Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, pranga 18-vjeçarit dhe 2 të tjerëve në Elbasan
Kronikë

Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, pranga 18-vjeçarit dhe 2 të tjerëve në Elbasan

• 16 Shtator, 2026 • 2 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Tre persona janë arrestuar në Elbasan pasi dyshohet se përgatisnin dhe shisnin doza kokaine dhe kanabis.

Sipas policisë, një 18-vjeçar e kryente veprimtarinë në lokalin ku punonte si kamerier dhe në banesë, në bashkëpunim me vëllanë e tij dhe personin që kishte marrë me qira lokalin në fshatin Mjekës.

Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi dhjetëra doza lëndësh narkotike, 6 grirëse, 3 peshore elektronike, 2 celularë dhe një shkop metalik.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe operacionale, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, dhe të drejtuara nga Prokuroria e Elbasanit, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 3 shtetasve, të cilët në bashkëpunim, shitnin lëndë narkotike, në doza, u finalizua operacioni i koduar “Roli”.

Read more:Bie numri i nxënësve në disa qytete, shkollat e fshatrave drejt mbylljes! Surprizon Lushnja, regjistron afro 300 nxënës më shumë se vjet

Gjatë operacionit u konstatua se një lokal në fshatin Mjekës, ishte vënë në dispozicion të përgatitjes, ndarjes në doza dhe shitjes së lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestuan shtetasi që kishte marrë me qira lokalin dhe kamerieri, D. R., 26 vjeç dhe L. Q., 18 vjeç, të dy banues në fshatin Mjekës. Nga kontrollet në ambientet e lokalit u gjetën doza të këtyre lëndëve, si dhe mjete që shërbenin për përgatitjen e dozave.

Më tej, u krye kontroll në banesën e 18-vjeçarit, ku u gjetën sasi dhe doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, si dhe një shkop metalik, që dyshohet se posedoheshin nga vëllai i 18-vjeçarit, shtetasi E. Q., 24 vjeç, i cili në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Read more:Tiranë, gjenden 17 doza kokainë dhe 13 doza hashash në burgun 313

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

——————————-

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Fier/ Transportonte 4 lingota dhe 9 monedha floriri kontrabandë, në pranga 30-vjeçari! I sekuestrohet edhe një ‘Porsche Cayenne’ (EMRI+VIDEO)

Kronikë

Administrativja urdhëroi zhbllokimin e pagave të Gjykatës së Lezhës, Thesari nuk ekzekuton listëpagesat e gushtit

Tags: #cannabis sativa #droge #Elbasan #Kanabis #kokaine #Policia #Prokuroria #prokuroria e elbasanit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Fier/ Transportonte 4 lingota dhe 9 monedha floriri kontrabandë, në pranga 30-vjeçari! I sekuestrohet edhe një ‘Porsche Cayenne’ (EMRI+VIDEO)
  • Administrativja urdhëroi zhbllokimin e pagave të Gjykatës së Lezhës, Thesari nuk ekzekuton listëpagesat e gushtit
  • Ndërtuesi tjetërsoi 1143 hektarë tokë në Fier, vihet në pranga bashkë me dy ish-drejtorët e Kadastrës! Sekuestrohen toka dhe 150 mijë euro
  • Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thika! 2 në pranga dhe 1 në kërkim
  • Operacion antidrogë në Korçë/ Tre të rinj kapen me 6 kg kanabis në bagazhin e makinës, vihen në pranga pranë Qafë Thanës
Nga të njëjtat tag-e
  • “Ramoviç jep dorëheqjen sa më parë!”/ Nuk ndalen protestuesit para Kuvendit: Ju erdhi fundi!
  • LIVE- Kumbojnë thirrjet e protestuesve para Kuvendit: Poshtë qeveria, poshtë patronazhistët!
  • Sot seancë plenare dhe protestë/ Policia merr masa, bllokon me gardh metalik rrugën që të çon te Kuvendi
  • Operacion antidrogë në Korçë/ Tre të rinj kapen me 6 kg kanabis në bagazhin e makinës, vihen në pranga pranë Qafë Thanës
  • Dyshohet se abuzuan seksualisht me një 12-vjeçare në Tiranë, arrestohen tezja dhe djali i hallës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 10 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës 9 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 8 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë PS i doli kundër arrestimit të Ballukut/ “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon që të heqësh imunitetin e dikujt, duhet ta bësh! 7 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Je rrezik për vendin”/ Protestuesi shpërthen ndaj Ramës: Nuk na shuan dot kurrë si komb 5 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë ‘Balluku’, Bardhi: SPAK po i jep kohë Ramës për manovra politike, pse nuk sjell kërkesë te re për arrest 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Mjaft më me tifozllëk politik!” – Osman Stafa: Pas 14 vitesh qeveria shet si arritje që deputeti takon qytetarët 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Fier/ Transportonte 4 lingota dhe 9 monedha floriri kontrabandë, në pranga 30-vjeçari! I sekuestrohet edhe një ‘Porsche Cayenne’ (EMRI+VIDEO)

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit. Armando Biçaku u kap nga blutë teksa po…

• 8 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Administrativja urdhëroi zhbllokimin e pagave të Gjykatës së Lezhës, Thesari nuk ekzekuton listëpagesat e gushtit

As vendimi i Gjykatës Administrative nuk i ka dhënë zgjidhje çështjes së pagave në Gjykatën e Lezhës. Pavarësisht…

• 8 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Ndërtuesi tjetërsoi 1143 hektarë tokë në Fier, vihet në pranga bashkë me dy ish-drejtorët e Kadastrës! Sekuestrohen toka dhe 150 mijë euro

FIER– Me urdhër të Prokurorisë së Fierit janë vënë në pranga dy ish-drejtorë të Kadastrës, Bardh Kapaj dhe…

• 8 minuta më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by