Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zjarr masiv në Gjirin e Lalëzit, flakët pranë banesave dhe hoteleve! Neutralizihet vatra pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë
Kronikë

Zjarr masiv në Gjirin e Lalëzit, flakët pranë banesave dhe hoteleve! Neutralizihet vatra pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë

• 22 Shtator, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Edhe pas uljes së temperaturave dhe reshjeve të shiut në disa zona, duket se vendi ynë nuk po gjen qetësi nga zjarret. Sonte një zjarr masiv ka rënë në Gjirin e Lalëzit. Sipas informacioneve paraprake flakët u janë afruar disa banesave dhe hoteleve, por nuk ka rrezik për banesat. Në zonë ndodhen 5 mjete zjarrfikëse dhe po punojnë për izolimin e flakëve.

Ndërkohë pas disa orësh në luftë me flakët zjarri që ra pasditen e sotme kodrat e Pojanit, në afërsi të Parkut Arkeologjik të Apolonisë, Fier është vendosur nën kontroll.

Për neutralizimin e flakëve përveç shërbimit zjarrfikës pati edhe ndërhyrje nga ajri. Zjarri i favoroizuar edhe nga era u përhap në disa zona përreth parkut teksa u dogj edhe një sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte dhe shkurre.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja pas zjarrit shkoi zonë dhe në një prononcim për mediat tha se asnjë monument i parkut nuk është dëmtuar. Ndërkohë Gonxhja tha se policia ka nisur hetimet, pasi dyshohet se zjarri është vënë nga dora e njeriut.

Read more:Fier/ U dogjën 500 ha ullishte dhe 15 objekte, numri 2 i policisë: Shkak transformatori i OSHEE! 41 të arrestuar për zjarret e qëllimshme, shumica mbi 70-vjeç (VIDEO)

Ndërkohë disa vatra zjarri u regjistruan në Vlorë edhe Gjirokastër. Fatmirësisht u vunë nën kontroll pas ndërhyrjes së zjarrfikësve.

lajm ne perditesim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 22:08

Zjarr masiv në Gjirin e Lalëzit, nuk paraqet rrezik për banesat dhe hotelet (VIDEO)

Një zjarr masiv ka rënë sonte në Gjirin e Lalëzit.

Flakët iu janë afruar banesave dhe hoteleve.

Read more:Fier/ Zjarr në kodrat e Pojanit pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë, nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

Ora 21:08

Gjirokastër/ Zjarr në Lazarat, flakët përhapen me shpejtësi! Forcat zjarrfikëse në terren për izolimin e vatrës

Një zjarr ka rënë ditën e sotme në fshatin Lazarat të Gjirokastrës. Ka qenë ora 20:00 ku u konstatua zjarri në fshatin Lazarat, ndërkohë që forcat zjarrfikëse me të mbërritur në vendngjarje, u ndeshën me një zjarr me përmasa të konsiderueshme, i cili rrezikonte edhe banesat përreth.

Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë për izolimin e flakëve, duke bërë të mundur ndalimin e përhapjes së tij në drejtim të banesave.

Aktualisht, zjarri është nën kontroll dhe forcat zjarrfikëse po vijojnë punën për shuarjen e plotë të tij dhe eliminimin e çdo vatre të mbetur.

Ora 18:52

Flakët pranë parkut të Apolonisë, Gonxhja: Zjarri i shkaktuar nga njeriu, policia po heton

Pas zjarrit pranë parkut të Apolonisë ministri Blendi Gonxhja në një prononcim për mediat tha se zjarri mund të jetë i vendosur nga njeriu dhe jo i shkaktuar nga temperaturat.

Read more:“Transmeton protestën çdo ditë”, Këlliçi: News24 u nxor nga ambientet dhe gazetarëve iu sekuestruan pajisjet me dhunë. I vendosën tritolin biznesit legjitim të pronarit të medias (VIDEO)

“Aksioni për fikjen e zjarrit po vijon. Kemi forca të shtuara nga toka dhe ajri. Me temperarua kaq të ulëta nuk mund të kemi një zjarr të tillë. Shkak është gabimi njerëzor, policia po heton. Nuk është dëmtuar asnjë monument brenda parkut”, tha Gonxhja.

Ora 18:11

Zjarr në fshatin Jorgucat të Gjirokastrës, flakët u përhapën pas rënies së rrufesë në majë të malit

Një zjarr ka rënë ditën e sotme në fshatin Jorgucat të Bashkisë Dropull të Gjirokastrës.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se flakët nisën pas rënies së një rrufeje në majën e malit dhe u përhapën me shpejtësi.

Read more:Pogradec, për herë të parë një hapësirë e posaçme për takimet e fëmijëve me prindërit e divorcuar

Menjëherë në terren u angazhuan zjarrfikësit, të cilët po luftojnë me flakët, që po favorizohen edhe nga era e fortë.

Ora 17:16

Zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Delisuf të Vlorës, flakët djegin sipërfaqe të mëdha me pemëtari dhe një stallë bagëtish

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë edhe fshatin Delisuf, në Njësinë Administrative Novoselë, në Vlorë.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se flakët, të favorizuara edhe nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi në zonë, ndërsa zjarrfikësit vijojnë përpjekjet për shuarjen e tyre.

Read more:VIDEOLAJM/ Merr flakë në ecje makina në aksin Gjirokastër-Kakavijë

Nga zjarri janë përfshirë kryesisht sipërfaqe me pemëtari, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe një stallë bagëtish.

Fatmirësisht, në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur bagëti brenda, por balla bari për bagetinë.

Pamjet tregojnë sipërfaqe të mëdha të djegura, ndërkohë në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar edhe banorë të zonës, të cilët po punojnë krah zjarrfikësve për të vënë nën kontroll flakët.

Lexo edhe
Kronikë

Kreu i SHISH në arrest shtëpiak/ Topuzi: Hyseni komunikime me Agasin edhe ditën e arrestimit të tij! Alibeaj: Impulse nga partnerët e NATO-s për hetimin e drejtoreshës së shkarkuar!

Kronikë

Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI)

Tags: #bagëti #Bari #Blendi Gonxhja #dropull #Fier #jetë #Mediat #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kreu i SHISH në arrest shtëpiak/ Topuzi: Hyseni komunikime me Agasin edhe ditën e arrestimit të tij! Alibeaj: Impulse nga partnerët e NATO-s për hetimin e drejtoreshës së shkarkuar!
  • Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI)
  • Pjesë e një grupi kriminal që trafikonin emigrantë në Shqipëri, arrestohet në Itali 47-vjeçari
  • Drogë dhe pastrim parash, arrestohet në Rusi Salvador Aliu! U quajt ‘bosi i bosave’ shqiptar, koordinator i grupeve kriminale të Eldi Dizdarit, Dritan Gjikës e Armando Pacanit
  • Vendi s’gjen qetësi nga zjarret, vatër aktive në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër! Vihen nën kontroll flakët në zonën mbi Spitalin Rajonal të Vlorës (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “SPAK dhe dajak”/ Krenar Ahmeti”: Mos ta lëshojmë frontin! U morëm “mbretëreshën”, radhën e ka Rama
  • Vendi s’gjen qetësi nga zjarret, vatër aktive në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër! Vihen nën kontroll flakët në zonën mbi Spitalin Rajonal të Vlorës (VIDEO)
  • “Fillimisht Agasi dhe Hyseni, tani radhën e ka Rama dhe Belinda”/ Edison Lika: Qëndresa çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë! Kryeministri do të bjerë si tigër prej letre
  • Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO)
  • Zjarr në zonën mbi Spitalin Rajonal të Vlorës, flakët e favorizuara nga banesat u afrohen banesave (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 45 lexime · 13 orë më parë
  2. 02
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 15 lexime · 3 orë më parë
  4. 04
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 9 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Kreu i SHISH në arrest shtëpiak/ Topuzi: Hyseni komunikime me Agasin edhe ditën e arrestimit të tij! Alibeaj: Impulse nga partnerët e NATO-s për hetimin e drejtoreshës së shkarkuar!

Në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, është diskutuar mbrëmjen e sotme për hetimet e…

• 3 orë më parë • 8 min lexim
Kronikë

Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI)

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Pjesë e një grupi kriminal që trafikonin emigrantë në Shqipëri, arrestohet në Itali 47-vjeçari

Alok Mittra, pjesë e një grupi kriminal që trafikonin emigrantë në Shqipëri është arrestuar në Itali. Gjykata e…

• 3 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by