Një 41-vjeçar është arrestuar në Mallakastër, pasi dyshohet se kishte kultivuar 80 bimë Cannabis Sativa në një sipërfaqe toke shtetërore në fshatin Cfir.
Sipas Policisë, i arrestuari, me inicialet K. L., banues në Cfir, i kishte mbjellë bimët në një parcelë pranë sipërfaqes së tokës që ka në pronësi.
Gjatë ndërhyrjes, pjesa më e madhe e bimëve narkotike u asgjësua me djegie, ndërsa një pjesë e vogël u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i plotw i Policisw
“Mallakastër/Finalizohet operacioni i koduar “Burimi”. Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.
Read more:Tiranë/ Po ndante drogën në doza i fshehur në makinë, ’Shqiponjat’ i vënë prangat 27-vjeçarit
Arrestohet një 41-vjeçar që kishte kultivuar bimë Cannabisi, në një sipërfaqe toke shtetërore në fshatin Cfir.
Asgjësohen dhjetëra bimë narkotike.
Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin dhe i intensifikimit të punës operative, me objektiva parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, në ambiente të hapura dhe të mbyllura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër finalizuan operacionin e koduar “Burimi”, gjatë të cilit u arrestua shtetasi K. L., 41 vjeç, banues në fshatin Cfir.
41-vjeçari dyshohet se ka kultivuar 80 bimë narkotike Cannabis Sativa, në një sipërfaqe toke shtetërore, në afërsi të sipërfaqes së tokës që ka në pronësi në fshatin ku banon.
Pjesa më e madhe e bimëve narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa një pjesë e vogël u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.Read more:Kishte kultivuar 135 bimë kanabisi në Dukat të Vlorës, kapet në flagrancë 33-vjeçari (VIDEO)
Kontrollet kundër kësaj veprimtarie kriminale, vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”
——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë




