Është mbyllur protesta e 110-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Rreth 25 persona që u arrestuan gjatë protestës së zhvilluar para Parlamentit në orët e paradites, vijojnë të mbahen në qeli. Protestuesut u zhvendosën në mbrëmje para Komisariatit Nr. 1, në shenjë mbështetjeje për protestuesit e ndaluar.
Qytetarët kërkuan lirimin e tyre, ndërsa gjatë qëndrimit para komisariatit u dëgjuan thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Read more:“Arrestoni Ramën”/ Protestuesit sërish përballë policisë: Qeveri e krimit, ju erdhi fundi
“Arrestoni Ramën!”, “lironi çuanit”, “çuna çuna jemi këtu, gjithë Shqipëria është me ju”, ishin këto thirrje të protestuesve.
Me qëndrimin para komisariatit dhe thirrjet për lirimin e të arrestuarve, u mbyll edhe protesta e 110-të e zhvilluar kundër qeverisë Rama.




