Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Përse nuk hetohet si u nxor rrufeshëm News24 nga Kayo?”, Këlliçi flet për skemë korrupsioni në shëndetësi: Konsulli ynë në Izrael do të bëhet si Ron Yeffet
Politikë

“Përse nuk hetohet si u nxor rrufeshëm News24 nga Kayo?”, Këlliçi flet për skemë korrupsioni në shëndetësi: Konsulli ynë në Izrael do të bëhet si Ron Yeffet

• 18 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, foli për një sërë akuzash ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke u ndalur edhe ngjarja e paprecedentë me News24, ku kompania Kayo nxori punonjësit e televizionit nga godina. Në një intervistë për emisionin “Minuta e Parë” në News24 me Ola Brukon, Këlliçi tha se çështja “Albanian Files” është dërguar në SPAK nga PD-ja dhe aktivistë të protestës. Këlliçi akuzoi Ramën se, sipas tij, e drejton shtetin duke mos respektuar institucionet dhe ligjin. Ai iu referua edhe debateve të kryeministrit me opozitën në Kuvend, duke thënë se Rama e konsideron pjesëmarrjen në seancat parlamentare si “angari”.

“Kur zoti Bardhi i tha: në një vit legjislaturë keni ardhur vetëm pesë herë, përgjigjja e Ramës ishte: edhe aq kam ardhur shumë, se nuk e meritoni. Ky e sheh si angari këtë gjë, nuk e njeh ligjin dhe institucionet. Sot kemi të bëjmë me autokrat”, deklaroi Këlliçi. Më tej, ai foli për çështjen e Kayo-s dhe akuzat lidhur me 34 milionë euro, duke pretenduar se këto para kanë përfunduar te Ron Yeffet. Këlliçi ngriti pyetje mbi origjinën e pronës dhe arsyet se përse, sipas tij, nuk lejohet hetimi parlamentar. “Rama thotë se te Kayo nuk ka veprimtari korruptive. 34 milionë eurot që kanë shkuar në xhepat e Yeffet, janë dhënë sipas tij në mënyrë të rregullt. Por pse nuk e lejon ky hetimin? Origjina e pronës?”, tha ai.

Read more:Përplasja për pagat e drejtësisë/ Kuvendi miraton propozimin e PS për rritje me 2%. Gjyqtarët dhe prokurorët kundër

Këlliçi iu referua edhe largimit të News24 nga ambientet e Kayo-s, për t’iu dhënë Roni Yeffet. “Edhe punonjësin e këtij televizioni të nderuar u nxorën me dhunë, në një mëngjes vere, në mënyrë të rrufeshme, duke ia dhënë Kayo-s, Roni Yeffet”, u shpreh ai. Ai kërkoi gjithashtu transparencë për çështjen, duke ngritur pyetje mbi arsyet përse, sipas tij, Rama nuk lejon ngritjen e një komisioni parlamentar për të shqyrtuar këtë çështje.

Read more:Denoncimi i Ahmetajt/ “Ministrinë e Energjetikës ma lini mua” – Përgjimi i ri për Ron Yeffet: Mos nisni asnjë letër zyrtare, merrem unë me ta. Shkoni në Vlorë për gazin

“Nëse aty është transparencë çdo gjë, për të rritur teknologjinë tonë ushtarake, përse Rama nuk e lejon këtë komision, që të vijë ministri i Mbrojtjes, dhe të thotë dhe të flasin për krenaritë e tyre”, deklaroi Këlliçi. Më tej, ai pretendoi se skema të ngjashme mund të shtrihen edhe në sektorin e shëndetësisë, duke përmendur emrin e Sani Sanilevich dhe lidhje që, sipas tij, kanë të bëjnë me sektorin bankar dhe përfaqësimin diplomatik të Shqipërisë në Izrael.

Read more:“TIMAK mori 10 mln euro nga ministria e Mbrojtjes!” – Balliu: Arjeta Puca bashkëpunoi me Ron Yeffet! Ai foli me Ballukun për…

“Këto skema do të shtrihen dhe në shëndetësi. Është Sani Sanilevich, i njëjti individ te banka e parë digjitale në vend, Yet Bank, konsulli ynë në Izrael. Sot kemi paraqitur dhe janë paraqitur nga Bozdo dhe Kaso disa nisma tona ligjore për të parandaluar skemat mashtruese te qytetarët”, tha Këlliçi. Në përfundim, ai deklaroi se opozita do të vijojë të hetojë politikisht çështjen dhe akuzoi qeverinë për një skemë që e cilësoi korruptive. “Ne do ta atakojmë këtë skemë politike korruptive, përmes Kayo-s, duke bërë hetimet tona”, përfundoi Këlliçi.

Read more:Sot seancë plenare, PD kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës: Hiqni ligjin për pagat e magjistratëve, duhet të vijojnë konsultimet

Lexo edhe
Politikë

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Politikë

“Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?

Tags: #Banka #Edi Rama #euro #institucionet #Izrael #kayo #Komision #Kompania

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
  • “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër
  • “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë
Nga të njëjtat tag-e
  • Populli dhe banda me uniformë – Blog
  • Priten pishat në Korçë për ndërtimin e Liceut Francez, aktivisti: Masakër mjedisore, transparencë nga institucionet! Kryebashkiaku Filo: Projekt i Fondit të Zhvillimit
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen? 3 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Populli dhe banda me uniformë – Blog 3 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO) 2 lexime · 13 orë më parë
  6. 06
    Politikë Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit 2 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Sociale Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi zgjedhjet në Serbi, ku Vuçiç…

• 13 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, i ftuar në Prime News24 komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin

Bashkimi Europian duhet të marrë përgjegjësi përballë zhvillimeve në Shqipëri dhe t’i kërkojë llogari kryeministrit Edi Rama për…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin