Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. U akuzua se po i thurte lavde Enver Hoxhës, Florika Ngucaj ‘masakrohet’ në rrjet! Lidhja e Shkrimtarëve: U nxor nga konteksti! Korreshi: Poezia s’duhej recituar (VIDEO)
Sociale

U akuzua se po i thurte lavde Enver Hoxhës, Florika Ngucaj ‘masakrohet’ në rrjet! Lidhja e Shkrimtarëve: U nxor nga konteksti! Korreshi: Poezia s’duhej recituar (VIDEO)

• 20 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ditën e shtunë, Florika Ngucaj u ‘masakura’ në rrjete sociale për shkak të një videoje nga një nga një aktivitet në Bibliotekën e Lushnjës, ku ajo recitonte vargjet “Për Enverin, yll e dritë…”, të cilat u komentuan gjërësisht si lavde për diktatorin komunist.

Fragmenti ishte shkëputur nga një video më e gjatë ku Ngucaj, po tregonte një episod nga fëmijëria e saj, për të rrëfyer se si regjimi komunist i detyronte edhe fëmijët e familjeve të persekutuara të recitonin poezi propagandistike.

“Kur isha në shkollën 8-vjeçare vdiq diktatori. Unë isha nxënësja më e mirë. Vdiq diktatori dhe duhej të isha më e mirë. Babi, që e kishte të vrarë babanë nga diktatori, bëri një poezi aq të mirë e aq të bukur. Unë isha e tmerruar. Duhej ta mësoja përmendësh, se po të bëja figurë të keqe thoja se babin mund ta fusnin në burg. E mbaj mend si sot atë poezi”, rrëfeu ajo para se të recitonte pozinë e ‘famshme’.

Read more:Braktisi PS për protestën! Deputetja Marjana Koçeku tregon nëse ka pasur kontakte me Ramën

Por videot e shpërndara në rrjet nuk e kishin këtë pjesë të shpjegimit por vetëm pjesën e vargjeve pro Hoxhës. Florika është vajza e shkrimtarit Neki Ngucaj, familja e të cilit është persekutuar dhe internuar gjatë regjimit komunist. Aktiviteti, sipas Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Lushnjes, kishte pikërisht “qëllim të tregonte traumën e diktaturës që ka vuajtur kjo familje”

Në një sqarim në rrjete sociale Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Lushnjës insistoi se videoja është shkëputur nga konteksti.

Read more:“Ka momente kur drama personale bëhet e vogël para çështjes kombëtare”, Veliaj për vendimin e Hagës: Do propozoj që Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi të shpallen qytetarë nderi të Tiranës

“Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, Lushnjë ka organizuar një aktivitet letrar-artistik i cili mblodhi bashkë intelektual dhe tenorë. Familja Ngucaj janë familje e persekutuar dhe të internuar. Të vuajtur dhe të detyruar të largohen jashtë vendit ata shprehen se plagët e regjimit i ndjejnë edhe sot. Vajza e tij Flora shprehet me ironi të thellë sesi komunizmi jo vetëm i vrau gjyshin, i persekutoi si familje por i përdhosi ndjenjat deri sa u detyrua të recitojë një poezi për Enverin se në të kundërt i burgosej babai. Frika, tmerri dhe trauma e regjimit reflektohet edhe në poezinë e tij. Lutem portaleve dhe medias përtej dëshirës për klikime dhe vlera sipërfaqësore t’i kthejnë sytë në elementin thelbësor të medias: Vërtetësi e lajmit” thuhet në reagim.

Edhe kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, reagoi për këtë çështje duke sqaruar se aktiviteti nuk ishte organizuar nga Bashkia, por nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, në kuadër të promovimit të librit të Neki Ngucajt, dhe se recitimi ishte pjesë e një dëshmie për indoktrinimin gjatë diktaturës, jo një aktivitet për glorifikimin e Enver Hoxhës.

Read more:Skandali i KAYO-s/ Këlliçi: Rama trafikant ndërkombëtar armësh, Roni Yeffet nuk ngopet me pasuritë publike të Shqipërisë

Pavarësisht sqarimeve të organizatorëve, të Florika Ngucajt dhe të kryebashkiakes Eriselda Sefa, debati nuk është shuar.

Deputeti demokrat Saimir Korreshi i cili pati kritika për recitimin e poezisë në një institucion shtetëror tha të dielën se, edhe nëse videoja është shkëputur nga konteksti, recitimi i një poezie për Enver Hoxhën nuk duhej të lejohej në një institucion publik.

Read more:“Ora e Pritjes” në Hagë/ Qindra shqiptarë nga Kosova dhe Disapora mblidhen në mbështetje të krerëve të UÇK-së, nesër pritet vendimi

“Qëndrimi im është i palëkundur. Të jesh i përndjekur nuk të jep të drejtën të recitosh në institucione shtetërore. Përfaqësuesit e institucionit që janë prezent nuk duhet ta lejojnë, pavarësisht çfarë quajnë ata kontekst”, tha ai të dielën

U.D/Shqiptarja.com

    TAG:

  • Saimir Korreshi
  • Florika Ngucaj
  • enver hoxha
Sa e vlerësoni këtë artikull?

★
★
★
★
★


0.0 / 5 (0 vlerësime)

Faleminderit!


LAJMET MË TË VLERËSUARA

Lexo edhe
Sociale

Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)

Sociale

Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)

Tags: #Aktivitet #Aktiviteti #Babai #Burg #Enver hoxha #eriselda sefa #Familja #Florika Ngucaj #Saimir Korreshi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)
  • Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
  • Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër
Nga të njëjtat tag-e
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
  • Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji Sonda Lucy e NASA-s mbërrin te asteroidët trojanë të Jupiterit, takimi i parë i afërt pritet në 2027 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO) 1 lexime · 4 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të mërkurë një video që prezanton investimet infrastrukturore në qarkun e Lezhës,…

• 4 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)

Një grup protestuesish kanë hyrë brenda ambienteve të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe u kanë bërë thirrje studentëve…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
Sociale

Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)

Një stadium i vogël dhe fushë futbolli po ndërtohet në Katund të Ri në Durrës. Kryeministri Edi Rama…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin