Në një intervistë në “Minuta e Parë” në News24 Luçiano Boçi është shprehur kritik ndaj kryeministrit Edi Rama referuar zhvillimeve të fundit që kanë përfshirë vendit.
Ai tha se skandali me SHISH është ngjarje e rëndë për vendin dhe se sipas tij, ngjarja me Vlora Hysenin e cila sot është para drejtësisë, është përgjegjësi politike e Ramës.
Ndërsa shtoi se qeveria Rama është përfshirë në skandale të njëpasnjëshme, por kjo sipas tij nuk i bën përshtypje kryeministrit , pasi qëllimi i tij është te ketë pushtet edhe “pse të grabitur”.
“Përgjegjësia është politike dhe kryeministri ka përgjegjësi politike . Veprimet e tij është sjellja e njerëzve të tillë në krye të institucionit, por ai e ka larguar këtë përgjegjësi dhe e konsideron individuale, por përgjegjësia është politike e tij. Vlora Hyseni nuk është shtetase shqiptare, është shtetasve kosovare me Kombësi shqiptare. Në një moment kur zonja në fjalë ka pasur dalje nga shërbimet informative të Kosovës jo të përshtatshme sepse është larguar me përcaktimin që të mos kthehet asnjëherë në shërbimin informativ. Dhe kjo duhet të ishte marrë në konsideratë. Pretendohet se nuk është pranuar si informacion nga kryeministri ka ndryshuar dhe më pas është bërë emërimi, pas pasur edhe zëvendësuar”, tha ai.




