Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Ngërçi i pagave të magjistratëve – Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin në Gjykatën Administrative
Politikë

Ngërçi i pagave të magjistratëve – Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin në Gjykatën Administrative

• 11 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një përplasje e paprecedentë institucionale mes pushtetit gjyqësor dhe atij ekzekutiv ka mbërritur në dyert e drejtësisë administrative. Më 11 shtator 2026, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), e përfaqësuar nga Zëvendëskryetari Dhimitër Lara, ka dorëzuar një padi zyrtare pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë kundër Ministrisë së Financave dhe Degës së Thesarit Tiranë, me pjesëmarrjen e Avokaturës së Shtetit dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor si person i tretë.

Shkak për këtë përplasje është bërë bllokimi i ekzekutimit të pagave për muajin Gusht 2026. Përmes padisë, GJKKO e Apelit kërkon konstatimin e paligjshmërisë dhe shfuqizimin e shkresës nr. 14110 të datës 2 shtator 2026 të Ministrisë së Financave, e cila pezulloi urdhër-shpenzimet nr. 190 deri 196 të dërguara në bankat tregtare.

Paditësi i kërkon gjykatës detyrimin e organeve financiare për të ekzekutuar menjëherë listëpagesat e mbështetura në Vendimin nr. 435 të KLGJ-së dhe Urdhrin nr. 73 të Zëvendëskryetarit të Apelit të GJKKO-së, pa e kushtëzuar këtë proces me rikthimin te parametrat e pagave të muajit Korrik.

Read more:‘Sterilizimi’/ Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO! (VIDEO)

Paralelisht, është kërkuar edhe një masë sigurimi padie për të pezulluar menjëherë efektet e aktit të Ministrisë së Financave dhe për të zhbllokuar sistemin e Thesarit.

Arsyetimi ligjor i parashtruar në padi mbështetet në zbatimin e Vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese dhe aktit pasues të KLGJ-së. Këto akte përcaktuan përllogaritjen e re të pagës bazë referuese sipas Kategorisë I, Klasa I-2, në masën 222,425 lekë për pagën e pozicionit, së bashku me një shtesë prej 14,000 lekësh për kualifikimin.

Read more:Ngërçi me pagat e drejtësisë përfundon në SPAK! Gjyqtarët kallëzojnë ministrin Malaj, sekretarin e Financave dhe 14 drejtues të Thesarit

Sipas padisë, kontrolli financiar i pushtetit ekzekutiv nuk mund të tejkalojë kufijtë ligjorë për t’u shndërruar në një kontroll administrativ apo pezullim faktik të akteve të vetëqeverisjes gjyqësore.

Më tej, padia vë në dukje se bllokimi i Thesarit ka prekur në mënyrë të paligjshme edhe stafin e administratës gjyqësore, ndaj të cilëve nuk ekziston asnjë debat apo pengesë ligjore.

Read more:Pushuesit zgjedhin shtatorin/ Çmimet më të lira dhe moti më i freskët zgjasin pushimet deri në mesin e muajit

Gjykata gjithashtu argumenton një qëndrim me dy standarde nga ana e organit ekzekutiv, pasi detyrimet fiskale dhe shoqërore janë mbajtur nga organet tatimore sipas parametrave të pagës së re të rritur, ndërsa vetë ekzekutimi i pagave për punonjësit është bllokuar në mënyrë arbitrare.

Sakaq, Gjykata Administrative ditën e sotme ka dhënë urdhër që të paguhen gjyqtarët e GJKKO.

Lexo edhe
Politikë

Përvjetori i vrasjes së Azem Hajdarit/ Tritan Shehu: Simbol frymëzues, mesazhi i tij më aktual se kurrë

Politikë

Protesta e 105-të kombëtare, qytetarët dhe diaspora sot në shesh

Tags: #apeli i gjkko #bankat #GJKKO #Gjykata #Gjykata Administrative #gjyqtarët #gusht #klasa

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Përvjetori i vrasjes së Azem Hajdarit/ Tritan Shehu: Simbol frymëzues, mesazhi i tij më aktual se kurrë
  • Protesta e 105-të kombëtare, qytetarët dhe diaspora sot në shesh
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh
  • “Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
  • Divjaka në ditën e 43 të protestës kundër shkrirjes si bashki: Mazniku propozon, qytetarët kundërshtojnë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Pse diaspora duhet të na tregojë çfarë të bëjmë? Ku janë shqiptarët që jetojnë këtu!”/ Selmani: Rëndësia e protestës qëndron jo vetëm te numrat, por dhe te mesazhi!
  • Avokati Ndreca: SPAK refuzoi pa arsye takimin e avokatëve britanikë me Veliajn, ankimi në Strasburg brenda shtatorit
  • Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti
  • Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni
  • Veliaj drejt Strasburgut! Ndreca: Do ta depozitojmë ankimin brenda shtatorit! Ja çfarë presim nga Gjykata e Lartë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Politikë Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit 11 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 10 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Një vilë në këmbim të tenderit”/ BIRN: Si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë! Pagoi qindra mijëra euro për pajisje luksi 9 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Pushteti është trembur, kryeministri në tension”, Poli Hoxha: Protesta është mrekulli, Rama në konflikt me drejtësinë 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 7 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- Nuk ndalet rezistenca! Kumbojnë thirrjet në Bulevard: Bashkohuni studentë, kombi na thërret! 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Përvjetori i vrasjes së Azem Hajdarit/ Tritan Shehu: Simbol frymëzues, mesazhi i tij më aktual se kurrë

Sot shënohet përvjetori i vrasjes së Azem Hajdarit, një prej figurave më të njohura të lëvizjes antikomuniste dhe…

• 8 sekonda më parë • 3 min lexim
Politikë

Protesta e 105-të kombëtare, qytetarët dhe diaspora sot në shesh

Mbahet sot protesta e 105-të kombëtare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Tubimi, i cili është parashikuar të…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

Është mbyllur protesta e 104-të kundër qeverisë në Tiranë, pas disa orësh marshim dhe tubim në rrugët e…

• 11 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by