillimi në sektorin e pasurive të paluajtshme”, deklaroi Banka e Shqipërisë.

Kjo periudhë përkon edhe me transfertat financiare të kryera në kuadër të projektit të Zvërnecit. Në fund të muajit maj 2026 u krye një transfertë prej 128 milionë eurosh, në kuadër të shitjes së tre parcelave tokë ku parashikohet ndërtimi i një resorti luksoz turistik.

Në total gjatë 6 mujorit të parë të vitit, investimet e huaja direkte kanë kaluar vlerën e 1.1 miliardë eurove, nga rreth 759 milionë euro në të njëjtën periudhë të një viti më parë duke shënuar një rritje prej afro 50%.

Read more:Shqipëria digjet! Vetëm 23 bashki kanë buxhet kundër zjarrit

Vitet e fundit një pjesë gjithnjë e më e madhe e interesit të investitorëve të huaj është përqendruar te sektori i pasurive të paluajtshme. Vetëm gjatë vitit të kaluar, pasuritë e paluajtshme sollën më shumë se një të tretën e totalit të investimeve të huaja direkte në vend.

Të dhënat tregojnë se projektet e mëdha dhe interesi në rritje për tregun imobiliar po bëhen gjithnjë e më shumë një faktor kyç në zgjerimin e investimeve të huaja në ekonominë shqiptare.

Lexo edhe
Ekonomi

Të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara rriten me 30%, afro 2 milionë euro në 8-mujor

Ekonomi

Program i ri për strehimin, Qeveria prezanton 6 skema për familjet e reja dhe shtresën e mesme, 4 mijë përfitues

Tags: #Banka #euro #Maj 2026 #ndërtimi #Projekt #Viti #Vlera

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara rriten me 30%, afro 2 milionë euro në 8-mujor
  • Program i ri për strehimin, Qeveria prezanton 6 skema për familjet e reja dhe shtresën e mesme, 4 mijë përfitues
  • Pushuesit zgjedhin shtatorin/ Çmimet më të lira dhe moti më i freskët zgjasin pushimet deri në mesin e muajit
  • Kodi për financimin e grave sipërmarrëse, Shqipëria pjesë e nismës me BERZH, vetëm 31.6% e bizneseve menaxhohen nga gratë në vend
  • Inflacioni ngjitet në 3,2%/ Transporti shtrenjtohet 12%, ushqimet dhe faturat rëndojnë buxhetet familjare
Nga të njëjtat tag-e
  • Akuzat për trafik armësh dhe KAYO, Avenir Peka: Kryeministri ka menduar të zotërojë paratë e tregut të mbrojtjes bashkë me Ron Yeffet! KAYO u ngrit për vjedhjen në tendera dhe…
  • Largimi i Lamallarit nga Punët e Brendshme, Kikia: Ministrat s’mund të ndërrohen çdo 3 javë si roje parkingu! Lëvizjet e shpeshta tregojnë mungesë vizioni
  • “Qeveria po tenton të maskojë ligjin 21/2024 me një projektligj për VNM-në”, Ina Zhupa: Është fasadë, ligji 21/2024 duhet shfuqizuar
  • Skandali me kompanitë si modeli i KAYO-s/ Bozdo: Mban jashtë kontrollit financimet publike. Duhet moratorium urgjent e garë publike ndërkombëtare për çdo ortak privat
  • Ish-ortaku e kallëzoi se pastroi dhe fshehu 1.5 mln €, SPAK merr nën hetim deputetin e PD, Luan Baçi (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit 11 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Pushteti është trembur, kryeministri në tension”, Poli Hoxha: Protesta është mrekulli, Rama në konflikt me drejtësinë 7 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi 7 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Politikë LIVE- Nuk ndalet rezistenca! Kumbojnë thirrjet në Bulevard: Bashkohuni studentë, kombi na thërret! 7 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protestuesit të ndarë! Një grup bllokoi rrugët e Tiranës, rrethoi dhe sulmoi një makinë! Rama replikon sërish me ‘Demokratët Evropianë’: Kjo është dhunë (VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Të bllokojmë gjithë institucionet!”/ Mërgata shqiptare në shesh më 12 shtator, aktivisti Daci: Nisemi nesër për Tiranë, të bashkohemi gjithë shqiptarët! 6 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Asnjë qeveri s’del mbi vendimet e GJK”, Lala zbërthen përplasjen për pagat: Gjyqtarët e akuzojnë Petrit Malajn për shpërdorim detyre dhe… 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara rriten me 30%, afro 2 milionë euro në 8-mujor

Të ardhurat që shteti siguron nga dhënia me qira e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara kanë shënuar…

• 18 orë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Program i ri për strehimin, Qeveria prezanton 6 skema për familjet e reja dhe shtresën e mesme, 4 mijë përfitues

Qeveria prezantoi Programin Kombëtar të Strehimit Rilindja 2.0 me synimin e hapjes të një kapitulli të ri në…

• 20 orë më parë • 4 min lexim
Ekonomi

Pushuesit zgjedhin shtatorin/ Çmimet më të lira dhe moti më i freskët zgjasin pushimet deri në mesin e muajit

Edhe pse vera duket se mbyllet me muajin gusht, kjo nuk i ka penguar pushuesit të vijojnë pushimet…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by