Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit.
I riu banues në Shkozet u arrestua në lagjen nr. 16 pasi me vete iu gjetën 297 doza kokainë dhe heroinë me qëllim shitjen.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të aksioneve policore kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të shitjes në doza, të drogave të forta.
Read more:Digjet magazina me fishekzjarrë e lodra fëmijësh në Shkozet, dy zjarrfikës përfundojnë në spital
Për rastin, në kuadër të operacionit të koduar “Pikat”, u arrestua në flagrancë, në lagjen nr. 16, shtetasi J. K., 21 vjeç, banues në Shkozet.
Këtij shtetasi iu gjetën me vete sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Heroinë dhe Kokainë, të ndara përkatësisht në 129 dhe 168 doza, me qëllim shitjen”, njoftoi sot policia.
Read more:Qëlloi në bark protestuesin e prangosur, Hita pezullon nga detyra efektivin
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë




