Një qytetare e moshuar ka reaguar me tone të forta pas incidentit të regjistruar gjatë protestës së paradites kundër qeverisë, ku një efektiv policie goditi me grusht në bark një protestues. Ajo kritikoi ashpër ndërhyrjen e policisë, duke deklaruar se qytetarët kanë protestuar në mënyrë paqësore prej 107 ditësh dhe se protesta nuk do të ndalet.
“Këtij i duket vetja sulltan, por Shqipëria është e shqiptarëve, jo e tradhtarëve. Ky e tradhtoi Shqipërinë, e shiti. Çfarë kishte sot me të rinjtë që protestojnë qetësisht prej 107 ditësh? Asnjë incident nga protestuesit, policia dhunon një të pafajshëm”, u shpreh ajo.
Më tej, e moshuara iu drejtua efektivëve të policisë, duke vënë në pikëpyetje sjelljen e tyre ndaj protestuesve. “A kanë vëllezër dhe familje policët? Turp!”, tha ajo.
Në vijim, qytetarja deklaroi se protesta do të vijojë për një kohë të gjatë dhe se pakënaqësia ndaj qeverisë mbetet e madhe.
“1700 ditë ky shesh nuk do të pushojë. Jemi të ngopur me këtë qeveri hajdute”, deklaroi ajo, duke nënvizuar vendosmërinë e protestuesve për të vijuar tubimet kundër qeverisë së Edi Ramës.




