Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Protestuesit i zunë pritë Ramës në Nju Jork/ Shehaj: Kryeministri ka mbi 100 ditë që i injoron, duhet të largohet
Politikë

Protestuesit i zunë pritë Ramës në Nju Jork/ Shehaj: Kryeministri ka mbi 100 ditë që i injoron, duhet të largohet

• 25 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 16
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar për pritat që qytetarët i bëjnë zyrtarëve të mazhorancës socialiste, duke komentuar gjuajtjen me vezë ndaj kryeministrit Edi Rama në Nju Jork dhe veprimin e deputetit Bledi Çuçi ndaj protestuesve.

Në reagimin e tij, Shehaj thotë se pushtetarët e qeverisë Rama dhe vetë kryeministri, pasi u kanë “nxirë jetën qytetarëve, kërkojnë prej tyre që tani t’i lënë të qetë”.

“U keni nxirë jetën shqiptarëve për 35 vjet dhe tani ankoheni pse nuk ju lënë rehat?! Kanë mbi 100 ditë që protestojnë dhe ju vazhdoni t’i injoroni. Por sa më shumë i injoroni, aq më shumë do t’ju kërkojnë llogari. Nuk mund të vazhdoni të vidhni e t’i përbuzni dhe të prisni që ata të heshtin. Duhet të largoheni!”, shprehet Shehaj në video-mesazh.

Read more:Arrestimi i drejtoreshës së SHISH-it dhe kontrollet në banesën e Ilir Prodës/ Shehaj: Shteti kriminal i Ramës po bie, duhet të japë dorëheqjen

Sipas kreut të Mundësia, protesta prej më shumë se 100 ditësh e qytetarëve e ka ndryshuar përgjithmonë skenën politike dhe tashmë e vetmja zgjidhje që ka mbetur për këtë qeveri, është largimi sa më parë.

“Kjo protestë ka ndryshuar përgjithmonë skenën politike. Nuk mund të vazhdoni të vidhni, nuk mund të vazhdoni t’i përbuzni, t’i injoroni, sepse ata nuk lodhen. Duhet të largoheni, kjo është e vetmja zgjidhje”, e mbyll reagimin e tij Shehaj.

Read more:“Pa garë e transparencë”/ Tabaku: Rama po përgatit “KAYO”-n në shëndetësi, shqiptarët paguajnë gjysmën e faturës nga xhepi

Reagimi i plotë i Shehajt:

Shikoni se çfarë iu tregon ish-ministri dhe deputeti i Ramës qytetarëve. Shqetësohen sepse qytetarët nuk i lënë rehat. Po pse, çfarë prisni ju?!

Iu keni nxirë jetën qytetarëve për 35 vjet. Iu keni kërkuar para kudo: në arsim, në shëndetësi, për një vend pune. Për të mos folur pastaj për legalizime apo për t’u dhënë pronën e tyre, atë që u takon.Prisni që tani ata të sillen si qytetarë model?

Read more:“Ku u mbështet dekretimi i Vlora Hysenit në krye të SHISH?” – Bardhi: Shqiptarët nuk kanë nevojë për spektakël institucional! Begaj të jap llogari njëlloj si Rama

Po iu ka ardhur në majë të hundës.Kanë mbi 100 ditë që protestojnë dhe ju i injoroni. Dhe sa më shumë që ju vazhdoni t’i injoroni, aq më shumë ata do të vijnë tek ju, do të gjejnë forma të reja proteste. Sepse duhet të largoheni. Nuk mund të vazhdoni të silleni sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kjo protestë ka ndryshuar përgjithmonë skenën politike. Nuk mund të vazhdoni të vidhni, nuk mund të vazhdoni t’i përbuzni, t’i injoroni, sepse ata nuk lodhen.Duhet të largoheni, kjo është e vetmja zgjidhje.

Lexo edhe
Politikë

Sot 29 Nëntori/ Shqiptarët festojnë 82-vjetorin e Çlirimit

Politikë

Bashkëpunimi i LSE me universitetin “Luarasi”/ Profesori i LSE, James Abdey: Mundësi të reja për karrierën e të rinjve shqiptarë, studentët përfitojnë dy diploma

Tags: #agron shehaj #Edi Rama #Para #Protesta #proteste #rama #Video

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Sot 29 Nëntori/ Shqiptarët festojnë 82-vjetorin e Çlirimit
  • Bashkëpunimi i LSE me universitetin “Luarasi”/ Profesori i LSE, James Abdey: Mundësi të reja për karrierën e të rinjve shqiptarë, studentët përfitojnë dy diploma
  • Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota?
  • Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë
  • “Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • 28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës – Ide
  • Pas 23 vitesh në euro, apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen indirekt çmimet
  • Përfshihet nga flakët kamionçina në bypassin e Fierit, drejtuesi arrin të shpëtojë në kohë! Zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit (VIDEO)
  • Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik
  • “Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale 28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës – Ide 5 lexime · 5 orë më parë
  2. 02
    Sociale ‘Uji deri në gju’, reshjet e shiut përmbytin rrugët në Vlorë! Rrjeti elektrik i dëmtuar në disa fshatra të Lezhës (VIDEO) 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Dëbora mbërrin në disa qarqe të vendit, probleme në Dibër e Kukës, reshjet e para edhe në Dardhë të Korçës! Borëpastruesja në terren (VIDEO) 2 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Pas 23 vitesh në euro, apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen indirekt çmimet 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Sot 29 Nëntori/ Shqiptarët festojnë 82-vjetorin e Çlirimit 1 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Sot 29 Nëntori/ Shqiptarët festojnë 82-vjetorin e Çlirimit

29 nëntori i vitit 1944 ka hyrë në histori si dita e Çlirimit të vendit nga pushtuesit gjermanë.…

• 7 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

Bashkëpunimi i LSE me universitetin “Luarasi”/ Profesori i LSE, James Abdey: Mundësi të reja për karrierën e të rinjve shqiptarë, studentët përfitojnë dy diploma

Bashkëpunimi mes Universitetit “Luarasi”, London School of Economics (LSE) dhe Universitetit të Londrës synon t’u ofrojë të rinjve…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
Politikë

Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota?

Zgjedhjet lokale të 9 majit dhe përpjekjet e opozitës për të dalë me një kandidat të përbashkët për…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin