Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Pushteti është trembur, kryeministri në tension”, Poli Hoxha: Protesta është mrekulli, Rama në konflikt me drejtësinë
Politikë

“Pushteti është trembur, kryeministri në tension”, Poli Hoxha: Protesta është mrekulli, Rama në konflikt me drejtësinë

• 10 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 10
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Analisti Poli Hoxha në një intervistë në News24 komentoi protestën, që sot është në ditën e 103.

Hoxha theksoi se pushteti është trembur sepse e di që vetëm vjedh. Ai shtoi se protesta është mrekulli dhe se do të fitojë.

“Tensionin e krijoi policia dje. Edhe grupi që bllokuan rrugët mendoj se disi ndikoi jo mirë. Por pushteti është trembur nga protestat. Kryeministri ka tension nga kjo që po ndodh. Protesta do vazhdojë, parlamenti nuk na përfaqëson. Është protesta që ka përcaktuar agjendën e politikës dhe jo e kundërta, sepse deputetë dalin si minj e nuk ndodh e kundërta. Edhe arrestimet e protestuesve ishin të paligjshme.

Read more:“Rama, na je bërë bela”, profesori Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë, largojmë kryeministrin

Koha punon për protestën dhe jo për kasën sunduese. Protesta është një mrekulli e vërtetë që ka zgjatur 103 ditë. Është vërtetë mrekulli që ka mbijetuar kjo protestë, sepse aty ka shumë grupe, aty ka berishistë, socialistë të zhgënjyer, ka me Lapajn, ka me Qorin. Aty ka studentë, pa parti, me shami, të gjitha grupet janë aty. Ky pushtet di vetëm të vjedhë. Protesta ka kërkesa parimore, të japë dorëheqjen një kryeministër, që ka faj për korrupsionin në këtë vend”, tha Hoxha.

Më tej, Hoxha u shpreh se kryeministri Rama është në konflikt me drejtësinë.

“Edi Rama është në konflikt me drejtësinë. Shitet sikur e ka kundër Gjykatës Kushtetuese dhe për pagat, por në fakt ka përplasje të madhe me drejtësinë. Edhe çështja Balluku është një tjetër problem madhor për kryeministrin, sepse do kërkohet arrestimi i Belinda Ballukut, pas akuzave të rënda që rëndojnë mbi ish-zv kryeministres. Edhe mediat e huaja shkruajnë për këtë super protestë.

Read more:E rëndë në Korçë, vëllai plagos vëllain me sëpatë! Ngjarja pas një konflikti brenda banesës

Rama dhe grupi i ttij janë në një moment të përplasjes finale me drejtësinë. Do të ketë një përplasje finale, që do të arrijë deri tek koka. Për Ramën, problemi më i madh janë shqiptarët. Mos harrojmë që është një protestë që ka bërë një zgjim. Protesta është në çdo familje, kudo në Shqipëri dhe jashtë vendit. Gjithë bota e ka parë Ramën lakuriq për herë të parë. Kjo klasë politike e ka shkatërruar Shqipërinë me korrupsion”,deklaroi Hoxha.

Sipas Hoxhës, shteti ka degraduar dhe nuk funksionon. Për të, Rama është një autokrat, që është në fundin e vet politik.

Read more:Bllokimi i pagave të gjyqtarëve/ Lapaj: Qeveria po ndërhyn në drejtësinë! Duhej të ishin arrestuar drejtorët e Thesarit, deri te Rama!

“Shteti ka degraduar, asgjë nuk funksionon. Çdo veprim bëhet vetëm me para, nuk njohin asgjë tjetër. Korrupsioni i ka dalë jashtë kontrollit dhe Ramës, korrupsioni këtu poshtë, sepse ai merret me korrupsion madhor. Kryeministri po gënjen veten në fazat e fundit, sepse nuk thith më realitetin, sepse jeton në realitet tjetër.

Ministra dh eish-ministra afër tij kanë thënë se mezi presin që të ikin nga Rama, sepse është brë paranojak, aq sa thonë që kërkon llogari, deri dhe më kë rri. Edi Rama nuk reflekton e kur këta nuk reflektojnë, dëmtojnë vendin e shoqërinë”,deklaroi Hoxha.

Duke folur për reformën territoriale dhe atë zgjedhore, Hoxha nënvizoi se nuk po merret mendimi i askujt tjetër, përpos mazhorancës dhe se kjo është e rrezikshme për demokracinë.

Read more:Skandali i trafikut ndërkombëtar të armëve/ Muçollari: Ky është biznesi i Ramës dhe Yeffet, do apelojmë tek partnerët që të angazhohen në zbardhjen e aferës

“Edi Rama e çon gjënë në konflikt. Për reformën territoriale dhe atë zgjedhore, Rama pyet vetëm veten. Por Rama nuk do as Bashkimin Europian. Se nëse hyn në BE, do kesh kontrolle. Këta nuk duan kontrolle, këta duan të grabisin. E kanë propagandë punën e integrimit, asgjë tjetër nuk e kanë. Nuk ka vullnet nga kjo klasë politike për të hyrë në BE”, përfundoi Poli Hoxha.

Theksoi se protesta do e përshpejtojë integrimin e Shqipërisë në BE.

Lexo edhe
Politikë

“Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

Politikë

“Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit

Tags: #bota #Edi Rama #Familje #kesh #konflikt #Kontrolle #korrupsion #Mediat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
  • “Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit
  • Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
Nga të njëjtat tag-e
  • Jo dhunës, po organizimit! – Ide
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
  • As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
  • ERA QË NUK NDALET MË! – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit 5 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor 2 lexime · 11 orë më parë
  6. 06
    Teknologji Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Paketa Fiskale 2027, rritet barra për bizneset/ Eksperti Gjokutaj: Mungon analiza se kush përfiton dhe kush paguan, ulet TVSH-ja për ushqimet, por rritet diku tjetër 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka komentuar protestat kundër qeverisë, duke deklaruar se ato kanë karakteristika…

• 11 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, i ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, foli për protestën…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës

Studenti Ardesian Binjakaj, i ftuar në emisionin “Prime News24”, u shpreh se studentët janë të revoltuar dhe se…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin