Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Përplasja për pagat e drejtësisë/ Kuvendi miraton propozimin e PS për rritje me 2%. Gjyqtarët dhe prokurorët kundër
Politikë

Përplasja për pagat e drejtësisë/ Kuvendi miraton propozimin e PS për rritje me 2%. Gjyqtarët dhe prokurorët kundër

• 18 Shtator, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Me 84 vota pro, Kuvendi miratoi formulën e re për pagat e magjistratëve, por përplasja mes qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë vijon.

Projektligji i miratuar nga mazhoranca parashikon një rritje të pagës referuese me rreth 8,500 lekë. Kjo shifër është kundërshtuar nga magjistratët, ndërsa KLGJ dhe KLP kanë mbështetur një kërkesë për rritje prej afro 80 mijë lekësh, pra rreth 9 herë më të lartë.

Debati në Kuvend u shoqërua me polemika mazhorancë-opozitë, ndërsa në qendër të diskutimeve ishte edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për formulën e pagave.

Read more:“Një puç kushtetues”/ Bardhi për pagat e magjistratëve: Po sfidoni Kushtetutën, vota jonë do të jetë kundër

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama, duke iu referuar rolit të Gjykatës Kushtetuese, deklaroi se ajo ka të drejtë të rrëzojë një ligj nëse konstaton se bie ndesh me Kushtetutën, por nuk mund t’i diktojë Kuvendit formulën që duhet të miratojë.

“Gjykata Kushtetuese është arbitri. Ajo mund ta ndalojë lojën, mund të konstatojë shkeljen, mund ta anulojë golin, por nuk mund ta marrë topin dhe të thotë – topi është imi, penalltinë do ta gjuaj unë”, tha Rama.

Kryeministri kritikoi gjithashtu shoqatat e gjyqtarëve dhe trupën gjyqësore, duke folur për atë që e cilësoi si lëvizje të koordinuara mes tyre.

Read more:Ngërçi me pagat/ Administrativja urdhëron Financat dhe Thesarin: Ekzekutoni listëpagesat për GJKKO-në! Ende në shqyrtim ankimet e gjykatave të tjera

“Të thuash që në atë datë lindi befas një pushtet tjetër, i cili përcaktoi atë që në fakt mund ta përcaktojë vetëm ligji, dhe nga ana tjetër të shohësh një ndërveprim shoqatash me trupën gjyqësore të Shqipërisë, të shohësh lëvizje të koordinuara, të shohësh këtë organizim është jashtëzakonisht shqetësuese. Të gjitha zhvillimet në këtë drejtim janë zhvillime që e dëmtojnë Republikën e Shqipërisë, nuk janë zhvillime që e ndihmojnë”, u shpreh Rama.

Nga ana tjetër, opozita akuzoi mazhorancën se formula e miratuar nuk respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Partia Demokratike e cilësoi projektligjin “puç kushtetues” dhe votoi kundër tij.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha se Gjykata Kushtetuese i kishte dhënë Kuvendit një afat katërmujor për zgjidhjen e çështjes, përpara se vendimi për shfuqizimin e ligjit të pagave të hynte në fuqi.

Read more:Pagat e magjistratëve/ Bojkoti në Gjykatën e Kukësit lë qytetarët pa shërbime: Po tallen me ne, a ka shtet apo s’ka shtet?

“Gjykata Kushtetuese i dha Kuvendit katër muaj kohë që ta zgjidhte çështjen përpara se vendimi i saj për shfuqizimin e ligjit të pagave të hynte në fuqi. Pra, u tregua tërësisht e përgjegjshme, ndryshe nga ty dhe nga ky Kuvend që u tregua tërësisht i papërgjegjshëm”, deklaroi Bardhi.

Kriza për pagat e sistemit të drejtësisë u përshkallëzua pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re të pagave, brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Pas përfundimit të këtij afati, KLGJ dhe KLP vendosën që, nga 1 gushti, paga referuese të llogaritej mbi bazën e 222,425 lekëve, ndërsa parashikuan edhe 14 mijë lekë shtesë për kualifikimin.

Read more:“TIMAK mori 10 mln euro nga ministria e Mbrojtjes!” – Balliu: Arjeta Puca bashkëpunoi me Ron Yeffet! Ai foli me Ballukun për…

Megjithatë, Ministria e Financave nuk i ekzekutoi listëpagesat me këtë përllogaritje, duke argumentuar se përcaktimi i pagave është kompetencë e Kuvendit.

Kështu, edhe pas miratimit të formulës së re me 84 vota, çështja e pagave të magjistratëve mbetet në qendër të përplasjes mes mazhorancës, institucioneve të drejtësisë dhe opozitës.

Lexo edhe
Politikë

“S’janë sardele!”/ Zhupa denoncon kushtet në kopshte dhe çerdhet e Sarandës: 70 fëmijë në një klasë! Bashkia të marrë masa urgjente!

Politikë

“Familjet marrin borxh për të mbyllur muajin”/ Tabaku: Paratë publike shkojnë te të privilegjuarit pranë qeverisë

Tags: #Edi Rama #gazment bardhi #Gjykata #gjykata kushtetuese #gjyqtarët #klgj #KLP #kuvend

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “S’janë sardele!”/ Zhupa denoncon kushtet në kopshte dhe çerdhet e Sarandës: 70 fëmijë në një klasë! Bashkia të marrë masa urgjente!
  • “Familjet marrin borxh për të mbyllur muajin”/ Tabaku: Paratë publike shkojnë te të privilegjuarit pranë qeverisë
  • Von der Leyen viziton Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut, lë jashtë Serbinë dhe Bosnjën
  • 61 bashki, 312 njësi administrative/ Raporti zbardh problemet që duhet të adresojë Reforma Territoriale
  • Qytetarët nuk e ndalin aksionin dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës, mbahet sot protesta e 112-të
Nga të njëjtat tag-e
  • Qytetarët nuk e ndalin aksionin dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës, mbahet sot protesta e 112-të
  • Revolta nuk ndalet/ Protesta e 111-të kundër Ramës! Qytetarët marshojnë në Tiranë, thirrje për dorëheqjen e Ramës: Arrestoni Ballukun
  • “Akti i fundit ndaj gjyqësorit” – Muçollari: Një hap tjetër drejt ëndrrës së arkitektit holandez që e donte Ramën mbret
  • Censura ndaj “Revolucionit Flamingo”/ Eurodeputetët kërkojnë hetim urgjent për “META”-n pas bllokimit masiv të llogarive që raportonin protestat në Shqipëri
  • 111-të ditë revoltë, qëndresë/ Marshim-protestë në rrugët e Tiranës: Edi Rama jepe dorëheqjen
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur! Arrestohen 3 autorët e dyshuar, VIDEO e sulmit me thikë brenda berberhanes 18 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen (VIDEO) 18 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Nuk votojmë se s’është Agroni”, Shehaj për ironinë e Ballës: I plas shpirti?! Taulanti nuk del dot në rrugë. Ja pse Rama s’më do në Kuvend 8 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “SPAK bëj gati prangat”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jep dorëheqjen! 8 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë Rama pas miratimit të ligjit për pagat e magjistratëve thirrje krerëve të institucioneve të drejtësisë: Të ulemi në një tryezë pune për një zgjidhje afatgjatë 6 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë FOTOLAJM/ “SPAK përgatit prangat për…”, mesazhet pikante në protestën e 110 kundër Ramës: Populli pa bukë, Belinda me vila… 6 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “SPAK bëj gati prangat!”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jepe dorëheqjen! 6 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“S’janë sardele!”/ Zhupa denoncon kushtet në kopshte dhe çerdhet e Sarandës: 70 fëmijë në një klasë! Bashkia të marrë masa urgjente!

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar nga Saranda situatën në disa kopshte dhe çerdhe në nisje…

• 22 minuta më parë • 4 min lexim
Politikë

“Familjet marrin borxh për të mbyllur muajin”/ Tabaku: Paratë publike shkojnë te të privilegjuarit pranë qeverisë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e lidhi rritjen e kostos së jetesës me korrupsionin dhe mënyrën si…

• 1 orë më parë • 5 min lexim
Politikë

Von der Leyen viziton Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut, lë jashtë Serbinë dhe Bosnjën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nuk do të vizitojë Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën gjatë turit të…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by