Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Tiranë/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë rrugët në ditën e parë të shkollës! Efektivi i ‘Shqiponjave’ godet me grusht një të shoqëruar, pezullohet nga detyra (VIDEO)
Kronikë

Tiranë/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë rrugët në ditën e parë të shkollës! Efektivi i ‘Shqiponjave’ godet me grusht një të shoqëruar, pezullohet nga detyra (VIDEO)

• 14 Shtator, 2026 • 6 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mëngjesin e ditës së parë të shkollës, një grup i vogël protestuesish tentuan tw bllokojnw rrugwt. Ata u mblodhën në 7 të mëngjesit në sheshin “Skënderbej” dhe marshuan drejt Zogut të Zi, në pikun e qarkullimit për ditën e parë të shkollës.

Për të shmangur bllokimin e rrugës që do të paralizonte edhe më tej kryeqytetin në një ditë të tillë të ngarkuar, blutë shoqëruan disa prej tyre dhe e shpërndanë grupin që krijoi vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Gjatë shoqërimeve, një efektiv i forcave Shqiponja, goditi me grusht në bark një protestues që ishte ndaluar nga blutë, çka pasoi me pezullimin e tij nga detyra.

Kryepolici Hita, urdhëroi nisjen e hetimit disiplinor ndaj punonjësit të Policisë, “për përdorim të paligjshëm dhe të paarsyeshëm të forcës dhe për kryerjen e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të Policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi”.

Read more:Mbyllet tubimi i 101-të, protestuesit thirrje: Nesër më shumë

“Paraditen e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje ku shfaqet një punonjës policie, i cili godet me grusht një shtetas të shoqëruar gjatë tubimit të sotëm në Rrugën e Durrësit, Tiranë, pezulloi menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë, inspektor J. H., pjesë e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për nisjen e hetimit disiplinor ndaj punonjësit të Policisë, për përdorim të paligjshëm dhe të paarsyeshëm të forcës dhe për kryerjen e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të Policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi.

Policia e Shtetit nuk toleron asnjë veprim që kryhet në kundërshtim me ligjin dhe me standardet profesionale të punës dhe do të vijojë të reagojë me vendosmëri ndaj çdo shkeljeje nga punonjësit e saj”, njoftoi Policia e Shtetit.

Read more:Tiranë/ Po ndante drogën në doza i fshehur në makinë, ’Shqiponjat’ i vënë prangat 27-vjeçarit

Ndërkohë për bllokimin e lëvizjes në akset kryesore të Tiranës në protestën e mbrëmshme, policia njoftoi se vuri në hetim 20 pjesëmarrës në tubim, mes të cilëve 7 vajza e gra. Sipas policisë ata bllokuan rrugët në bulevardet “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri” dhe “Gjergj Fishta”, në sheshin “Willson” dhe në rrugët “Sami Frashëri” dhe “Abdyl Frashëri”.

Materialet procedurale, policia thotë se i referoi në Prokurorinë e Tiranës, për 3 vepra penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme”, “Pengim i qarkullimit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 11:32

Bllokuan rrugët e Tiranës gjatë marshimit, nën hetim 20 protestues

Tiranë-Njëzet protestues do të hetohen në gjendje të lirë pas protestës së një nate më parë në kryeqyet. Në ditën e 106-të të protestës, qytetarët bllokuan disa rrugë të kryeqyetit gjatë marshimit të tyre.

Read more:Shkodër/ Kërcënuan me kallash e pistoletë dy persona pas sherrit me një të mitur, 2 në kërkim

Bllokimi i bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri”, “Gjergj Fishta”, sheshi “Wilson” dhe në rrugët “Sami Frashëri” dhe “Abdyl Frashëri”, sollën vështirësi në qarkullim për shoferët.

Kjo nuk është hera e parë që ata bllokojnë rrugët kryesore në kryeqytet. Edhe disa ditë më parë një grup protestuesish bllokuan kryqëzimin e ’21 Dhjetorit’.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera me qëllim dokumentimin e veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë këtij tubimi dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 20 pjesëmarrës, konkretisht për shtetasit:

Read more:Policia ndalon makinën në Korçë, pasagjeri hedh qesen me kanabis dhe kapet me thikë! Arrestohet 31-vjeçari, shoferi hetohet në gjendje të lirë

Sh. B., 33 vjeç; V. D., 29 vjeç; B. K., 36 vjeç; A. P., 49 vjeç; I. M., 28 vjeç; A. J., 39 vjeç; A. K., 46 vjeç; G. P., 37 vjeç; A. Ll., 28 vjeçe; I. M., 24 vjeçe; E. K., 27 vjeç; A. N., 26 vjeçe; S. E., 32 vjeç; A. Ll., 20 vjeçe; M. Y., 19 vjeç; A. B., 59 vjeçe; D. G., 50 vjeç; B. M., 34 vjeçe; R. Sh., 22 vjeç dhe A. K., 29 vjeçe.

Këta shtetas, dyshohet se nëpërmjet organizimit dhe pjesëmarrjes në tubim, kanë bllokuar lëvizjen e qytetarëve dhe të mjeteve, si dhe kanë prishur qetësinë publike, në akset kryesore të kryeqytetit, konkretisht bulevardet “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri” dhe “Gjergj Fishta”, në sheshin “Wilson” dhe në rrugët “Sami Frashëri” dhe “Abdyl Frashëri”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Read more:“Rrethoni Kryeministrinë”/ Përsëritet thirrja në protestë, Rama nxjerr policët për të mbrojtur godinën

Lajm në përditësim…

Ora 10:33

Protestë te rruga e Durrësit, policia shoqëron disa persona! Krijuan vështirësi në qarkullim (VIDEO)

Disa persona kanë protestuar mëngjesin e sotëm duke bërë një marshim nga Rruga e Durrësit drejt Zogut të Zi.

Kjo është një nga zonat më të ngarkuar të kryeqytetit, ndërsa sot qarkullimi ka qenë edhe më i lartë për shkak të nisjes së vitit të ri shkollor.

Ka qenë policia e cila ka ndërhyrë për të liruar qarkullimin, ndërsa ka shoqëruar edhe disa persona. Mes të shoqëruarve është edhe Visuar Dalipi.

Lexo edhe
Kronikë

Përfshihet nga flakët kamionçina në bypassin e Fierit, drejtuesi arrin të shpëtojë në kohë! Zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Kronikë

Aksident në Fier/ Makina përplas një burrë dhe një grua! Drejtuesi shoqërohet në polici (EMRAT)

Tags: #bajram curri #Kryesore #Policia #policia e shtetit #protestat kunder qeverise #proteste #protestues #Rrjetet sociale #Shqiponja #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Përfshihet nga flakët kamionçina në bypassin e Fierit, drejtuesi arrin të shpëtojë në kohë! Zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit (VIDEO)
  • Aksident në Fier/ Makina përplas një burrë dhe një grua! Drejtuesi shoqërohet në polici (EMRAT)
  • Aksident tragjik në Dimal, humb jetën 67-vjeçari! Makina përfundon në kanal (VIDEO)
  • Operacioni i Veliajt/ Juristi: Është shkelur ligji duke i vonuar ndërhyrjen! Karaj: Kryebashkiaku kërkon të përfitojë duke zgjatur kohën e rikuperimit, pse kërkon ta zgjedhë vetë mjekun
  • Moti i keq/ Era këput telat elektrikë, disa fshatra pa drita në veri të vendit! Bie çatia e spitalit në Pukë
Nga të njëjtat tag-e
  • Përfshihet nga flakët kamionçina në bypassin e Fierit, drejtuesi arrin të shpëtojë në kohë! Zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit (VIDEO)
  • Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë
  • Patatet mund të kultivohen në Hënë, studimi konfirmon se janë të sigurta për t’u ngrënë dhe hap rrugën për ushqimin e astronautëve
  • Aksidentet rrugore/ Qytetarëve nuk do t’u mbahet më një pjesë e dëmshpërblimit, pagesat brenda 14 ditëve për dëmet deri në 250 mijë lekë
  • Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Aksident në Fier/ Makina përplas një burrë dhe një grua! Drejtuesi shoqërohet në polici (EMRAT) 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota? 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Robotët mund të na lënë pa punë, studiuesi i Anthropic: Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë njerëzit 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale ‘Uji deri në gju’, reshjet e shiut përmbytin rrugët në Vlorë! Rrjeti elektrik i dëmtuar në disa fshatra të Lezhës (VIDEO) 4 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Ekonomi Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik 2 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Përfshihet nga flakët kamionçina në bypassin e Fierit, drejtuesi arrin të shpëtojë në kohë! Zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Një kamionçinë është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në bypassin e Fierit, në aksin Levan–Mbrostar. Në…

• 9 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Aksident në Fier/ Makina përplas një burrë dhe një grua! Drejtuesi shoqërohet në polici (EMRAT)

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 17:30 në fshatin Strum, në Roskovec të Fierit, ku një automjet…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Aksident tragjik në Dimal, humb jetën 67-vjeçari! Makina përfundon në kanal (VIDEO)

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në fshatin Samaticë, në bashkinë Dimal të Beratit.…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin