Ilir Panda pjesë e shkallës së tretë të gjyqësorit prej 11 marsit të vitit 2020, ka shpallur kandidaturën për drejtimin e Gjykatës së Lartë. Gara për kryetarin e Gjykatës së Lartë u hap në mes të muajit gusht, pasi mandati 3-vjeçar i Sokol Sadushit përfundon në 17 tetor. Sot është afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatët
Ilir Panda është diplomuar jurist në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës,në vitin 1986, si dhe ka kryer disa kualifikime pasuniversitare të organizuara nga institucione shqiptare, evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ka punuar në disa sektorë të drejtësisë, duke filluar në organet e ndjekjes penale, në Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, si avokat, si pedagog në Shkollën e Magjistraturës dhe në institucione të tjera të arsimit të lartë. Ka qenë ministër i drejtësisë, në vitet 1999-2000 dhe Zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në vitet 2003-2007.
Read more:BIRN: Qeveria po bëhet gati që të rikthejë bastet sportive online. Kritika për mungesë transparence
Ka marrë pjesë si autor në shumë grupe pune për hartimin dhe rishikimin e legjislacionit, për hartimin e komentarëve, manualeve, buletineve, si dhe në projekte të rëndësishme në fushën e të drejtës. Është autor i shumë artikujve në fushën e të drejtës në disa revista shkencore dhe profesionale, si dhe i përkthimeve të ndryshme.




