Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. ‘The Independent’ rekomandon Shqipërinë: Plazhe si në Maldive, më lirë se Greqia e Kroacia
Sociale

‘The Independent’ rekomandon Shqipërinë: Plazhe si në Maldive, më lirë se Greqia e Kroacia

• 19 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shqipëria është përfshirë nga gazeta britanike “The Independent” mes 10 destinacioneve europiane që turistët mund të zgjedhin për të shmangur radhët e gjata të shkaktuara nga sistemi i ri i hyrje-daljeve në zonën Shengen (EES).

Në artikullin e saj, gazeta shkruan se sistemi i ri, i cili kërkon regjistrimin e të dhënave biometrike të udhëtarëve, si shenjat e gishtërinjve dhe fotografia e fytyrës, ka sjellë vështirësi në disa pika kufitare. Ndërsa disa destinacione e kanë zbatuar pa probleme të mëdha, në të tjera turistët janë përballur me pritje disaorëshe, që në rastet më të këqija kanë arritur deri në pesë orë.

Sipas gazetës britanike, Europa ofron një larmi të madhe destinacionesh që mund të arrihen me vetëm pak orë udhëtim, por pritjet e gjata në kufi mund t’ua prishin turistëve fillimin e pushimeve. Për këtë arsye, ajo sugjeron disa vende që nuk janë pjesë e zonës Shengen dhe ku nuk zbatohet sistemi EES, mes tyre edhe Shqipërinë.

Read more:Kardinali Ernest Simoni kremton meshë në gjuhën shqipe në Virxhinia, bashkon komunitetin shqiptar në SHBA

Shqipëria, plazhe si në Maldive dhe pushime më ekonomike

E njohur si “sekreti më i ruajtur i Europës”, Shqipëria është shndërruar vitet e fundit në një alternativë më ekonomike se Greqia dhe Kroacia, shkruan The Independent.

Riviera Shqiptare, ofron plazhe që ngjasojnw me Maldivet, me rërë të bardhë dhe ujëra ngjyrë bruz. Ksamili dhe Himara përmenden si dy nga destinacionet më të njohura bregdetare.

Read more:“Protesta është zgjeruar”/ Aulon Kalaja: Në Poliçan u dogjën teserat e PS, nuk kishte ndodhur as me Enverin. Do të kemi mesazhe shumë të forta nga ambasada e SHBA…

Por Shqipëria nuk ofron vetëm pushime në plazh. Për turistët që preferojnë natyrën dhe aventurën, gazeta rekomandon Alpet Shqiptare pwr ecje mes peizazheve mbresëlënëse.

Një prej itinerareve të veçuara është kalimi i Qafës së Valbonës, një shteg rreth 16 kilometra i gjatë, që ofron pamje panoramike të maleve dhe shkëmbinjve gëlqerorë.

Për ata që preferojnë turizmin urban, The Independent sugjeron Tiranën si një destinacion ekonomik për një udhëtim të shkurtër.

Read more:Foto/ Tragjedia në Maldive, pamjet brenda “Shpellës së Peshkaqenëve” zbulojnë terrin ku humbën jetën pesë zhytësit italianë

Kryeqyteti shqiptar ofron një ndërthurje ndërtesash shumëngjyrëshe, nga periudha osmane dhe ajo sovjetike, deri te ndërtimet moderne me arkitekturë të veçantë.

Përveç Shqipërisë, The Independent rekomandon edhe Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë-Hercegovinën, Serbinë, Moldavinë, Qipron, Irlandën dhe Mbretërinë e Bashkuar si destinacione ku turistët mund të shmangin kontrollet EES në kufijtë e tyre.

Lexo edhe
Sociale

Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)

Sociale

Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)

Tags: #alpet shqiptare #Europa #Fotografia #Greqia #Kroacia #Kryeqyteti #maldive #shqiperia turistike #Turizmi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)
  • Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
  • Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër
Nga të njëjtat tag-e
  • Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja
  • Rënia e euros krizë për bizneset, turistët vijnë por lokalet e hotelet në jug humbasin miliona nga zhvlerësimi i euros
  • “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut
  • Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 7 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të mërkurë një video që prezanton investimet infrastrukturore në qarkun e Lezhës,…

• 21 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)

Një grup protestuesish kanë hyrë brenda ambienteve të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe u kanë bërë thirrje studentëve…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
Sociale

Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)

Një stadium i vogël dhe fushë futbolli po ndërtohet në Katund të Ri në Durrës. Kryeministri Edi Rama…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin