Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Sot seancë plenare/ 5 ministra japin llogari në Kuvend; vendoset edhe për pagat e gjyqtarëve e prokurorëve, ç’përmban Rendi i Ditës
Politikë

Sot seancë plenare/ 5 ministra japin llogari në Kuvend; vendoset edhe për pagat e gjyqtarëve e prokurorëve, ç’përmban Rendi i Ditës

• 17 Shtator, 2026 • 6 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kuvendi do të zhvillojë sot seancën plenare, ku në rendin e ditës janë parashikuar disa interpelanca urgjente të kërkuara nga deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, si edhe shqyrtimi dhe votimi i disa projektligjeve dhe projektvendimeve.

Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të seancës plenare të 8 shtatorit dhe më pas do të vijojë me njoftimet. Në fokus të seancës do të jenë katër interpelanca urgjente me ministra të qeverisë, ndërsa një tjetër interpelancë është kërkuar nga deputeti Blendi Himçi.

Në vijim, deputetët do të shqyrtojnë marrëveshje dhe projektligje që lidhen me Ukrainën, inteligjencën artificiale, sektorin e ullirit, pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, disenjot dhe tregun e shoqërive me ofertë publike.

Read more:Deputetja e PDK, Sala Jashari kërkon zhbërjen e Speciales: Kuvendi të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

Në fund të seancës janë parashikuar edhe ndryshime në përbërjen dhe drejtimin e komisioneve të përhershme të Kuvendit, si dhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Rendi i plotë i ditës

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 8 shtator 2026.
Njoftime.
Interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Interpelancë urgjente me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Interpelancë urgjente me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Blendi Himçi.
Projektligji “Për ratifikimin e Konventës për Themelimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën, bërë në Hagë, më 16.12.2025”.
Pas pyetjeve do të shprehet nismëtari, ndërsa do të paraqesë qëndrimin Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike. Do të japin mendim edhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik dhe Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme. Më pas do të zhvillohen diskutimet e grupeve parlamentare dhe do të hidhet në votim.

Read more:Bllokimi i pagave/ Magjistratët kallëzojnë në SPAK ministrin Malaj, sekretarin e ‘Financave’ dhe 14 drejtues të Thesarit! Rama: Më shtoni edhe mua e Gogun

Projektligji “Për ratifikimin e Konventës kuadër të Këshillit të Evropës për Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Shtetin e së Drejtës”.
Projektligji do të shqyrtohet pas pyetjeve, me qëndrimin e nismëtarit dhe të Komisionit përgjegjës për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik. Mendim do të japin Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme. Pas diskutimeve të grupeve parlamentare do të zhvillohet votimi.

Projektligji “Për pranimin e vendimit DEC-I 1/119-VI/2024, të Këshillit të Anëtarëve të Këshillit Ndërkombëtar të Ullirit, për ndryshimin e nenit 36 të Marrëveshjes Ndërkombëtare për Vajin e Ullirit dhe Ullinjtë e Tavolinës, 2015, aderuar me ligjin nr. 112/2017”.
Për këtë projektligj do të shprehet nismëtari dhe Komisioni përgjegjës për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural. Mendim do të japin Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat dhe Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme. Pas diskutimeve do të zhvillohet votimi.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.
Projektligji do të shqyrtohet me pyetje, qëndrimin e nismëtarit dhe të Komisionit përgjegjës për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike. Mendim do të japin Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat dhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik. Më pas do të zhvillohen diskutimet dhe votimi.

Read more:Objektet e ndërtuara pa leje, Bashkia e Vlorës vijon aksionin për shembjen e tyre (VIDEO)

Projektligji “Për disenjot”.
Pas pyetjeve dhe qëndrimit të nismëtarit, do të shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat. Mendim do të japin Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme. Projektligji do të kalojë më pas për diskutim dhe votim.

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10236, datë 18.2.2010, ‘Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike’”.
Pas pyetjeve dhe shprehjes së nismëtarit, do të paraqesë qëndrimin Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat. Mendim do të japin Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme. Në vijim do të zhvillohen diskutimet dhe votimi.

Read more:FOTO/ “World Law Congress Albania 2027” në Tiranë, Mattarella dhe Mbreti Felipe VI mes të ftuarve! Alket Hyseni zbulon detajet nga takimi në Romë

Projektvendim “Për disa ndryshime në vendimin nr. 85/2026, ‘Për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit’”.
Projektvendimi do të hidhet në votim.

Projektvendim “Për disa ndryshime në vendimin nr. 86/2026, ‘Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit’”.
Edhe ky projektvendim parashikohet të kalojë për votim.

Read more:Të hënën nis sezoni i ri shkollor, ja çfarë duhet të dini për programin ‘Pas Shkolle’

Projektvendim “Për disa ndryshime në vendimin nr. 87/2026, ‘Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit’”.
Projektvendimi do të hidhet në votim me shumicë të thjeshtë.

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
Në këtë pikë, çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta, ndërsa nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, koha maksimale është 8 minuta. Koha totale e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.

Lexo edhe
Politikë

Mema: Ligji për bletarinë ka mbetur në sirtar

Politikë

15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO)

Tags: #Deputet #Enea Karakaçi #Fokus #Hagë #jetë #Klodiana Spahiu #kuvend #Mirela Kumbaro

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Mema: Ligji për bletarinë ka mbetur në sirtar
  • 15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO)
  • “Polici e krimit!”/ Po protestonin paqësisht, efektivët nisin shoqërimin e qytetarëve (VIDEO)
  • “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”, Marjana Koçeku kritikon Ramën: Sa ma parë dorëheqje, aq ma mirë!
  • “Rama të japë prova për ndërhyrje nga jashtë në protestë ose të pranojë dështimin!” Ilir Kulla: Emërimi i Hasanit nuk zgjidh skandalin e SHISH, duhet reformë e thellë
Nga të njëjtat tag-e
  • Kadastra pajis me dokument pronësie 326 kulla në veri, Goxhobelli: Kemi ende në proces 371 të tjera, pronësia ligjore hap rrugën për rijetëzim
  • Përplasje në protestë/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin, policia i zhvendos në trotuar! Disa shoqërime, mes tyre edhe vajza e një i moshuar (VIDEO)
  • Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide
  • Protesta shton pasiguritë ekonomike, Banka e Shqipërisë: Mund të frenojë investimet dhe aktivitetin turistik në të ardhmen
  • Andi Bushati: Drama e njeriut që e ka kuptuar se se duan më as të vetët  – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Përplasje në protestë/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin, policia i zhvendos në trotuar! Disa shoqërime, mes tyre edhe vajza e një i moshuar (VIDEO) 6 lexime · 5 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji ‘Lista gri’/ Apple fsheh rreth 100 mijë fjalë dhe fraza nga sugjerimet e tastierës së iPhone, mes tyre edhe shprehje politike 3 lexime · 3 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Përfshihet nga flakët “Range Rover”-i i bardhë në rrethrrotullimin e Farkës, zjarrëfikësit në vendngjarje (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë 15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji “Askush nuk është imun”, Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Protesta shton pasiguritë ekonomike, Banka e Shqipërisë: Mund të frenojë investimet dhe aktivitetin turistik në të ardhmen 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Mema: Ligji për bletarinë ka mbetur në sirtar

Numri i koshereve të bletëve në Shqipëri po rritet, por prodhimi i mjaltit nuk po ndjek të njëjtin…

• 4 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO)

Një dënim tepër i rëndë prej 5 mln lekësh gjobë është vendosur ndaj një djali 15 vjeç, vetëm…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Polici e krimit!”/ Po protestonin paqësisht, efektivët nisin shoqërimin e qytetarëve (VIDEO)

Ndërsa protesta para Kryeministrisë vijonte paqësisht, efektivët e Policisë së Shtetit kanë nisur shoqërimin e disa prej protestuesve.…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin