Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Foto/ Tragjedia në Maldive, pamjet brenda “Shpellës së Peshkaqenëve” zbulojnë terrin ku humbën jetën pesë zhytësit italianë
Botë

Foto/ Tragjedia në Maldive, pamjet brenda “Shpellës së Peshkaqenëve” zbulojnë terrin ku humbën jetën pesë zhytësit italianë

• 23 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pamje të reja të publikuara nga brenda të ashtuquajturës “Shpella e Peshkaqenëve” në Maldive kanë hedhur dritë mbi kushtet ekstreme ku humbën jetën pesë zhytës italianë gjatë një ekspedite nënujore.

Pamjet, të publikuara fillimisht në Instagram nga organizata DAN Europe, tregojnë një sistem të ndërlikuar shpellash nënujore, ku drita depërton vetëm në hyrje, ndërsa pjesët e brendshme zhduken plotësisht në errësirë dhe në sedimente të trazuara që e bëjnë orientimin pothuajse të pamundur, shkruan Corriere.

Fotografitë janë realizuar nga zhytësi finlandez Sami Paakkarinen, pjesë e ekipit të kërkim-shpëtimit që arriti të nxjerrë trupat e viktimave nga thellësia mbi 60 metra.

Sipas ekspertëve, shpella nuk është shumë e gjatë, rreth 200 metra, por është jashtëzakonisht e vështirë për t’u naviguar. Ajo përbëhet nga një hyrje e gjerë, një korridor i ngushtë dhe një zgjerim i dytë ku dukshmëria bie pothuajse në zero.

Read more:“Mallkimi” i Maldiveve, ndërron jetë një prej zhytësve që mori pjesë në gjetjen e trupave të pesë italianëve

Zhytësi Paakkarinen e përshkroi zonën si një mjedis “shumë sfidues dhe të rrezikshëm”, duke theksuar se siguria e ekipit të shpëtimit ishte prioritet absolut gjatë operacionit.

Pesë zhytësit italianë dyshohet se janë futur vullnetarisht në shpellë, por kanë humbur orientimin gjatë kthimit. Sipas hetimeve paraprake, ata nuk janë tërhequr nga rryma, por janë ngatërruar në një sistem tunelesh ku një prej daljeve dukej e mbyllur nga sedimenti, ndërsa një tjetër rezultonte pa dalje reale.

Në atë pikë, grupi besohet se ka konsumuar oksigjenin e bombolave rekreative dhe nuk ka mundur të dalë më në sipërfaqe.

Read more:Gianni Infantino uron FFK-në për 10-vjetorin e anëtarësimit në FIFA përmes një postimi

Sipas raportimeve, zhytja është kryer me bombola standarde ajri, të përshtatshme për zhytje rekreative, jo për thellësi mbi 60 metra ku kërkohen përzierje speciale gazi si trimix.

Ekspertët theksojnë se në këto kushte, koha e qëndrimit në thellësi është shumë e kufizuar, vetëm disa minuta, duke e bërë çdo gabim orientimi fatal.

Trupat e katër prej viktimave u gjetën në të njëjtën zonë të shpellës, ndërsa një tjetër u nxor më herët. Autoritetet kanë sekuestruar pajisje elektronike dhe pajisje zhytjeje për hetime të mëtejshme.

Read more:SPAK godet grupin e strukturuar kriminal për trafik heroine në Shqipëri dhe Danimarkë, dy të arrestuar

Një ekip finlandez ka realizuar operacionin e nxjerrjes së trupave, duke theksuar se në fillim kishte vështirësi për t’i lokalizuar në zonën e parë të shpellës.

Ekspertët e zhytjes kanë bërë thirrje që autoritetet maldiviane të rishikojnë rregullat për zhytjet rekreative, të hartojnë saktë hartën e shpellave nënujore dhe të ndajnë qartë aktivitetet rekreative nga ato teknike.

Sipas tyre, vetëm trajnimi i duhur dhe pajisjet profesionale mund të shmangin tragjedi të ngjashme në të ardhmen.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Drita #Europë #Foto #Gazi #hetime #Instagram #maldive #Organizata

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • “Prezencë masive në Parlament më 10, 17 dhe 24 shtator”/ Mesazhet pikante nëpërmjet pankartave në protestën e 85 kundër Ramës: Shqipëria kërkon ndryshim (FOTO)
  • Aksidentoi për vdekje biçiklistin në Durrës dy ditë më parë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari! Report Tv siguron foton e viktimës (EMRI)
  • Inflacioni shqiptar kalon Eurozonën, arrin në 3.4%, ushqimet, transporti dhe shërbimet rëndojnë buxhetet familjare
  • ‘Ushtarët izraelitë dogjën pallatin’/ Si u përdor zjarri në Vlorë për propagandë anti-izraelite, historia nisi nga një profil satirik
  • “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 20 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 14 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 12 lexime · 5 orë më parë
  7. 07
    Politikë Takimi dy-ditor në Pogradec / Rama mbledh drejtuesit e PS-së dhe ministrat në prag të sesionit të ri politik 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by