Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Mediumi gjerman kritikon Hagën: Thaçi 25 vjet, zyrtarë serbë për krime kundër njerëzimit morën më pak
Politikë

Mediumi gjerman kritikon Hagën: Thaçi 25 vjet, zyrtarë serbë për krime kundër njerëzimit morën më pak

• 22 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mediumi gjerman “Cicero” ka publikuar një analizë të gjerë mbi aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke ngritur pikëpyetje veçanërisht për dënimin prej 25 vitesh burgim të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në analizën e publikuar më 20 shtator, autori Alexander Rhotert vëren se të akuzuarit janë liruar nga akuzat për krime kundër njerëzimit, ndërsa e konsideron të kuptueshme kritikën e ardhur nga Kosova lidhur me lartësinë e dënimeve.

“Cicero” e vendos rastin në kontekst me disa prej proceseve të zhvilluara nga tribunalet ndërkombëtare për krimet e luftës në ish-Jugosllavi. Në analizë përmenden raste si ai i Biljana Plavšić, e dënuar me 11 vjet burg, Vojislav Šešelj me 10 vjet, Jovica Stanišić me 15 vjet dhe ish-gjenerali i policisë serbe Vlastimir Đorđević, i dënuar me 18 vjet burg.

Read more:Vendimi i Hagës për krerët e UÇK-së / Rama nga Michigan: Mort për së gjallë e pafuqi kombëtare përballë një “marre” ndërkombëtare! Refuzojmë varrosjen e 4 burrave

Në rastin e Đorđevićit, “Cicero” rikujton se dënimi lidhej me krime të kryera ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës.

Në këtë kontekst, autori krahason dënimin e Thaçit me dënime të tjera të dhëna për krime të rënda gjatë luftërave në ish-Jugosllavi dhe argumenton se dënimi prej 25 vitesh burgim duket dukshëm më i lartë se në disa prej rasteve të krahasuara.

Read more:Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg/ Aleanca mbështet çdo nismë ligjore për drejtësi në procesin ndaj Çlirimtarëve në Hagë

Sipas analizës, krahasimi mes rastit të Thaçit dhe atij të Đorđevićit ngre të paktën një pikëpyetje, megjithëse autori pranon se bëhet fjalë për dy gjykata të ndryshme dhe për raste me rrethana juridike të ndryshme.

“Cicero” ndalet gjithashtu te një tjetër element i rëndësishëm i aktgjykimit, duke theksuar se Gjykata nuk ka konstatuar se të dënuarit kishin synim dëbimin apo vrasjen masive të personave jo-shqiptarë dhe se akuza nuk arriti të provonte një synim të tillë.

Read more:“Jo në emrin tim”/ Në Prishtinë protestohet kundër vendimit të Speciales: Do të vazhdojmë pa ndalur

Analiza e mediumit gjerman e vendos kështu aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në një debat më të gjerë mbi proporcionalitetin e dënimeve dhe mënyrën se si janë trajtuar juridikisht rastet e krimeve të luftës në ish-Jugosllavi.

Në Kosovë, aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shkaktuar reagime të shumta, ndërsa krahasimet me vendimet e tribunalëve ndërkombëtarë për ish-zyrtarë serbë dhe boshnjakë kanë qenë pjesë e debatit publik mbi drejtësinë e procesit dhe masën e dënimeve.

Lexo edhe
Politikë

Mema: Ligji për bletarinë ka mbetur në sirtar

Politikë

15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO)

Tags: #Analiza #Burg #Gjykata #Hagë #Hashim thaçi #Kosova #kosove #shtator

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Mema: Ligji për bletarinë ka mbetur në sirtar
  • 15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO)
  • “Polici e krimit!”/ Po protestonin paqësisht, efektivët nisin shoqërimin e qytetarëve (VIDEO)
  • “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”, Marjana Koçeku kritikon Ramën: Sa ma parë dorëheqje, aq ma mirë!
  • “Rama të japë prova për ndërhyrje nga jashtë në protestë ose të pranojë dështimin!” Ilir Kulla: Emërimi i Hasanit nuk zgjidh skandalin e SHISH, duhet reformë e thellë
Nga të njëjtat tag-e
  • Për pazar në Prizren, fundjavat e shqiptarëve drejt Kosovës edhe për ushqimet e shportës
  • E dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për mashtrim me Call Center, GJKKO shtyn me 6 muaj ekzekutimin e vendimit për Rezarta Ibrahimin! Shkak tre fëmijët e mitur
  • Bien kreditë me probleme në banka/ Në 3.59%, pranë nivelit më të ulët në 19 vite, huadhënia rritet me 12.5%
  • “Lajmi i mirë në Asamble do të ishte dorëheqja e Ramës”/ Lubonja: PS është ngritur mbi kultin e një personi, kryeministri vendos me krimin e organizuar
  • Politika personale e Ramës me Izraelin, Trumpin dhe Vuçiçin – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Përplasje në protestë/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin, policia i zhvendos në trotuar! Disa shoqërime, mes tyre edhe vajza e një i moshuar (VIDEO) 6 lexime · 8 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji ‘Lista gri’/ Apple fsheh rreth 100 mijë fjalë dhe fraza nga sugjerimet e tastierës së iPhone, mes tyre edhe shprehje politike 3 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Përfshihet nga flakët “Range Rover”-i i bardhë në rrethrrotullimin e Farkës, zjarrëfikësit në vendngjarje (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë 15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji “Askush nuk është imun”, Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Protesta shton pasiguritë ekonomike, Banka e Shqipërisë: Mund të frenojë investimet dhe aktivitetin turistik në të ardhmen 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Mema: Ligji për bletarinë ka mbetur në sirtar

Numri i koshereve të bletëve në Shqipëri po rritet, por prodhimi i mjaltit nuk po ndjek të njëjtin…

• 7 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO)

Një dënim tepër i rëndë prej 5 mln lekësh gjobë është vendosur ndaj një djali 15 vjeç, vetëm…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Polici e krimit!”/ Po protestonin paqësisht, efektivët nisin shoqërimin e qytetarëve (VIDEO)

Ndërsa protesta para Kryeministrisë vijonte paqësisht, efektivët e Policisë së Shtetit kanë nisur shoqërimin e disa prej protestuesve.…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin