Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Kushtetuesja kërkoi sqarim për proporcionalitetin e masës së arrestit, Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn! Mbrojtja: Shkaqet duhen gjetur jashtë sallës së gjyqit
Kronikë

Kushtetuesja kërkoi sqarim për proporcionalitetin e masës së arrestit, Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn! Mbrojtja: Shkaqet duhen gjetur jashtë sallës së gjyqit

• 15 Shtator, 2026 • 8 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Një vendimmarrje e Gjykatës Kushtetuese e cila kërkonte sqarim se pse masa e arrestit me burg ishte proporcionale në raport me detyrën si kryebashkiak, nuk e ka bindur Gjykatën e Lartë që të lironte Erion Veliaj. Treshja gjykuese me relator Sandër Simonin dhe anëtarë Genti Shalën e Valbon Cekrezin la në fuqi vendimet e dy gjykatave të GJKKO për lënien në burg të kreut të Bashkisë Tiranë, i arrestuar që prej 10 shkurtit 2025.

Ndryshe nga vendimi i mëparshëm i Gjykatës së Lartë që u shfuqizua nga GJK, këtë herë kishte një pritshmëri tjetër, jo vetëm për shkak të kërkesave të Kushtetueses por edhe një vendimi unifikues të vetë Gjykatës së Lartë, që i jepte më shumë prioritet masave të sigurisë më të buta.

Tashmë gjyqtarët do të duhet t’i japin përgjigje ezauruese Gjykatës Kushtetuese e cila kërkoi arsyetim të plotë për pyetjen se pse për Veliajn nuk mund të merret një masë tjetër më e lehtë, edhe në raport me të drejtën e tij dhe qytetarëve të Tiranës për të zgjedhur. Ligjërisht kanë 60 ditë kohë për arsyetimin e plotë, por burime për Report Tv konfirmuan se vendimi i zbardhur do të përshpejtohet për shkak të rëndësisë së çështjes.

“Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i mbledhur në datë 15 shtator 2026, në Dhomë Këshillimi, mori në shqyrtim dosjen penale me palë: Kërkues: Erion Veliaj, Palë e Interesuar: Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe objekt: Shfuqizimin e vendimeve nr. 7, dt. 09.02.2025, te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vleftesuar permes vendimit nr. 14, dt. 12.02.2025, te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 13, dt. 13.03.2025, te Gjykates se Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2025-1153 (176), dt. 08.07.2025, te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte. Shpenzimet gjyqesore ne ngarkim te subjektit te interesuar. Pasi shqyrtoi çështjen, Kolegji, bazuar në nenin 441, pika 1, shkronja “e” të Kodit të Procedurës Penale, vendosi: Lënien në fuqi të Vendimit nr.13 (87-2025-85), datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njofton Gjykata e Lartë.

Read more:“Ahmetaj po rrezikon kokën”/ Deklarata e fortë e Balliut: Duan ta fusin në burg për ta kontrolluar dhe vrarë

Vetë mbrojtja e Veliajt e quajti e quajti skandaloze këtë vendim të Gjykatës së Lartë pasi sipas avokatit Plarent Ndreca la në fuqi një vendimmarrje të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Duke theksuar se vendimi mban peng ushtrimin e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Tiranës tashmë prej 19 muajsh, Ndreca tha se Veliaj do të vijojë betejën pasi “një politikan mundet me votë, përballë qytetarëve, dhe jo përmes “lawfare”-it”, siç e cilësoi ai luftën ndaj kryebashkiakut. Sipas tij “shkaqet duhen kërkuar përtej argumenteve juridike dhe jashtë sallës së gjyqit”.

“Sigurisht, do ta analizojmë me përgjegjësi arsyetimin e plotë. Por rezultati i shpallur sot ngre një pyetje dramatike: çfarë vlere kanë garancitë kushtetuese nëse vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk zbatohen efektivisht? Kur një përfundim i tillë nuk gjen shpjegim bindës në Kushtetutë dhe në ligj, atëherë shkaqet duhen kërkuar përtej argumenteve juridike dhe jashtë sallës së gjyqit””, shkruan Ndreca.

Çfarë kishte vendosur Kushtetuesja për rastin ‘Veliaj’?

Read more:Gjykata e Lartë lë në burg kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj

Më 25 maj, Gjykata Kushtetuese vendosi me 5 vota pro dhe 3 kundër në favor të Veliajt, duke e kthyer çështjen në Gjykatën e Lartë. Kushtetuesja kërkoi që kjo e fundit të argumentojë pse nuk ka pranuar kërkesat e kryebashkiakut për jo proporcionalitet e të masës së sigurisë dhe mbylljen në ka kafazin e xhamtë gjatë seancave gjyqësore.

Katër gjyqtarë, Genti Ibrahimi, Sandër Beci, Fiona Papajorgji dhe Ilir Toska, vlerësuan se pretendimet e Veliajt ishin të bazuara për sa i përket mungesës së arsyetimit nga Gjykata e Lartë mbi proporcionalitetin e masës. Shumicës iu bashkua Sonila Bejtja, por me një qëndrim edhe më të fortë. Ajo vlerësoi se çështja duhej të kthehej në GJKKO, pasi, sipas saj Veliaj ishte arrestuar pa një dyshim të arsyeshëm të mbështetur në prova.

Ndërsa Marsida Xhaferllari dhe Marjana Semini ngritën shqetësime për mbajtjen e Veliajt në kabinën e xhamit gjatë seancave gjyqësore, duke e konsideruar cenim të dinjitetit. Semini vlerësoi gjithashtu se gjatë paraburgimit ishte cenuar edhe e drejta e tij për të komunikuar me avokatin. I vetmi gjyqtar që kërkoi rrëzimin në tërësi të ankimit të Veliajt dhe e konsideroi të ligjshëm arrestin ishte Asim Vokshi.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në qeli prej shkurtit të 2025-ës dhe ndaj tij ka nisur gjyqi i themelit. SPAK e akuzon Veliajn për 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg, por kryebashkiaku i ka mohuar. Tashmë, mbrojtja e Veliajt pritet që të dërgojë dosjen në Strasburg, ndërsa kryebashkiaku po i firmos vendimet nga qelia pasi shkarkoi kryetaren e komanduar, Anuela Ristani.

Read more:A do të lirohet kryebashkiaku i Tiranës? Veliaj me sytë nga Gjykata e Lartë. Shqyrtohet sot rigjykimi i masës së sigurisë

——————————-

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 12:29

Gjykata e Lartë la Veliajn në qeli, avokati Ndreca: Po mbahet peng mandati i kryebashkiakut, vendimi ngre pikëpyetje për garancitë kushtetuese

Vendimi i Gjykatës së Lartë që la në qeli kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për mbrojtjen e tij ngre një pikëpyetje: se çfarë vlere kanë garancitë kushtetuese nëse vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk zbatohen efektivisht? Në një reagim pas shpalljes së vendimit, avokati Plarent Ndreca thotë se po mbahet peng mandati i kryetarit te bashkisë së Tiranës dhe nuk po lejohet funksionimi normal i institucionit.

Ndreca shkruan se Veliaj po mbahet prej 19 muajsh në qeli, ndonëse hetimet ndaj tij kanë përfunduar dhe çështja është në gjyq. AI thekson se do ta vijojnë betejën dhe se do të përdorim çdo mjet juridik që parashikon Kushtetuta, ligji dhe instrumentet ndërkombëtare.

Read more:“Ilaçi” i Ramës kundër Kushtetueses? Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi: Rritja spekullim! 40 milionë euro per gjyqësorin ndërsa ekzekutivi abuzon me tenderat!

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë përbën një zhvillim jashtëzakonisht shqetësues për shtetin e së drejtës, sigurinë juridike, të drejtat themelore dhe mbi të gjitha, për demokracinë në këtë vend. Duke lënë në fuqi një vendimmarrje të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, ky vendim praktikisht ka lënë pa efekt detyrues vendimin e autoritetit më të lartë kushtetues të vendit.

Sigurisht, do ta analizojmë me përgjegjësi arsyetimin e plotë. Por rezultati i shpallur sot ngre një pyetje dramatike: çfarë vlere kanë garancitë kushtetuese nëse vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk zbatohen efektivisht? Kur një përfundim i tillë nuk gjen shpjegim bindës në Kushtetutë dhe në ligj, atëherë shkaqet duhen kërkuar përtej argumenteve juridike dhe jashtë sallës së gjyqit.

Pasojat shkojnë përtej një procesi individual. Ato mbajnë peng ushtrimin e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Tiranës, funksionimin normal të institucionit dhe vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë. Prej 19 muajsh, qytetarët e Tiranës janë privuar nga kryetari që kanë zgjedhur. Z. Erion Veliaj prezumohet i pafajshëm dhe vazhdon të mbahet në paraburgim, ndonëse hetimi ka përfunduar prej një viti dhe çështja ndodhet në gjykim.

Read more:“Nuk është ngërç buxhetor, por politikë dhe arrogancë”/ Pagat e magjistratëve, Rama reagon sërish ndaj Engert Pëllumbit: E vendos qeveria! Një gjyqtar nuk flet kështu

E gjithë kjo nuk është arsye për t’u dorëzuar, por për ta vijuar betejën. Mund ta izolojnë dhe t’i kufizojnë mundësinë për të folur, por nuk mund ta mundin politikisht nëpërmjet vendimeve gjyqësore. Një politikan mundet me votë, përballë qytetarëve, dhe jo përmes “lawfare”-it.

Ne do të përdorim çdo mjet juridik që parashikon Kushtetuta, ligji dhe instrumentet ndërkombëtare.

Shqipëria meriton një drejtësi të standardeve evropiane, e cila garanton të drejtat, respekton vendimet kushtetuese dhe mbron demokracinë, mjetin më të lartë që qytetarët kanë në dorë për të vendosur se kush i përfaqëson dhe kush e drejton vendin”, shkruan Plarent Ndreca.

Lexo edhe
Kronikë

Dyshohet se kultivoi 80 bimë kanabisi në tokë shtetërore, arrestohet 41-vjeçari në Mallakastër (VIDEO)

Kronikë

Ilir Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon sërish kërkesën për liri! I refuzohet edhe dalja nga kafazi

Tags: #anuela ristani #arrestimi i erion veliajt #Burg #erion veliaj #GJKKO #Gjykata #gjykata e larte #gjykata kushtetuese

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dyshohet se kultivoi 80 bimë kanabisi në tokë shtetërore, arrestohet 41-vjeçari në Mallakastër (VIDEO)
  • Ilir Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon sërish kërkesën për liri! I refuzohet edhe dalja nga kafazi
  • Laboratori i heroinës në Has, arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli! I dënuar me 12 vite burg nga GJKKO
  • Dyshohet se u merrnin para qytetarëve! AMP arreston policin në Durrës, në hetim dy efektivë të tjerë
  • Protesta te ‘Rruga e Durrësit’, 12 të arrestuar dhe 15 nën hetim! Policia: Ndaluan pranë një gjimnazi dhe bënë thirrje për bojkot të mësimit (EMRAT)
Nga të njëjtat tag-e
  • Ilir Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon sërish kërkesën për liri! I refuzohet edhe dalja nga kafazi
  • ‘Daja i deputetes më premtoi vend pune dhe më përdhunoi’, rrëfehet me lot në sy, 34-vjeçarja: Kam nevojë për psikolog! I ati: E mori me forcë, jo për bashkëjetesë (VIDEO)
  • Laboratori i heroinës në Has, arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli! I dënuar me 12 vite burg nga GJKKO
  • Gjykata e Lartë vendos unanimisht, lë në burg kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj
  • Gjykata e Lartë la pas hekurave kryebashkiakun, protestuesit në kor: Rama në burg, Veliaj në burg!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik! 22 lexime · 24 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Ilaçi” i Ramës kundër Kushtetueses? Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi: Rritja spekullim! 40 milionë euro per gjyqësorin ndërsa ekzekutivi abuzon me tenderat! 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë 106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen! Diaspora merr në dorë mosbindjen civile kundër aferave si KAYO dhe shitjes së tokave 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 10 lexime · 6 orë më parë
  5. 05
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 8 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Dje thoshte furnizojmë vendet në konflikt, sot premton se do të prodhojmë armë”/ Këlliçi nxjerr zbuluar ministrin Nufi: Ermal Raketa flet për trafik apo punët e pista të Ramës dhe Yeffet? 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Përplasja për pagat/ ”Nuk po kërkojmë para ilegalisht, është buxheti ynë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’ 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Dyshohet se kultivoi 80 bimë kanabisi në tokë shtetërore, arrestohet 41-vjeçari në Mallakastër (VIDEO)

Një 41-vjeçar është arrestuar në Mallakastër, pasi dyshohet se kishte kultivuar 80 bimë Cannabis Sativa në një sipërfaqe…

• 15 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Ilir Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon sërish kërkesën për liri! I refuzohet edhe dalja nga kafazi

Gjykata e Posaçme rrëzoi edhe këtë të martë kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për të dalë nga qelitë…

• 45 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Laboratori i heroinës në Has, arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli! I dënuar me 12 vite burg nga GJKKO

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar me 12 vite burg në Shqipëri në kuadër të dosjeve “339”…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by