Një tjetër vendim gjyqësor urdhëron Ministrinë e Financave dhe Degën e Thesarit në Lezhë të zhbllokojnë menjëherë pagat e gjyqtarëve dhe administratës së Gjykatës së Lezhës.
Padia është depozituar nga vetë Gjykata e Lezhës, pas bllokimit të listëpagesave për muajin gusht.
Kriza e pagave në sistemin e drejtësisë u krijua pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re të pagave, në zbatim të kërkesës së Gjykatës Kushtetuese. Pas skadimit të këtij afati, KLGJ dhe KLP vendosën që, nga 1 gushti, paga referuese të llogaritej mbi bazën e 222 mijë e 425 lekëve, plus 14 mijë lekë shtesë për kualifikimin.
Por Ministria e Financave nuk ekzekutoi listëpagesat sipas kësaj formule, duke argumentuar se përcaktimi i pagave është kompetencë e Kuvendit.
Read more:Ngërçi me pagat e magjistratëve, PD kërkon seancë dëgjimore me disa institucione
Tashmë, me vendimin e Gjykatës Administrative, Ministria e Financave dhe Thesari në Lezhë urdhërohen të bëjnë menjëherë ekzekutimin e pagave.
Ky është vendimi i dytë i Gjykatës Administrative brenda pak ditësh për çështjen e pagave në sistemin e drejtësisë.
Më 11 shtator, gjyqtari Ramiz Lala urdhëroi Ministrinë e Financave dhe Degën e Thesarit në Tiranë të zhbllokonin menjëherë pagat për gjyqtarët dhe administratën e GJKKO-së dhe të Gjykatës së Durrësit, pas padive të depozituara nga këto institucione. Ndërkohë, kërkesa të ngjashme kanë paraqitur edhe gjykata të tjera në vend.
Read more:Sot afati i fundit/ Gara për kreun e Gjykatës së Lartë, Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën!
Ngërçi nisi pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re të pagave, në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Pas skadimit të afatit, KLGJ dhe KLP vendosën që nga 1 gushti paga referuese të llogaritej mbi bazën e 222 mijë e 425 lekëve, plus 14 mijë lekë shtesë për kualifikimin.
Ministria e Financave nuk ekzekutoi listëpagesat sipas kësaj formule, me argumentin se përcaktimi i pagave është kompetencë e Kuvendit.




