Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Protesta heterogjene, përbashkues qëllimi për largimin e Ramës”/ Lubonja: Ai po përdor metoda përçarjeje, i amplifikon konfliktet dhe përpiqet ta paraqesë si një pakicë
Politikë

“Protesta heterogjene, përbashkues qëllimi për largimin e Ramës”/ Lubonja: Ai po përdor metoda përçarjeje, i amplifikon konfliktet dhe përpiqet ta paraqesë si një pakicë

• 21 Korrik, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Analisti Fatos Lubonja vlerëson se protesta qytetare ka krijuar tashmë dinamikat e saj të brendshme, duke ruajtur si pikë të përbashkët kërkesën unanime për dorëheqjen e qeverisë, por njëkohësisht duke u përballur me përplasje për përfaqësimin dhe drejtimin e lëvizjes.

Sipas tij, në lëvizje të tilla heterogjene është e natyrshme që, krahas qëllimit të përbashkët, të shfaqen edhe prirje të grupeve të ndryshme për të marrë drejtimin. Lubonja solli si shembull historinë e Luftës së Dytë Botërore dhe Konferencën e Pezës, duke argumentuar se lufta për pushtet brenda një fronti të përbashkët mund të çojë në përjashtimin e zërave ndryshe.
Ai tha se nuk është kundër organizimit të një Kuvendi të protestës, por theksoi se ai duhet të synojë përfaqësimin e të gjitha grupeve dhe jo dominimin e njërës palë mbi tjetrën.

Read more:Hoxha-Totschnig: Përvojat austriake në mbrojtjen e natyrës dhe menaxhimin e ujërave janë modele që mund të zbatohen dhe në RMV

“Në një protestë me grupime me ideologji dhe ndjeshmëri të ndryshme, disa të fokusuar te ekologjia, të tjerë te shteti social apo tregu i lirë, të gjithë duhet të përfaqësohen. Kur krijohet një luftë se kush dominon, lind edhe ideja e përjashtimit, dhe unë jam kundër kësaj,” u shpreh Lubonja.

Ai shtoi se shumë pjesëmarrës ndihen të papërfaqësuar, por vazhdojnë të marrin pjesë në protestë sepse i bashkon objektivi kryesor, largimi i qeverisë së Edi Ramës.
Duke bërë një paralelizëm historik me Revolucionin Francez, Lubonja tha se pas arritjes së objektivit kryesor mund të nisë gara për pushtet brenda vetë lëvizjes.
“Këtu ‘prerja e kokës së mbretit’ do të thotë largimi i Edi Ramës. Më pas fillon lufta për pushtet brenda lëvizjes, derisa një grup del më i fortë. Prandaj duhen krijuar grupe interesi dhe përfaqësim edhe jashtë Tiranës,” tha ai.

Read more:Gara globale për robotët/ SHBA, Kina dhe Europa përballen për dominimin e robotëve humanoidë

Lubonja u ndal edhe te projektet e qeverisë, duke kritikuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për “Paketën e Maleve”.
“Kur Rama thotë se Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë një Zvicër, i them të shkojë të shohë jugun se si e ka bërë. Do të bëjë në male atë që ka bërë në bregdet. Mjafton të shohim Golemin, jugun apo Darëzezën,” deklaroi ai.

Read more:“Pas vizitës time shpërtheu ndërtimtaria e paligjshme këtu”/ Rama shkon në Theth 1 vit pas shembjeve dhe mbron aksionin: Zaptuan me shtëpi druri ‘kartolinën botërore’, Kishën me lëndinën e gjelbër

“Rama kur thotë që Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë një Zvicër i them shko shiko jugun si e ke bërë, për të kuptuar se çfarë Zvicre synon. Do të bësh në male atë që ke bërë në bregdet. Mjafton të shohim Golemin dhe jugun, Darëzezën sepse ikemi parë në Albanian Fikes. Do që ta japë atë natyrë të bukur, prona publike dhe private t’ia japë krimit të organizuar për të ndërtuar shëmtira, me firmat e disa arkitektevë”

Sipas Lubonjës, qeveria synon t’ua kalojë pasuritë natyrore dhe pronat publike e private interesave të lidhura me krimin e organizuar për zhvillime që, sipas tij, dëmtojnë mjedisin.
Në fund, ai akuzoi kryeministrin se përdor strategji përçarëse ndaj protestës.

Read more:Protesta masive kundër qeverisë, thirrja për ambasadorët perëndimorë: 5 kërkesa të panegociueshme për Ramën!

“Rama ka me vete drejtësinë, policinë dhe krimin e organizuar, duke krijuar një shtet plaçkitësish. Ai përdor metoda përçarjeje, i amplifikon konfliktet dhe përpiqet ta paraqesë protestën si një pakicë. Se sa të drejtë ka protesta, këtë duhet ta tregojë drejtësia,” përfundoi Lubonja.

Lexo edhe
Politikë

“Rama, i pabesë me shqiptarët. Protestat, pjesëmarrje të jashtëzakonshme”/ Salianji: S’i përfaqëson më shqiptarët, bashkë me Berishën, të dalë mode!

Politikë

Revolta popullore kundër qeverisë dhe klasës politike! Mevlan Shanaj kritika artistëve: Heshtja s’është gjithmonë urtësi, shpesh bëhet bashkëfajtore

Tags: #Bregdet #Edi Rama #Ekologjia #Gara #paketa e maleve #Private #Prona #pronat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama, i pabesë me shqiptarët. Protestat, pjesëmarrje të jashtëzakonshme”/ Salianji: S’i përfaqëson më shqiptarët, bashkë me Berishën, të dalë mode!
  • Revolta popullore kundër qeverisë dhe klasës politike! Mevlan Shanaj kritika artistëve: Heshtja s’është gjithmonë urtësi, shpesh bëhet bashkëfajtore
  • Nesër seanca e fundit/ “S’na përfaqësoni!”, qytetarët sërish përballje para Kuvendit, protestë kundër klasës politike
  • Seria 5 – Rama kundër Ramës! “Kryeministri t’i japë llogari popullit”/ Ndryshe shprehej në opozitë, tjetër bëri në pushtet (VIDEO)
  • Protestuesit i refuzuan “besën”, Rama humb qetësinë dhe sulmon qytetarët: Sorrat dhe korbat të mos lodhen hiç, të vijnë poshtë dritares deri në 2029
Nga të njëjtat tag-e
  • 150 vullnetarë për pastrimin e bregdetit në Porto Palermo, Rama: Shembull i bukur i kujdesit për mjedisin (VIDEO)
  • “Rama, i pabesë me shqiptarët. Protestat, pjesëmarrje të jashtëzakonshme”/ Salianji: S’i përfaqëson më shqiptarët, bashkë me Berishën, të dalë mode!
  • Seria 5 – Rama kundër Ramës! “Kryeministri t’i japë llogari popullit”/ Ndryshe shprehej në opozitë, tjetër bëri në pushtet (VIDEO)
  • Protestuesit i refuzuan “besën”, Rama humb qetësinë dhe sulmon qytetarët: Sorrat dhe korbat të mos lodhen hiç, të vijnë poshtë dritares deri në 2029
  • Kryeministri iu kërkoi “besën” shqiptarëve/ Ish-zv.ministri socialist, Arben Isaraj “shpërthen” ndaj Ramës: E ka thyer besimin e shqiptarëve, si qelqi që nuk ngjitet më!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “I kemi marrë Ramës torren, por do t’i marrim edhe mbretëreshën”/ Ahmeti: Quan sorrë shqiponjën në flamur! Edhe Balla të tërheqë fjalën terroristë, jem djem të këtij vendi 26 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Hipokrizi, demagogji, përçmim dhe mashtrim janë zgjidhjet që jep Rama”/ Mediu: Tallet me qytetarët dhe Shqipërinë e sheh si plaçkë 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ish-ministrja Meksi i përgjigjet Ramës: Besa nuk fitohet me slogane, por me qeverisje që jep llogari 20 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Politikë LIVE- “Paketa e maleve më shkatërrimtarja”, qytetari: Të shfuqizohet menjëherë, Rama po shkel të gjitha ligjet e shtetit shqiptar 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 12 lexime · 3 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Ata që e shohin tokën veç si truall për kulla shumëkatshe…”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën: Nuk ia ka idenë çka asht besa 12 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- “Rama ka gënjyer, në Theth vetëm propagandë”/ I riu në protestë: Shqipëria e korruptuar dhe me banda, kjo qeveri të largohet 10 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama, i pabesë me shqiptarët. Protestat, pjesëmarrje të jashtëzakonshme”/ Salianji: S’i përfaqëson më shqiptarët, bashkë me Berishën, të dalë mode!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar protestat masive që po mbahen në Tiranë prej 56 ditësh,…

• 30 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Revolta popullore kundër qeverisë dhe klasës politike! Mevlan Shanaj kritika artistëve: Heshtja s’është gjithmonë urtësi, shpesh bëhet bashkëfajtore

Në një kohë kur vendi ynë është përfshirë prej 57 ditësh nga protesta masive kundër qeverisë “Rama”, një…

• 59 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Nesër seanca e fundit/ “S’na përfaqësoni!”, qytetarët sërish përballje para Kuvendit, protestë kundër klasës politike

Një tjetër protestë qytetare është thirrur këtë të hënë, më 27 korrik, përpara Parlamentit, me thirrjen se qytetarët…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by