Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Do t’u bashkohemi protestave në Tiranë”/ Poliçani “kryqëzon” Ramën, debate të forta për Territorialen, banorët dhe kryebashkiaku braktisën sallën
Politikë

“Do t’u bashkohemi protestave në Tiranë”/ Poliçani “kryqëzon” Ramën, debate të forta për Territorialen, banorët dhe kryebashkiaku braktisën sallën

• 13 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me takimi e kryeministrit Rama me qytetarët në Berat u shoqërua me tensione dhe përplasje të shumta, gjatë diskutimeve për Reformën Territoriale. Në takim morën pjesë edhe një përfaqësi qytetarësh nga Poliçani, ku gjatë fjalës së mbajtur nga ministri Ervin Demo ata u ngritën për të diskutuar, ndërsa mësohet se kryeministri iu ka ndërprerë fjalën me tone të ashpra. Ndërhyrja e kryeministrit shkaktoi irritim te banorët e Poliçanit dhe te kryebashkiaku Adriatik Zotkaj, të cilët debatuan ashpër mes tyre.

“Që kur u vendos Reforma Territoriale po nis shpopullimi në Policcabn, çdo ditë kërkojmë kërkesa për shpërngulje. Nëse kryeministri vijon me arrogancë, ne do të shkojmë në Kuvend e do t’i bashkohemi protestës së madhe në Tiranë”, është shprehur një nga këshilltarët.

Read more:Tubimi i 105/ Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën

Në debat me kryeministrin u përfshi edhe aktorja me origjinë nga Poliçani, Egla Ceno, e cila ndan detaje nga takimi.

Read more:Dimal/ Dhjetëra kuintalë shalqi e pjepër kalben në fusha, fermerët me tezga në rrugë: S’ka treg, s’mbulojmë shpenzimet

“Ishim një grup përfaqësues nga Poliçani në Berat për Reformën Territoriale. Poliçani është qytet që shpesh e ka shprehur mendimin e tij nëpërmjet qytetarëve. Në mbledhje ministri Demo hapi takimin dhe u dha fjalën qytetarëve, folën dy prej tyre. Kur kërkuam xhiron e mikrofonit, ndërhyri kryeministri dhe tha nuk jemi këtu të kuptojmë sa mirë jetohet në Poliçan, dhe nisi një fjalim që nuk e di sa zgjati. Askush nuk u lejua në flasë. Pas rreth 20 minutash, kur ai mbaroi, i thash nëse mund të flisnin e të na dëgjonte më tha të dal jashtë. Iu përgjigja që mund të dilja, por u thirrëm sepse na u tha që kryeministri do të na dëgjonte. Nuk pranova të më drejtohej ashtu, por ai u çua në këmbë dhe tha se mbledhja ndërpritej deri në daljen time nga salla. Në këtë moment komuniteti mu bashkua dhe dolëm të gjithë jashtë”, është shprehur ajo.

Read more:Largimi nga detyra si ministër, reagon Besfort Lamallari: Do t’i kthej nderin kryeministrit me angazhimin në ekipin e tij

Pas përplasjeve me Ramën dhe Demon, përfaqësia e ardhur nga Poliçani, së bashku me kryebashkiakun Zotkaj braktisën sallën, ndërsa kjo nuk është hera e parë që ky i fundit kundërshton zhbërjen e institucionit që drejton që prej vitit 2003.

Lexo edhe
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Politikë

Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Tags: #Banorët #Berat #debate #ervin demo #Komuniteti #kuvend #rama #reforma territoriale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
  • “Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
  • Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 5 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 2 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Është mbyllur protesta e kësaj të diele në Tiranë, pas disa orësh tubim dhe qëndrimi në bulevardin “Dëshmorët…

• 11 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen edhe të…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet

Gazetari Klodian Tomorri ka kritikuar paketën fiskale për vitin 2027 të propozuar nga kryeministri Edi Rama, duke i…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin