Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Kontrabandë nga Greqia me autobus, arrestohen dy 43-vjeçarë në Gjirokastër! U kapën me 22 mijë euro, 100 steka cigare dhe mallra të fshehura
Kronikë

Kontrabandë nga Greqia me autobus, arrestohen dy 43-vjeçarë në Gjirokastër! U kapën me 22 mijë euro, 100 steka cigare dhe mallra të fshehura

• 20 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dy 43-vjeçarë nga Tirana janë arrestuar në aksin Kakavijë-Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar me autobus mallra të kontrabanduara nga Greqia.

Gjatë kontrollit, policia gjeti të fshehura 22 695 euro dhe 100 steka cigare, ndërsa në bagazh u zbuluan produkte ushqimore, medikamente dhe 13 thasë me veshje të markave të ndryshme.

Në kuadër të operacionit të koduar “Akciza 3”, u sekuestruan mallrat, autobusi dhe një telefon celular.

Read more:‘Nëse duam turizëm elitar duhet të kemi resorte’, eksperti: Protestat kanë ndikuar në anulimin e udhëtimeve, turistët nuk shohin emrin e hotelit, por review-t

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, pas informacioneve të marra nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajonale Vlorë-Gjirokastër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, goditën një rast të kontrabandimit të mallrave nga Greqia.

Për këtë rast u vunë në pranga shtetasit O. L., 43 vjeç, dhe M. D., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në aksin rrugor “Kakavijë-Gjirokastër”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar autobusin që këta shtetas e drejtonin me radhë. Gjatë kontrollit në autobus janë gjetur të fshehura, në vende të mbyllura, 100 steka me cigare dhe 22 695 euro, si dhe, në bagazh, janë gjetur kuti me produkte të ndryshme deti dhe mishi, produkte bulmeti, kuti me medikamente dhe 13 thasë me veshje të markave të ndryshme, si dhe mallra të tjera, të cilat dyshohet se këta shtetas i kanë kontrabanduar nga Greqia.

Read more:Rama flet për Becchettin: Do të marrë zero lekë nga shteti shqiptar. Paratë që i janë marrë Albcontrol-it do të rikthehen!

Mallrat, autobusi dhe 1 aparat celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të rastit dhe për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale”, njofton Policia.

Read more:Shkodër/ U kapën në një lokal me armë zjarri dhe lëndë narkotike, tre të arrestuar! Mes tyre edhe dy 18-vjeçarë (EMRAT+VIDEO)

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Sarandë, 44-vjeçari ekzekutohet në mes të qytetit nga 2 persona me motor dhe skafandra! Plagoset edhe një kalimtar (EMRI+VIDEO)

Kronikë

Sarandë, 44-vjeçari ekzekutohet në mes të qytetit nga 2 persona me motorë dhe skafandra! Plagoset edhe një kalimtar (EMRI+VIDEO)

Tags: #Aparat #autobus #Autobusi #Cigare #Deti #euro #Gjirokaster #kakavije #Kontrabandë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Sarandë, 44-vjeçari ekzekutohet në mes të qytetit nga 2 persona me motor dhe skafandra! Plagoset edhe një kalimtar (EMRI+VIDEO)
  • Sarandë, 44-vjeçari ekzekutohet në mes të qytetit nga 2 persona me motorë dhe skafandra! Plagoset edhe një kalimtar (EMRI+VIDEO)
  • Sarandë, 44-vjeçari ekzekutohet në mes të qytetit nga 2 persona me motorë dhe skafandra! Plagoset edhe një kalimtar (EMRI+VIDEO)
  • Sarandë, 44-vjeçari ekzekutohet në mes të qytetit nga 2 persona me motorë dhe skafandra! Plagoset edhe një kalimtar (EMRI+VIDEO)
  • Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura në Komitetin Ushtarak të NATO-s: Vijojmë mbështetjen për mbrojtjen e Ukrainës
Nga të njëjtat tag-e
  • Replika në Kuvend e Tedi Blushit me kryeministrin Rama: Shqiptarët nuk kanë hallin e pagës së gjyqtarëve, por të 16 miliard eurove që mungojnë në buxhet në një mandat qeverisës!
  • “Apartamente, vila, makina, jahte, prona, euro, lekë dhe…”/ Ish-deputeti Halit Valteri ‘godet’ Ballukun: Duhet t’i vendosim kufi kësaj kuçedre që ha burra dhe po përpin pushtetin
  • “Mbështetje të plotë nga SHBA”/ Berisha: Lufta kundër narkoshtetit dhe trafiqeve, në fokus të takimeve tona
  • “Apartamente, vila, makina, jahte, prona, euro, lekë dhe…”/ Ish-deputeti Halit Valteri ‘godet’ Ballukun: Duhet t’i vendosim kufi kësaj kuçedre që po përpin pushtetin dhe njerëzit
  • “Përse nuk hetohet si u nxor rrufeshëm News24 nga Kayo?”, Këlliçi flet për skemë korrupsioni në shëndetësi: Konsulli ynë në Izrael do të bëhet si Ron Yeffet
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Burri vret me thikë gruan në shtëpinë e vajzës, kapet në Kamëz pas arratisë! 58-vjeçarja po kujdesej për dy nipërit e mitur (EMRAT+VIDEO) 44 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Reagimi i Ramës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, hipokrizi”/ Bytyçi: Duhet të kërkojë ndjesë, mori helikopterin drejt Prishtinës dhe ndikoi për miratimin e Gjykatës Speciale 12 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Politikë “SPAK bëj gati prangat”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jep dorëheqjen! 9 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar! Ende nuk dihen rrethanat 8 lexime · 2 orë më parë
  5. 05
    Politikë “SPAK bëj gati prangat!”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jepe dorëheqjen! 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama pas miratimit të ligjit për pagat e magjistratëve thirrje krerëve të institucioneve të drejtësisë: Të ulemi në një tryezë pune për një zgjidhje afatgjatë 6 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! I arrestuar në 2017-ën për dhunë në familje (EMRAT+VIDEO) 6 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Sarandë, 44-vjeçari ekzekutohet në mes të qytetit nga 2 persona me motor dhe skafandra! Plagoset edhe një kalimtar (EMRI+VIDEO)

SARANDË– Artan Myrtaj, 44 vjeç, sapo ishte ulur për të pirë kafen e mëngjesit në qendër të Sarandës,…

• 17 minuta më parë • 6 min lexim
Kronikë

Sarandë, 44-vjeçari ekzekutohet në mes të qytetit nga 2 persona me motorë dhe skafandra! Plagoset edhe një kalimtar (EMRI+VIDEO)

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në qendër të Sarandës, pranë ish-agjencisë së vjetër, ku ka mbetur…

• 60 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Sarandë, 44-vjeçari ekzekutohet në mes të qytetit nga 2 persona me motorë dhe skafandra! Plagoset edhe një kalimtar (EMRI+VIDEO)

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në qendër të Sarandës, pranë ish-agjencisë së vjetër, ku ka mbetur…

• 60 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by