Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Nga NATO te misionet në Afganistan dhe Jeruzalem/ Ambasada prezanton kryediplomatin: Kush është Eric Wendt, ambasadori i ri i SHBA-së në Shqipëri (Profili)
Politikë

Nga NATO te misionet në Afganistan dhe Jeruzalem/ Ambasada prezanton kryediplomatin: Kush është Eric Wendt, ambasadori i ri i SHBA-së në Shqipëri (Profili)

• 26 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjenerallejtënant në pension i Forcave Speciale amerikane, Eric Wendt, merr zyrtarisht sot detyrën e ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Profili i tij është i lidhur ngushtë me ushtrinë amerikane, NATO-n dhe misionet ndërkombëtare të sigurisë, ndërsa gjatë karrierës së tij ai ka pasur edhe kontakte të drejtpërdrejta me Shqipërinë.

Sipas informacionit të publikuar nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë, Wendt ka shërbyer si Komandant i Shtabit të Operacioneve Speciale të NATO-s në Evropë, ndërsa ka komanduar të gjitha Forcat e Operacioneve Speciale të caktuara për Aleancën, përfshirë edhe njësitë shqiptare të operacioneve speciale. Gjatë kësaj periudhe, ai ka punuar në Shqipëri me drejtues dhe ushtarakë të fushës së mbrojtjes. Karriera e tij ushtarake përfshin më shumë se 34 vite shërbim aktiv dhe 55 muaj të dislokuar në operacione luftarake në zona të ndryshme të botës.

Read more:“E duam Amerikën, presim ndihmë nga ju”, aktivisti Ndoj mesazh ambasadorit të ri: Nëse na shpëtoni, nuk do ketë më ditë të zeza për shqiptarët

Një vit në Afganistan
Një pjesë e rëndësishme e karrierës së Wendt lidhet me Afganistanin, ku shërbeu për një vit si Zëvendës-Komandant Rajonal. Në këtë detyrë ai kishte, ndër të tjera, edhe mbikëqyrjen e ushtarakëve shqiptarë të angazhuar në mision.

Gjatë shërbimit aktiv, ai ka mbajtur disa poste të larta komanduese dhe ka drejtuar organizata me mijëra persona, përfshirë struktura me personel civil dhe ndërinstitucional. Wendt ka shërbyer gjithashtu si Shef i Shtabit të Komandës së Paqësorit të SHBA-së. Pas karrierës ushtarake, Wendt ka punuar për dy vjet në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, si pjesë e Ambasadës amerikane në Jeruzalem. Atje ka shërbyer si Koordinator i Sigurisë i Shteteve të Bashkuara për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez, duke udhëhequr një koalicion prej tetë vendesh dhe duke raportuar drejtpërdrejt te Sekretari i Shtetit.

Read more:“Ballukut do t’i dalin të tjera vila, brenda dhe jashtë vendit! Pse Vlora Hyseni s’kishte zv/drejtor? Plani ishte i qartë”, Këlliçi: Agasi pa Ramën është askushi

Ambasada amerikane e përshkruan atë si një drejtues me përvojë të gjerë në menaxhimin e organizatave komplekse, shumëkombëshe dhe ndërinstitucionale, si dhe me ekspertizë rajonale në Evropë. Eric Wendt ka përfunduar studimet Bachelor në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara, ndërsa Masterin e ka kryer në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në Monterey, Kaliforni.

Read more:“SPAK në qendër të luftës globale kundër krimit të organizuar”, ambasada e SHBA-së: Forcohet bashkëpunimi me SHBA, Europën dhe Amerikën Latine

Përveç anglishtes, ai flet edhe gjuhët arabe dhe koreane. Gjatë karrierës së tij, Wendt është nderuar me një sërë çmimesh dhe dekoratash ushtarake, mes tyre Shiritin dallues “Ranger”, Shiritin dallues të Forcave Speciale, Shenjën dalluese Parashutist Mjeshtër, Shenjën dalluese Mjeshtër i Këmbësorisë në Luftim, Medaljen e Shërbimit të Shquar të Mbrojtjes, dy Medalje të Shërbimit të Shquar dhe tri Medalje “Ylli i Bronztë”. Ai është gjithashtu fitues i Çmimit të Lartë të Nderit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Me marrjen zyrtare të detyrës në Tiranë, Wendt sjell në përfaqësimin diplomatik amerikan në Shqipëri një karrierë të gjatë në Forcat Speciale, NATO, misionet ndërkombëtare dhe strukturat e sigurisë së SHBA-së.

Lexo edhe
Politikë

Skandali i SHISH/ Grigels Muçollari: Rama do që krimi të mos merret vesh, jo që të mos ndodhë

Politikë

“I neveriti ata në New York”/ Këlliçi i numëron Ramës skandalet: Je kreu i narkoshtetit dhe kryehajduti i shqiptarëve! Peng i Ballukut, Agasit, Vlorës dhe Beqirit

Tags: #Afganistan #Ambasada amerikane #ambasada e shba #Detyrë #Eric wendt #Forcat speciale #Karriera #Koalicion

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Skandali i SHISH/ Grigels Muçollari: Rama do që krimi të mos merret vesh, jo që të mos ndodhë
  • “I neveriti ata në New York”/ Këlliçi i numëron Ramës skandalet: Je kreu i narkoshtetit dhe kryehajduti i shqiptarëve! Peng i Ballukut, Agasit, Vlorës dhe Beqirit
  • “Më 3 tetor në Bruksel ta bëjmë si në ’99 në Rambuje”/ Lizandër Saraçi: Të çlirojmë Shqipërinë! BE s’mund të negociojë me Ramën e lidhur me trafikun e armëve
  • “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet
  • “Jo 120 ditë, por në shesh deri në largimin e atyre që shkatërruan vendin”, protestuesi: Sot shqiptarët vuajnë për bukën e gojës
Nga të njëjtat tag-e
  • “I neveriti ata në New York”/ Këlliçi i numëron Ramës skandalet: Je kreu i narkoshtetit dhe kryehajduti i shqiptarëve! Peng i Ballukut, Agasit, Vlorës dhe Beqirit
  • Një histori korruptimi jo dashurimi – Ide
  • “Duhet të godasin mbi rrugaçët e huliganët, për të mbrojtur popullin dhe pushtetin që e kemi fituar dhe duhet ta mbrojmë me gjak deri në fund…”/ Debatet në Plenum, 6-7 korrik 1990
  • Skandali në SHISH/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Vlora Hyseni ka shpërndarë informacione…! Të gjithë në shesh, të rrëzojmë Ramën dhe qeverinë e korruptuar
  • Eric Wendt merr zyrtarisht detyrën/ Ambasada e SHBA zbardh takimin me Begajn: Diskutime për mbrojtjen dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 6 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Aksident i trefishtë në Fushë-Krujë, vdes 19-vjeçari! 2 të tjerë në gjendje të rëndë (VIDEO) 6 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër 5 lexime · 8 orë më parë
  5. 05
    Kronikë SPAK godet një grup të trafikut të drogës, aksion në Shkodër e Tiranë! Urdhërarrest për Indrit Doklen, një tjetër në pranga! VIDEO e operacionit 5 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë I pandehur në Rumani, lidhjet e ish-numrit 2 të inteligjencës rumune me Vlora Hysenin! Media: Coldea ishte këshilltar i Ramës, ndanë të njëjtën zyrë 5 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Bardhi akuzon Ramën: Kosovën e përdor për propagandë, në OKB nuk përmendi as UÇK-në dhe as liderët e saj 4 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Skandali i SHISH/ Grigels Muçollari: Rama do që krimi të mos merret vesh, jo që të mos ndodhë

Anëtari i Kryesisë në PD, Grigels Muçollari ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar…

• 10 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“I neveriti ata në New York”/ Këlliçi i numëron Ramës skandalet: Je kreu i narkoshtetit dhe kryehajduti i shqiptarëve! Peng i Ballukut, Agasit, Vlorës dhe Beqirit

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama pas kthimit të tij…

• 10 minuta më parë • 7 min lexim
Politikë

“Më 3 tetor në Bruksel ta bëjmë si në ’99 në Rambuje”/ Lizandër Saraçi: Të çlirojmë Shqipërinë! BE s’mund të negociojë me Ramën e lidhur me trafikun e armëve

Aktivisti Lizandër Saraçi ka bërë thirrje për pjesëmarrje të diasporës shqiptare në protestën që pritet të zhvillohet më…

• 10 minuta më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by