Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Sulmi ndaj policëve e bllokimi i rrugëve në protestën para Kuvendit, vetëm një në pranga! Lihen të lirë 19 protestues, mes tyre Arvina Lleshi që u përplas me Iris Luarasin
Kronikë

Sulmi ndaj policëve e bllokimi i rrugëve në protestën para Kuvendit, vetëm një në pranga! Lihen të lirë 19 protestues, mes tyre Arvina Lleshi që u përplas me Iris Luarasin

• 9 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Rreth 20 protestues u shoqëruan nga policia pas episodeve të dhunës dhe përplasjeve me efektivët gjatë protestës së një dite më parë para Kuvendit. Vetëm një prej tyre, Mustafa Veizi, u arrestua, ndërsa të tjerët u lanë të lirë, përfshirë një prej organizatoreve të protestës, Arvina Lleshi, e cila u përplas me deputeten socialiste Iris Luarasi.

Protestuesit ishin mbledhur rreth Kuvendit që në nisje të sesionit të ri parlamentar, por një orë pas përfundimit të saj nisën tensionet dhe bllokimi i rrugëve. Dhjetëra protestues tentuan të godisnin me vezë makinat e deputetëve dhe arritën të rrethonin makinën e socialistes Ilva Gjuzi.

Policia në disa momente ndërhyri për të larguar forcërisht protestuesit nga rrugët që ata kishin bllokuar, por ata kundërshtuan, duke u përplasur dhe duke sulmuar edhe efektivët. Në një prej episodeve u përfshi edhe kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.

Read more:Mbyllet tubimi i 101-të, protestuesit thirrje: Nesër më shumë

Më herët, një tjetër incident u regjistrua te qendra tregtare “Toptani”, ku deputetja socialiste Iris Luarasi u përball me një grup protestuesish. Aktivistja Arvina Lleshi dhe disa persona të tjerë e ndoqën deputeten, duke e quajtur “hajdute” dhe duke i thënë se “nuk i përfaqëson gratë”.

“Hajdute! Mos fol në emër të grave! Ti nuk je mbrojtësja e grave! Ti nuk i përfaqëson gratë! Po, ti! Po ti përfaqësoje nuk do të bashkoheshe me qeverinë e krimit! S’kemi turp fare, turp të keni ju! Hajdute!”, i tha aktivistja Lleshi.

Read more:“Kërkojmë dorëheqjen e Ramës”/ Aktivistja Arvina Lleshi: Më 8 shtator takohemi te Kuvendi, “parlamenti i krimit” nuk na përfaqëson

Pas përplasjes, ishte vetë deputetja Luarasi që njoftoi se do t’ia linte çështjen në dorë drejtësisë, duke bërë edhe kallëzim.

“Disa vajza më kishin zënë pritë, me sharje, me fyerje dhe me celularët gati për të filmuar spektaklin që kishin përgatitur. Kritikën e përballoj, pyetjeve u përgjigjem, por shpifjen, kërcënimin dhe dhunën nuk i pranoj. Prandaj këtë rast do ta denoncoj dhe do t’ia lë drejtësisë të veprojë”, tha deputetja.

Read more:Aktivisti, Arben Kola në protestën kundër Ramës: Shqipëria u dogj nga zjarret, qeveria fle gjumë. Dronët e policisë nuk punojnë…

Pas këtij kallëzimi, Lleshi është shoqëruar në polici pas mesnate, por është lënë e lirë në orët e para të mëngjesit, bashkë me grupin prej 19 protestuesish të tjerë.

Lexo edhe
Kronikë

Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria

Kronikë

Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)

Tags: #Adriatik Lapaj #Arvina Lleshi #Gratë #iris luarasi #Makinat #Mustafa Veizi #Para #protestat kunder qeverise

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • Projektvendimi i ri për automjetet e vjetra/ Pronarët mund t’i dorëzojnë pa pagesë për riciklim, parashikohen dy përjashtime
  • Të miturit përballë ligjit, Gogu: Përfshirja në dhunë nuk mbetet pa pasoja, përgjegjësia për krimet nis në 14 vjeç! (VIDEO)
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 9 lexime · 9 orë më parë
  2. 02
    Politikë Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë! 7 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 4 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Revolta si shpresa e fundit – Ide 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar këtë të hënë në ‘Repolitix’, ndërsa komentoi rreth paketës anti dhunë të publikuar…

• 9 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)

Protestuesi 28-vjeçar nga Elbasani, Erjon Vishkulli, do të kryejë një nesër një ndërhyrje të dytë në sy në…

• 1 ditë më parë • 13 min lexim
Kronikë

Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private

Partia Demokratike priti deri ditën e 12 të protestave të dhunshme në Tiranë për të dalë hapur si…

• 2 ditë më parë • 25 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin