Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. BIRN: Qeveria po bëhet gati që të rikthejë bastet sportive online. Kritika për mungesë transparence
Politikë

BIRN: Qeveria po bëhet gati që të rikthejë bastet sportive online. Kritika për mungesë transparence

• 10 Gusht, 2026 • 8 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kur qeveria shqiptare finalizoi ndalimin e lojërave të fatit në vitin 2019, narrativa zyrtare premtoi shkuljen me rrënjë të një plage sociale që kishte mbushur çdo cep rruge në Shqipëri. Në ato kohë nuk kishte lagje pa dy-tre pika bastesh, një pjesë e të cilave në afërsi të shkollave apo mjediseve të frekuentuara nga të miturit.

Shtatë vjet më vonë, qeveria shqiptare po përgatitet që të legalizojë sërish bastet sportive online, të cilat pavarësisht ndalimeve ligjore, kanë vazhduar që të funksionojnë në informalitet.

Pas miratimit të ligjit në Kuvend në vitin 2024, Ministria e Financave i tha BIRN se tashmë janë miratuar të gjitha aktet nënligjore dhe kuadri rregullator konsiderohet i plotësuar.

“Sistemi është gati nga pikëpamja ligjore, por gara për licensim ende nuk është hapur zyrtarisht,” deklaroi ministria në një përgjigje me shkrim.

Legjislacioni i ri premton dhënien e jo më shumë se 10 licencave për organizatorët që ofrojnë platformat online, me kërkesën thelbësore që këta operatorë të ngrijnë një kapital prej të paktën 120 milionë lekësh si garanci për fituesit dhe të kenë eksperiencë të provuar në vende perëndimore.

Edhe pse ligji premton një treg të kufizuar të basteve online për të mundësuar një monitorim të rreptë shtetëror, procesi ka ngritur shqetësime për mungesë transparence dhe rrezikun e krijimit të një tregu monopol.

Read more:“Protesta heterogjene, përbashkues qëllimi për largimin e Ramës”/ Lubonja: Ai po përdor metoda përçarjeje, i amplifikon konfliktet dhe përpiqet ta paraqesë si një pakicë

Në anën tjetër, Shqipëria po e rihap industrinë e basteve tërësisht e papërgatitur për të menaxhuar krizën e pashmangshme të varësisë – një nga shkaqet kryesore të nxjerrjes së përkohshme të kësaj industrie jashtë ligjit.

Kalimi i bixhozit nga pikat fizike tek ekrani i celularit e kthen atë në një rrezik me akses të pakufizuar 24 orë në ditë në xhepin e gjithkujt.

“Legalizimi nuk e krijon varësinë, por rrit aksesin ndaj një aktiviteti që për një pjesë të popullsisë është potencialisht shumë i rrezikshëm,” thotë mjeku psikiatër, Neli Demi, i cili vuri në dukje se vendi nuk kishte asnjë qendër të specializuar dhe asnjë program kombëtar rehabilitimi, duke e lënë barrën e trajtimit të varësisë tërësisht mbi supet e familjeve.

Në përgjigje të pyetjeve të BIRN, Ministria e Financave tha se parandalimi i varësisë nga lojërat e fatit dhe mbrojtja e lojtarëve dhe familjeve të tyre ishin ndër objektivat kryesorë të ligjit, por pranoi se ligji nuk krijon ndonjë skemë të posaçme për këta persona.

Pikëpyetjet për licensat

Sektori i lojërave të fatit në Shqipëri është luhatur mes liberalizimit anarkik dhe ndalimit radikal. Mbyllja e plotë e vitit 2019 si vazhdim i të ashtuquajturit operacioni “Fundi i Marrëzisë” nxori jashtë ligjit një treg që operonte me mbi 4000 pika fizike.

Read more:Report Tv në Krujë/ Banorët rrëfejnë ‘natën e ferrit’: Flakët deri në çati, menduam se do gjenim vetëm hi (VIDEO)

Megjithatë, ndalimi ligjor nuk e fshiu bixhozin, por e shtyu atë drejt nëntokës së informalitetit dhe kontrollit nga rrjetet kriminale, aty ku kafenetë e lagjeve u kthyen në pika të fshehta grumbullimi.

Hyrja në fuqi e ligjit të ri shihet si një mundësi për të dalë nga paligjshmëria, edhe pse nuk mungojnë kritikat për mungesën e theksuar të transparencës qeveritare rreth procesit të garës.

Aktualisht, gara nuk është hapur ende. Ministria e Financave tha se “vendimin për hapjen e konkurrimit duhet ta marrë Komisioni i Licencave” dhe vetëm pasi ky komision të shprehet, AMLF publikon njoftimin zyrtar për aplikime.

Endri Meksi, një biznes i investuar në formalizimin e lojërave të fatit prej vitesh, vlerëson se tregu i zi i basteve llogaritet të ketë një qarkullim prej 2.5 miliardë eurosh në vit dhe formalizimi i tij do të çonte në buxhet rreth 20-22 milionë euro në vit.

Megjithatë, Meksi është i zhgënjyer nga mungesa e komunikimit institucional dhe nga fakti që askush ende nuk ka qartësi se çfarë do të ndodhë.

“Ministri i Financave është absente totalisht në këtë histori, nuk shprehet për asgjë,” tha Meksi, duke nënkuptuar pasigurinë për numrin e licensave që do të jepen fillimisht në treg.

Read more:“Afera e AKSHI-t, provë për drejtësinë”/ Balliu denoncon skemën e ‘Al Soft’: A u investuan paratë publike në Francë, Belgjikë e Qipro? Të hetohen pasuritë jashtë vendit!

“Komisioni i licencave është ai që vendos dhe mund të hapë maksimumi 10 licenca për garë, por mund të hapë garë për një licencë. Në këtë rast do të kemi një monopol. Mund të hapë për tre, le të themi, pothuajse një oligopol,” shtoi Meksi.

Përfaqësues të opozitës mendojnë gjithashtu se korniza formale ligjore po fsheh thelbin e një skeme thellësisht klienteliste.

Sipas deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ligji u miratua përpara se shteti të ishte realisht i përgatitur për zbatimin e tij. Tabaku mendon se e gjithë skema është menduar për t’u shërbyer interesave të qeverisë dhe personave të lidhur me të.

“Problemi nuk është vetëm ekzistenca e basteve online. Problemi është se kush do t’i marrë licencat, si do të verifikohet pronësia përfituese e kompanive, burimi real i kapitalit, lidhjet ndërmjet aksionarëve dhe nëse procedura konkurruese do të jetë e hapur,” thekson Tabaku, duke shtuar se pa transparencë krijohet “terreni ku interesat klienteliste, kapitalet e dyshimta dhe vendimmarrja qeveritare mund të takohen.”

Për deputetet e opozitës, mekanizmi i kontrollit të këtij fenomeni që krijon probleme sociale “duhet të jetë nën mbikëqyrje të plotë parlamentare dhe publike që nga dita e parë”.

Read more:Dorëheqje! “Edi Rama, dil në bulevard, atdheu është i yni, jo biznes privat”/ Qytetarët mbushin bulevardin për të 62-n ditë, thirrje në kor gjatë marshimit drejt Kryeministrisë

Kambana alarmi për varësinë

Edhe pse ligji i ri supozohej që të krijonte mekanizma kundër varësisë nga lojërat e fatit, bastexhinjtë duket se do ta kenë pikën e bastit gjithmonë me vete.

Ekspertët e shëndetit mendor e shohin këtë si një rrezik për rritje të varësisë së pakontrolluar, në një vend ku infrastruktura e trajtimit të këtyre rasteve është inekzistente.

Mjeku psikiatër dhe psikoterapist, Neli Demi paralajmëron se kalimi ekskluziv “online” luan një rol shumë më të rrezikshëm krahasuar me pikat fizike.

“Nga pikëpamja klinike, kalimi nga pika fizike e basteve te telefoni celular ndryshon cilësinë e ekspozimit. Nëse më parë duhej të dilje nga shtëpia, të shkoje në një pikë bastesh dhe kjo krijonte njëfarë ‘fërkimi’ psikologjik, tani bixhozi mund të jetë në xhep 24 orë në ditë,” thekson Demi.

Kjo sipas tij rrit frekuencën e lojës, shton impulsivitetin—pasi basti vendoset brenda sekondave—dhe ul kontrollin social nga familja, një faktor risku i rëndë sidomos për të rinjtë që janë thellësisht të lidhur me pajisjet e tyre.

Read more:“Kemi vrarë frikën”/ Luçjana Kokaj i kthehet Ramës nga protesta: E vetmja besë që të japim; nuk largohemi pa ikur ti!

Demi thekson gjithashtu se vendit i mungon një sistem i organizuar për trajtimin e këtyre rasteve.

“Nuk kemi qendra të specializuara për varësinë nga bixhozi, nuk kemi programe kombëtare rehabilitimi dhe shumica e pacientëve trajtohen brenda shërbimeve të përgjithshme të shëndetit mendor ose në praktikën private. Kjo do të thotë se ndihma ekziston, por është e fragmentuar dhe jo e mjaftueshme,” shtoi ai.

Demi vlerëson disa hapa ligjorë si regjistri elektronik për vetëpërjashtimin e lojtarëve, por i konsideron ato si minimale.

Nga ana e saj, Ministria këmbëngul se varësia do të luftohet përmes mekanizmave ligjorë të parashikuar. Duke argumentuar mbi masat mbrojtëse, institucioni citon se krahas regjistrit elektronik kombëtar të lojtarëve të përjashtuar, ligji garanton “vetëpërjashtimin e lojtarit” si dhe lejon “mundësinë që familjarët të kërkojnë ndalimin e aksesit të një personi në lojërat e fatit”, duke u mbështetur në programet e reja të dedikuara për mbrojtjen e lojtarëve.

Ministria pretendon po ashtu se rol do të luaj edhe fakti që “operatorët janë të detyruar të publikojnë informacion mbi rreziqet e varësisë, shanset reale të fitimit dhe strukturat që ofrojnë këshillim apo trajtim për personat me probleme të lidhura me lojërat e fatit”. Por kjo duket se është në letër, pasi struktura të tilla këshillimi janë pothuajse inekzistente në vend./BIRN/

Lexo edhe
Politikë

“Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë

Politikë

Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit

Tags: #Aktiviteti #Biznes #Deputetet #euro #Familja #Gara #jetë #Jorida Tabaku

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
  • Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit
  • “Mirë që kreha balluket! Jam më i bukur se ty Ulsi”/ PD kërkon 100 bashki, PS 46. Debate te “Ligjet” për Territorialen, Korreshi: Nuk po flas për byrek këtu…
  • Rama takim me drejtuesit politikë në qarqe te “Vila e Kuqe”, në fokus “Prania besnike” dhe takimet me qytetarët
  • “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
  • Kushtoi mbi 4.7 mln euro, rruga e re ‘Vllahinë-Poçem’ e shembur prej 7 muajsh! Kalimi me 1 korsi, asnjë punim për riparimin e saj
  • SpaceX teston Starship në fluturimin e 14-të, synimi historik të hyjë për herë të parë në orbitë
  • “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj
  • Skandalet në SHISH dhe KAYO, Topi: NATO ka mjaft informacione, shqetësimi mund të jetë shprehur në disa mënyra
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 28 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO) 16 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Çfarë ndodh nëse Rama dorëhiqet?”, ish-presidenti Topi tregon këshillën që do t’i jepte Ramës: Fillo bëj ulje graduale… 12 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë ‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO) 7 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Politikë “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj 7 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka drejtuar akuza të forta ndaj qeverisë së…

• 19 orë më parë • 10 min lexim
Politikë

Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit

Partitë parlamentare ende nuk janë përcaktuar për një emër të cilin do ta mbështesnin për president të ardhshëm…

• 19 orë më parë • 4 min lexim
Politikë

“Mirë që kreha balluket! Jam më i bukur se ty Ulsi”/ PD kërkon 100 bashki, PS 46. Debate te “Ligjet” për Territorialen, Korreshi: Nuk po flas për byrek këtu…

Komisioni i Ligjeve ka nisur shqyrtimin e nismës për hartën e re territoriale të vendit, me Partinë Socialiste…

• 20 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by