Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mazhar të Sevasterit në Vlorë, ku një kamionçinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme në terrenin kodrinor.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën 67-vjeçari që drejtonte mjetin, banor i zonës.
Paraprakisht dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe dinamikës së ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:40, në fshatin Mazhar, në Sevaster, shtetasi Xh. D., rreth 67 vjeç, banues në fshatin Mazhar, duke drejtuar automjetin tip kamionçinë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.




