Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Masa e arrestit nga SPAK për kreun e SHISH shkakton përplasje te “Ligjet”/ Bylykbashi: Sistem i krimbur. Korreshi: Sot ka rënë shteti!
Politikë

Masa e arrestit nga SPAK për kreun e SHISH shkakton përplasje te “Ligjet”/ Bylykbashi: Sistem i krimbur. Korreshi: Sot ka rënë shteti!

• 23 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Debati për reformën territoriale është shoqëruar me përplasje të forta në Komisionin e Ligjeve, pas lajmit për masën e ‘arrestit shtëpiak’ të dhënë nga SPAK pët kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Kjo e fundit u pezulla dhe nga detyra. Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi kërkoi që Kuvendi të mblidhet për të diskutuar situatën e krijuar pas arrestimit të drejtuesit të SHISH. Sipas tij, bëhet fjalë për një zhvillim që prek drejtpërdrejt sigurinë kombëtare dhe kërkon reagim institucional të Parlamentit.

“Parlamenti duhet të mblidhet pas arrestimit të kreut të SHISH”, deklaroi Bylykbashi, duke e cilësuar situatën si tepër të rëndë. Ai vijoi me kritikat ndaj institucioneve shtetërore, duke thënë se “janë infektuar të gjitha qelizat e shtetit” dhe se “shteti është i krimbur”. Nga mazhoranca, kreu i komisionit, Ulsi Manja kërkoi që Komisioni të vijojë me rendin e ditës dhe të shqyrtojë projektligjin për reformën territoriale.

Read more:“Te “Ligjet” u thirrëm 15 min para”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji për pagat bie ndesh me Kushtetuesen. Që nga 2019-ta na është ulur rroga 19 %

“Duhet të ecim me rendin e ditës. Projektligji është i rëndësishëm”, u shpreh Manja, ndërsa theksoi se veprimet e SPAK janë pjesë e funksionimit të institucioneve në një shtet demokratik. Edhe deputeti i PD-së Saimir Korreshi kundërshtoi vijimin normal të mbledhjes, duke ngritur pikëpyetje mbi prioritetet e institucioneve në një situatë që ai e lidhi me sigurinë kombëtare. “A ka prioritete ky shtet kur bie siguria kombëtare?”, pyeti Korreshi. Ai iu drejtua gjithashtu mazhorancës me pyetjen nëse kishte dijeni për vendndodhjen e Presidentit Bajram Begaj, duke thënë: “Bajram Begaj, dini gjë ku është?”. Korreshi kritikoi edhe mënyrën se si po trajtohej reforma territoriale, duke pretenduar se vendimmarrja për të ishte bërë më herët dhe se diskutimi në Komision ishte i panevojshëm.

Read more:“Rama u takua me Agasin para arrestimit të tij”/ Bardhi denoncon: Kryeministri ka një CV të pasur me skandale, por heshti për…

“Ju keni vendosur për territorialen, na e sillni këtu kot”, tha ai. Duke iu rikthyer arrestimit të kreut të SHISH, Korreshi e cilësoi situatën si një zhvillim jashtëzakonisht të rëndë. “Arresti për kreun e SHISH, ka rënë shteti sot, e dini apo jo?”, u shpreh deputeti gjatë debatit. Mbledhja e Komisionit të Ligjeve vijoi mes përplasjeve politike, ndërsa në rendin e ditës ishte prezantimi dhe shqyrtimi i projektligjit për reformën territoriale.

Read more:“Skandali kërkon reagim të fuqishëm kombëtar”/ Tedi Blushi pas kontrolleve në banesën e Prodës dhe masës ndaj Vlora Hysnit: Policia në duart e Gysit dhe “Mbrojtja” në duart e Ronit

Lexo edhe
Politikë

“Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO)

Politikë

Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku

Tags: #Arrestimit #Bajram begaj #Komision #Parlamenti #projektligji #Reagim #reforma territoriale #Saimir Korreshi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO)
  • Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
  • Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve
  • Greta Thunberg krah protestuesve në Tiranë, Reuters i bën jehonë pjesëmarrjes së aktivistes së njohur në revoltën e shqiptarëve
Nga të njëjtat tag-e
  • Trajtimi i Veliajt njësoj si Berisha i ka bërë socialistët të ulin kokën – Ide
  • Aksidentet rrugore/ Qytetarëve nuk do t’u mbahet më një pjesë e dëmshpërblimit, pagesat brenda 14 ditëve për dëmet deri në 250 mijë lekë
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku 10 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Moti i keq/ Era këput telat elektrikë, disa fshatra pa drita në veri të vendit! Bie çatia e spitalit në Pukë 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Operacioni i Veliajt/ Juristi: Është shkelur ligji duke i vonuar ndërhyrjen! Karaj: Kryebashkiaku kërkon të përfitojë duke zgjatur kohën e rikuperimit, pse kërkon ta zgjedhë vetë mjekun 4 lexime · 4 orë më parë
  4. 04
    Sociale Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Patatet mund të kultivohen në Hënë, studimi konfirmon se janë të sigurta për t’u ngrënë dhe hap rrugën për ushqimin e astronautëve 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi “E ardhmja e ekonomisë”/ Forumi i “Monitor”, Sejko: Rritje ekonomike 4%, biznesi kërkon më shumë prodhim e eksporte 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO) 1 lexime · 3 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO)

Shkrimtari Ben Blushi ka ndarë disa nga sekretet dhe historitë që fshihen pas godinave ikonike të Tiranës, të…

• 3 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratik Myslim Murrizi ka kritikuar ashpër Elisa Spiropalin, duke e sfiduar që…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin

Kryeministri Edi Rama përmbylli vizitën e tij në Manastir, me rastin e 118-vjetorit të Kongresit të Alfabetit Shqip,…

• 2 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin