Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Të hënën nis sezoni i ri shkollor, Hita: Po bashkëpunojmë me AKU-në për ushqimet që konsumojnë nxënësit! Kamera inteligjente dhe kontrolle kundër drogës
Kronikë

Të hënën nis sezoni i ri shkollor, Hita: Po bashkëpunojmë me AKU-në për ushqimet që konsumojnë nxënësit! Kamera inteligjente dhe kontrolle kundër drogës

• 12 Shtator, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Policia e Shtetit ka prezantuar planin e masave për garantimin e sigurisë gjatë vitit të ri shkollor që nis të hënën, 14 shtator. Gjatë një konference për shtyp, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, deklaroi se në fokus do të jenë kontrollet brenda dhe jashtë perimetrit të sigurisë së shkollave, me qëllim identifikimin dhe ndalimin e personave që tentojnë t’u afrohen institucioneve arsimore për përfshirjen e nxënësve në veprimtari kriminale, veçanërisht në lidhje me narkotikët

“Në krye të të gjitha shërbimeve të angazhuara për sigurinë në shkolla do të jenë shefat e komisariateve, të cilët do të kenë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për organizimin, koordinimin dhe kontrollin e shërbimeve në territor. Kam kërkuar që këto masa të mos mbeten vetëm në planifikim, por të kontrollohen dhe të zbatohen në terren. Përgjegjësia është konkrete dhe do të jetë e qartë për çdo drejtues vendor të Policisë.

Në këtë kuadër, kam udhëzuar specialistët e sektorëve kundër Narkotikëve dhe atyre Operacionalë në të 12 drejtoritë vendore të Policisë, që të organizojnë kontrolle me intensitet të lartë, si brenda, ashtu edhe jashtë perimetrit të sigurisë, me fokus identifikimin dhe ndalimin, me forcën e ligjit, të çdo elementi kriminal që tenton t’u afrohet institucioneve arsimore, të bëjë nxënësit pjesë të veprimtarive kriminale, veçanërisht në fushën e narkotikëve, apo t’u shesë atyre sende të tjera të kundërligjshme dhe me pasoja për jetën dhe shëndetin” tha Hita

Read more:U plagos në operacionin ku humbi jetën Enea Mekolli, Hita viziton policin Edison Adri: Sakrifica juaj nuk harrohet, jemi pranë teje

Vëmendje të veçantë Hita tha se i është kushtuar edhe sigurisë rrugore pranë shkollave, për mbrojtjen e fëmijëve gjatë lëvizjes së tyre në fillim dhe në mbarim të orarit mësimor, si dhe gjatë pushimit të gjatë.

“Strukturat e Policimit në Komunitet, të Dhunës në Familje, të Krimeve Kibernetike dhe të Policisë Rrugore do të jenë të pranishme në shkolla, me orë ndërgjegjësuese për rreziqet e bullizmit, dhunës psikologjike në shkolla dhe në hapësirën digjitale, për sigurinë rrugore, si dhe për reduktimin e përdorimit të drogës, duhanit dhe alkoolit”, tha Hita.

Read more:Hita promovon shefin e Policisë që shpëtoi 24-vjeçaren e marrë peng në Roskovec, Mariglen Koroveshaj merr gradën ‘Kryekomisar’ (FOTO+VIDEO)

Në kuadër të paketës së sigurisë, Hitja tha se Policia e Shtetit do të bashkëpunojë me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit për kontrolle në bizneset që operojnë pranë shkollave.

“Do zhvillojmë kontrolle periodike në këto subjekte, për të verifikuar jo vetëm formalitetin e ushtrimit të aktivitetit të tyre ekonomik, por edhe përbërjen dhe skadencën e produkteve që konsumojnë nxënësit, si dhe kushtet higjieno-sanitare ku mbahen dhe tregtohen këto produkte.

Read more:Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions në SHBA: Diskutuam për pasojat e narkoshtetit, farsën zgjedhore dhe nevojën për qeveri teknike në Shqipëri

Në këtë sipërmarrje, rol të rëndësishëm luajnë edhe oficerët e sigurisë në shkolla, mësuesit dhe psikologët. Ata janë ura jonë e drejtpërdrejtë e lidhjes me përditshmërinë në shkollë dhe një pikë e rëndësishme kontakti për evidentimin në kohë të problematikave”, shtoi ai.

Një risi e këtij viti është përdorimi i teknologjisë në kuadër të projektit “Smart City”. Hitaj tha se në 20 shkolla janë vendosur kamera inteligjente për monitorimin dhe parandalimin e situatave që mund të cenojnë sigurinë.

Read more:Udhëzimi i ri i arsimit, ndryshojnë rregullat për klasat e bashkuara, deri me 30 nxënës në një grup

“Këtë vit, sigurisë në shkolla i shtohet edhe një tjetër dimension i rëndësishëm: teknologjia. Në kuadër të projektit Smart City, në 20 shkolla janë vendosur kamera inteligjente, të cilat rrisin kapacitetet tona për monitorimin dhe parandalimin e situatave që mund të cenojnë sigurinë. Teknologjia na mundëson të jemi më të shpejtë në evidentimin e problematikave, më efikasë në reagim dhe më pranë qytetarëve, aty ku prania dhe ndërhyrja jonë kërkohet.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt një modeli modern të sigurisë publike, ku puna e punonjësit të Policisë në terren mbështetet gjithnjë e më shumë nga teknologjia dhe sistemet inteligjente. Dhe dua ta them qartë: teknologjia nuk zëvendëson punonjësin e Policisë. Ajo e bën më të shpejtë, më efikas dhe më të saktë punën e tij në terren”, tha Hita.

Read more:“Diaspora në shtëpi, pse ndalohen në kufi”, protestuesit thirrje të fuqishme para ambasadës të Malit të Zi

Në fund Hita u bëri thirrje nxënësve të mos heshtin në rastet e dhunës, bullizmit, kërcënimeve, shpërndarjes së narkotikëve apo përfshirjes së bashkëmoshatarëve në veprimtari kriminale, por të njoftojnë prindërit, mësuesit, psikologët, oficerët e sigurisë ose Policinë.

“Policia e Shtetit dhe gjithë hallkat e zinxhirit të sigurisë do të jenë pranë jush dhe do të reagojnë me vendosmëri dhe profesionalizëm, që ju të ndiheni të qetë e të sigurt në rrugën e dijes. Ky është angazhimi ynë, shkolla të sigurta, për të ardhmen e vendit tonë”, përfundoi ai.

Lexo edhe
Kronikë

Aksident tragjik në Mazhar të Vlorës, kamionçina del nga rruga dhe bie nga lartësia, humb jetën shoferi

Kronikë

Përmirësohet situata e zjarreve në vend, aktive vetëm vatra në Milot, 3 në mbikëqyrje

Tags: #aku #Bizneset #Familje #Fokus #jetë #Kamera #policia e shtetit #Shkolla #Skënder Hita #Smart City

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksident tragjik në Mazhar të Vlorës, kamionçina del nga rruga dhe bie nga lartësia, humb jetën shoferi
  • Përmirësohet situata e zjarreve në vend, aktive vetëm vatra në Milot, 3 në mbikëqyrje
  • Tritol në derën e banesës së një 36-vjeçari në Kamëz, vetëm dëme materiale (EMRI)
  • Atentati ndaj Agron Pukës para shkollës në Rrilë, Gjykata e Lezhës pushon çështjen për 3 të dyshuarit (VIDEO)
  • I dehur në timon, shoferi i ambulancës aksidenton të moshuarin në Korçë! Pranga 44-vjeçarit
Nga të njëjtat tag-e
  • Aksident tragjik në Mazhar të Vlorës, kamionçina del nga rruga dhe bie nga lartësia, humb jetën shoferi
  • Moti kthen ‘faqe’, e shtuna sjell shi e breshër! Bien temperaturat (VIDEO)
  • Përvjetori i vrasjes së Azem Hajdarit/ Tritan Shehu: Simbol frymëzues, mesazhi i tij më aktual se kurrë
  • Protesta e 105-të kombëtare, qytetarët dhe diaspora sot në shesh
  • ‘Siguria kibernetike’ do mësohet për herë të parë në shkolla, lëndë më zgjedhje për klasat e para, të gjashta e të dhjeta
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 11 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi 9 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Pushteti është trembur, kryeministri në tension”, Poli Hoxha: Protesta është mrekulli, Rama në konflikt me drejtësinë 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 7 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- Nuk ndalet rezistenca! Kumbojnë thirrjet në Bulevard: Bashkohuni studentë, kombi na thërret! 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Aksident tragjik në Mazhar të Vlorës, kamionçina del nga rruga dhe bie nga lartësia, humb jetën shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mazhar të Sevasterit në Vlorë, ku një kamionçinë ka dalë…

• 8 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Përmirësohet situata e zjarreve në vend, aktive vetëm vatra në Milot, 3 në mbikëqyrje

Situata e zjarreve reflekton përmirësim të dukshëm pasi vetëm një vatër ka mbetur aktive në vend, kurse 3…

• 52 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Tritol në derën e banesës së një 36-vjeçari në Kamëz, vetëm dëme materiale (EMRI)

Një sasi e vogël tritori është vendosur në derën e shtëpisë së 36-vjeçarit Mariglen Lala në Kamëz. Ngjarja…

• 52 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by