Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Ngërçi i pagave/ SPAK me sekuestrime te Dega e Thesarit! Klodiana Lala: Edi Rama kreu “puç” me Kushtetuesen për të mbuluar hallet e mëdha me protestat dhe përgjimet
Politikë

Ngërçi i pagave/ SPAK me sekuestrime te Dega e Thesarit! Klodiana Lala: Edi Rama kreu “puç” me Kushtetuesen për të mbuluar hallet e mëdha me protestat dhe përgjimet

• 19 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Prokuroria e Posaçme ka thelluar hetimet lidhur me çështjen e pagave të sistemit të drejtësisë, duke kryer veprime direkte në strukturat e Ministrisë së Financave. Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur lëvizjet e fundit të SPAK-ut, si dhe ka analizuar prapaskenat politike të përplasjes mes ekzekutivit dhe institucioneve të drejtësisë.

Sipas gazetares, hetimet po zhvillohen me intensitet të lartë rreth funksionarëve të lartë financiare.

Read more:Qëndresë, rezistencë, 107 ditë revoltë/ Pas ndalimit te Blloku i Sigurisë dhe Prokuroria e Tiranës, protestuesit vijojnë sërish marshimin në rrugët e kryeqytetit

“SPAK ka marrë në pyetje drejtoreshën e Thesarit, ka bërë sekuestrime e hetime në Ministrinë e Financave, në degën e Thesarit. Pra kemi një angazhim maksimal nga SPAK për çështjen e pagave. Unë mendoj që sigurisht është një hetim i çelur për shpërdorimet e tyre mbi bazën e një kallëzimi të bërë ndaj ministrit të Financave, zotit Malaj, por edhe një sërë zyrtarëve të tjerë përfshirë sekretarin e përgjithshëm, drejtoreshën e degës së Thesarit e të tjerë me radhë,” raportoi Lala.

Lala u ndal veçanërisht te qëndrimi i kryeministrit Edi Rama ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si një precedent të rëndë institucional.

Read more:Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij! Del pas 3 orësh në SPAK Igli Tare, çfarë deklaroi për gazetarët

“Ajo çfarë lë një shije të hidhur është që së pari zoti Rama bëri një puç institucional duke mos zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Gjyqtarët kanë të drejtën e tyre dhe mundësinë e tyre për të folur. Së dyti, më duket që zoti Rama gjithë këtë histori e bëri qëllimisht për shkak të halleve shumë të mëdhaja që ka, për shkak të skandaleve që po dalin për KAYO-n, për shkak të audio-përgjimeve që ka publikuar Arben Ahmetaj, dyshime se mund të ketë patur trafik të armëve e të tjerë me radhë,” deklaroi ajo.

Ajo shtoi se përplasja me drejtësinë u shfrytëzua si mjet për të devijuar vëmendjen nga presioni i rrugës:

Read more:Revolta nuk ndalet/ Protesta e 111-të kundër Ramës! Qytetarët marshojnë në Tiranë, thirrje për dorëheqjen e Ramës: Arrestoni Ballukun

“Mua më ngjan që zoti Rama e krijoi gjithë këtë debat artificial dhe të papranueshëm me njerëzit e drejtësisë për të shmangur vëmendjen… Në asnjë vend normal dhe nga asnjë kryeministër në vendin më të humbur të planetit nuk mund të refuzohet zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese… Vetëm kjo frazë ‘më kallëzoni mua se unë jam këtu mbrapa’ më bëri të dyshoj që po, ai është arkitekti që i duhet një debat për shkak se ka në muajin e katërt protesta masive në rrugët e Tiranës ku kërkohet dorëheqja e tij.”

Lala nënvizoi gjithashtu absurditetin e pozicionimit të mazhorancës në lidhje me ligjin e pagave:

Read more:SPAK nis hetim për çështjen e pagave të magjistratëve, sekuestron praktikat te Ministria e Financave

“Kush e miratoi ligjin për pagat e gjyqtarëve? Vetë mazhoranca e bëri në atë kohë sepse kishin frikën e ndërkombëtarëve dhe për t’u dukur të mirë në sytë e tyre… Ne s’mund të barazojmë kurrsesi gjyqtarin dhe prokurorin me mësuesin apo dikë tjetër, sepse kur i bie çekiqit ai vendos për jetën e gjithë secilit. Edi Rama mund të mos e kishte miratuar atë ligj, por jo të sabotojë dhe të mos zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.”

Lexo edhe
Politikë

VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje

Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Tags: #arben ahmetaj #Edi Rama #gjyqtarët #hetime #kayo #pagat #Prokuroria #Protesta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
Nga të njëjtat tag-e
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale – Ide 4 lexime · 1 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje

Pas debatit të tensionuar dhe gati në përplasje fizike në studion e emisionit “Prime News24”, Sekretari i Përgjithshëm…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Studentët në protestë kanë njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare këtë të shtunë, më 7 nëntor, në…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Deputetja e pavarur dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka komentuar në emisionin “Prime News24” përplasjen mes…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin