Një person është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në lagjen ‘Taulantia’ të qytetit të Durrësit.
Burime nga policia bëjnë me dije se personi në fjalë është dëmtuar në dorë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.




