Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Të rinjtë varësi nga teknologjia, s’kuptojnë atë që lexojnë! Ekrane në moshë të vogël, logopedia: U bllokojnë të folurën
Sociale

Të rinjtë varësi nga teknologjia, s’kuptojnë atë që lexojnë! Ekrane në moshë të vogël, logopedia: U bllokojnë të folurën

• 21 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Klevio është vetëm 14 vjeç, por telefoni është tashmë pjesë e pandashme e përditshmërisë së tij. Lojërat, videot dhe komunikimi me shokët e mbajnë për disa orë çdo ditë përpara ekranit.

“Lojëra, YouTube, më shumë shoh video dhe përdor Snapchat-in”, thotë Klevio.

Por koha e kaluar përpara ekranit nuk ndikon vetëm në mënyrën se si adoleshentët kalojnë kohën e lirë. Sipas mësuesve, përdorimi i teknologjisë po reflektohet edhe me vështirësi në procesin e të nxënit.

“Fëmija që ka qejf të lexojë, të shkruajë, merret më shumë me librin dhe lexon më shumë. Të tjerët leximin e konsiderojnë nëpërmjet telefonit. Edukimi letrar nuk vjen nëpërmjet telefonit është libri, baza kryesore”, thotë Enkela Mezini – ish mësuese.

Read more:E akuzoi për lidhje me Gjestin, Loredana Brati i kundërpërgjigjet Xheneta Fetahut

Rënia e rezultateve në lexim u evidentua edhe në testimin ndërkombëtar PISA, ku morën pjesë 91 shtete. Sipas rezultateve për 15-vjeçarët, leximi shënoi rënien më të madhe, me një ulje prej 28 pikësh në vendet anëtare të OECD-së, krahasuar me vitin 2015.

Ekspertët e OECD e lidhin këtë ndryshim me mënyrën se si teknologjia po ndryshon raportin e të rinjve me informacionin. Në veçanti, përdorimi i mjeteve të inteligjencës artificiale u jep nxënësve mundësinë ta marrin informacionin të gatshëm, pa kaluar gjithmonë përmes procesit të kërkimit, leximit dhe përpunimit të tij.

Prindërit thonë se kontrolli i kohës që fëmijët kalojnë në telefon apo pajisje të tjera elektronike është gjithnjë e më i vështirë.

Read more:‘Smart City’, 600 kamera në 20 shkolla! Prindërit kërkojnë garanci: Kush i monitoron pamjet?! Zv.ministrja në Report TV: Ruhen në Polici, aksesi është i kontrolluar dhe çdo hyrje gjurmohet

“Nuk është i lehtë se ne vet ua ngjitëm, por tani është shumë vështirë t’ua heqim. Unë i kam të dy fëmijët me telefon edhe po bëjmë “luftë”, t’ua heqim. Me këto programet, me orare. Po prapë, janë aq të zgjuar sa kanë mënyrën si ta heqin. Prapë na ka dalë jashtë kontrollit” u shpreh një prind.

“Shumë e vështirë është të drejtën” u shpreh një tjetër.

Por sfida nis shumë më herët. Ekspertët e shohin përdorimin e hershëm dhe të pakontrolluar të ekraneve edhe si një shqetësim për zhvillimin e fëmijëve që në moshë të vogël.

“Atëherë ne kemi shumë raste. Pjesa më e madhe e rasteve që na vijnë lidhen me vonesat gjuhësore, vonesat në të folur dhe zakonisht fillojnë nga mosha dy vjeç e gjysmë dhe vazhdojnë për fat të keq deri në moshën pesëvjeçare.

Read more:Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimin në Polici! Zgjerohen mundësitë për disa kategori

Nëse një fëmijë nuk arrin të marri bazën që janë: imitimi, dialogu, ndërveprimi social mes fëmijëve të tjerë, sigurisht që i ndikon” thotë Eda Dervishi, logopede.

Për fëmijët më të vegjël, Logopedia Eda Dervishi rekomandon shmangien e ekraneve gjatë vitit të parë të jetës.

“Nga mosha zero deri në një vjeç, fëmija nuk duhet të ketë fare në kontakt me mjetet celularë. Pastaj nga mosha 2-3 vjeç është mund të shohë diku te 20 minuta, por nën kontrollin e prindit. Gjithmonë duhet të jetë prindi shoqërues dhe në fund duhet t’i bëjnë pyetje çfarë pe? çfarë kuptove Domethënë pyetje të tilla që fëmijën ta stimulojnë”, shprehet ajo.

Read more:Shpopullimi i fshatrave/ Mbeti vetëm 1 nxënës, i vihet kyçi shkollës së Neviçishtit në Korçë

Debati për përdorimin e teknologjisë nga fëmijët nuk është vetëm në vendin tonë. Në Europë po diskutohen masa të reja për t’i mbrojtur të miturit nga rreziqet online.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka paraqitur një plan për sigurinë e fëmijëve në internet, ku propozohet edhe kufizimi i aksesit në mediat sociale për fëmijët nën 13 vjeç.

Sipas propozimit europian, për moshat 13 deri në 15 vjeç përdorimi i llogarive në rrjetet sociale do të jetë nën kontrollin prindëror. Propozimi duhet ende të negociohet me vendet anëtare dhe Parlamentin Europian përpara se të kthehet në ligj.

Lexo edhe
Sociale

Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)

Sociale

Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)

Tags: #Adoleshentët #eda dervishi #Edukimi #Europë #Fëmija #Femije #snapchat #te miturit #Teknologji #Youtube

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)
  • Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
  • Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër
Nga të njëjtat tag-e
  • AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët
  • Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia
  • ERA QË NUK NDALET MË! – Blog
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 6 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të mërkurë një video që prezanton investimet infrastrukturore në qarkun e Lezhës,…

• 19 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)

Një grup protestuesish kanë hyrë brenda ambienteve të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe u kanë bërë thirrje studentëve…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
Sociale

Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)

Një stadium i vogël dhe fushë futbolli po ndërtohet në Katund të Ri në Durrës. Kryeministri Edi Rama…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin