Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Hyseni aludoi për lidhje të Klodiana Lalës me agjentë serbë, deputetja e PS: SPAK ta trajtojë me përparësi kallëzimin e gazetares! Mbrojtja e tyre kusht për demokracinë
Kronikë

Hyseni aludoi për lidhje të Klodiana Lalës me agjentë serbë, deputetja e PS: SPAK ta trajtojë me përparësi kallëzimin e gazetares! Mbrojtja e tyre kusht për demokracinë

• 25 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka reaguar një ditë pasi ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, pretendoi se gazetarja Klodiana Lala kishte lidhje me agjentë serbë. Hyseni i bëri aludimet e saj, pikërisht pasi u pyet nga Lala për materialet e klasifikuara që kishin përfunduar në duart e Ergys Agasit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Luarasi e ka dënuar sjelljen ndaj gazetares dhe i ka bërë thirrje SPAK-ut si dhe institucioneve të tjera përgjegjëse që të marrin masa të menjëhershme për trajtimin e kallëzimit dhe garantimin e mbrojtjes së saj.

“Deklarata e ish-drejtueses së SHISH-it ndaj Klodiana Lala në hyrje të GJKKO-së është e papranueshme. Një gazetare po bënte një pyetje me interes publik. Në vend të përgjigjes mori insinuata që dëmtojnë reputacionin, integritetin profesional dhe sigurinë e saj personale.

Read more:Sulmi ndaj policëve e bllokimi i rrugëve në protestën para Kuvendit, vetëm një në pranga! Lihen të lirë 19 protestues, mes tyre Arvina Lleshi që u përplas me Iris Luarasin

Si zëvendëskryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Median, i bëj thirrje SPAK-ut që ta trajtojë me seriozitet dhe me përparësi kallëzimin e gazetares. I bëj thirrje gjithashtu institucioneve përgjegjëse që të garantojnë mbrojtjen e saj.

Pyetjet e gazetarëve duhet të marrin përgjigje, jo kërcënime. Mbrojtja e gazetarëve është detyrim i shtetit dhe kusht për demokracinë. Gazetarët që bëjnë pyetje nuk janë armiq”, shkroi në rrjete sociale Lala.

Read more:GJKKO la në arrest shtëpie ish-kreun e SHISH, avokati: Prisja një masë më të rëndë! Ajo çfarë ka ndodhur nuk i përket një vendi që pretendon të hyjë në BE

Për Shqiptarja.com gazetarja Klodiana Lala tha se do të bënte këtë të premte një kallëzim penal ndaj ish-kreut të SHISH, teksa theksoi se ‘në këtë histori nuk ka asnjë të vërtetë’.

“Ajo që Hyseni bëri ndaj meje është shantazh për shkak të detyrës dhe sepse kam raportuar për çështjen e saj. Nga ana tjetër është të dhe një mënyrë për të shantazhuar dhe të tjerë, përfaqësues të medias apo politikanë, që të mos flasin për rastin e saj”, tha Lala.

Foto: Postimi i Iris Luarasit
Lexo edhe
Kronikë

U ekstradua nga Italia dy ditë më parë, GJKKO lë në burg anëtarin e ‘Visit të Pojës’

Kronikë

Vetëm 2 muaj në qeli, lirohet ish-drejtoresha e Postës së Durrësit që vodhi 700 mijë euro me thasë të zinj! Gjykata e lë në ‘arrest shtëpie’

Tags: #Detyrim #Foto #gazetare #Gazetarët #GJKKO #hetimet per grupin e agasit #iris luarasi #Klodiana Lala #SHISH #vlora hyseni

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • U ekstradua nga Italia dy ditë më parë, GJKKO lë në burg anëtarin e ‘Visit të Pojës’
  • Vetëm 2 muaj në qeli, lirohet ish-drejtoresha e Postës së Durrësit që vodhi 700 mijë euro me thasë të zinj! Gjykata e lë në ‘arrest shtëpie’
  • Shpërndanin doza kokaine, 2 të arrestuar në Lushnjë (VIDEO)
  • Zgjidhen sot 3 anëtarë të KLGJ, Sadushi për pagat: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza duhet për konsolidimin e drejtësisë
  • Zbardhet plagosja e të riut në Lezhë, sherri nisi për pagesën e riparimit të makinës! Babë e bir në kërkim (EMRAT)
Nga të njëjtat tag-e
  • Deputetja e PS dënon kërcënimin e Vlora Hysenit ndaj Klodiana Lalës: E papranueshme. SPAK të trajtojë me përparësi kallëzimin e gazetares dhe t’i garantohet mbrojtje
  • U ekstradua nga Italia dy ditë më parë, GJKKO lë në burg anëtarin e ‘Visit të Pojës’
  • Ish-kreu i SHISH në ‘arrest shtëpie’/ Ish-prokurori: E mjerueshme që institucioni më i rëndësishëm i sigurisë kombëtare është në këtë gjendje! Prençi: Duhej masë më e fortë sigurie për Hysenin
  • Sot 118 ditë radhazi revoltë popullore – Mes skandaleve të reja, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij
  • Ndihmoi me të dhëna sekrete Agasin, Gashi: Vlora Hyseni gjatë detyrës së saj në Kosovë është portretizuar si figurë që ka integritet
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 26 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma 9 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Vlora Hyseni nën arrest, Balliu: Kam pyetur SHISH për raportet e zyrtarëve të institucionit me Ergys Agasin! Siguria kombëtare e vendit ka rënë 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

U ekstradua nga Italia dy ditë më parë, GJKKO lë në burg anëtarin e ‘Visit të Pojës’

Tiranë – Gjykata e Posaçme ka lënë këtë të premte në burg Hasan Ndërjakun pjesë e grupit të…

• 45 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Vetëm 2 muaj në qeli, lirohet ish-drejtoresha e Postës së Durrësit që vodhi 700 mijë euro me thasë të zinj! Gjykata e lë në ‘arrest shtëpie’

DURRËS– Vetëm 2 muaj ka qëndruar në qeli ish-drejtoresha e Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj e akuzuar se…

• 1 orë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Shpërndanin doza kokaine, 2 të arrestuar në Lushnjë (VIDEO)

Dy persona u arrestuan në Lushnjë për shitje të lëndëve narkotike në zona të ndryshme të qytetit. Në…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by