Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Ballukut do t’i dalin të tjera vila, brenda dhe jashtë vendit! Pse Vlora Hyseni s’kishte zv/drejtor? Plani ishte i qartë”, Këlliçi: Agasi pa Ramën është askushi
Politikë

“Ballukut do t’i dalin të tjera vila, brenda dhe jashtë vendit! Pse Vlora Hyseni s’kishte zv/drejtor? Plani ishte i qartë”, Këlliçi: Agasi pa Ramën është askushi

• 25 Shtator, 2026 • 7 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ngritur akuza të forta ndaj biznesmenit Ergys Agasi, duke pretenduar se ai ka ndikim mbi një sërë institucionesh shtetërore. Në intervistën në “Minuta e Parë” në News24, me gazetaren Ola Bruko, Këlliçi deklaroi se Agasi nuk do të kishte ndikimin që, sipas tij, ka sot pa mbështetjen e kryeministrit Edi Rama. Këlliçi e lidhi emrin e Agasit me AKSHI-n, Policinë e Shtetit dhe Kadastrën, duke pretenduar se përmes këtyre institucioneve është krijuar një mekanizëm që prek edhe sigurinë kibernetike dhe pronat. Po ashtu ai tha se Ballukut do t’i dalin të tjera vila brend dhe jashtë vendit.

“Mos harroni që emri i Ergys Agasit, në gjykimin tim, edhe në këtë rast është prapë i parëndësishëm, sepse Ergys Agasi nuk ka një funksion. Ergys Agasi është një shtetas privat, i cili po… i gjithë funksioni, ja ju them unë, është një biznesmen. Por Ergys Agasi, pa mbështetjen e Edi Ramës, është askushi. Është Edi Rama ai që i ka dhënë këtë mbulesë dhe këtë imunitet të jashtëzakonshëm Ergys Agasit dhe ka bërë të mundur që Ergys Agasi të ketë nën kontroll AKSHI-n, Mirlinda Karçanajn, të bëjë çfarë të dojë me tenderat e AKSHI-t. Mos harroni, flasim për institucionin që garanton sigurinë e të dhënave kibernetike të vendit tonë. Mos harroni sulmet që janë pretenduar se janë bërë nga Irani, mos harroni vjedhjen e të dhënave, nxjerrjen e të dhënave, nxjerrjen e pagave, nxjerrjen e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dhe vjedhjen e tregtimin e tyre në treg të zi.

Read more:“Denoj shantazhin e drejtores së SHISH ndaj gazetares së ‘News24’”/ Tedi Blushi: Përplasje mafioze brenda PS. Rama dhe Balluku do hanë kokat e njëri-tjetrit! Do ketë të penduar…

Ky individ ka në kontroll absolut Shërbimin Informativ Shtetëror. Ky individ ka në kontroll absolut Policinë e Shtetit. Ilir Proda. Ne e kemi denoncuar. Unë këtu, në studion tuaj, u bënë dy vite që denoncojmë që Ilir Proda është ushtar i krimit të organizuar, ushtar i grupeve kriminale dhe raportonte te grupet kriminale. Me kohë na e faktoi dhe kam përshtypjen që në ditët në vijim do të shihni edhe skandalin e radhës te Kadastra, që është sërish nën varësinë e këtij individi dhe që mbyll ciklin e plotë në raport me vjedhjen e pronave, fshirjen dhe zhdukjen e titujve të pronësisë, dhënien e titujve të pronësisë së personave të tretë, nxjerrjen e lejeve të ndërtimit për të vijuar për të pastruar paratë e krimit të organizuar.

Pika ndërlidhëse në të gjitha këto raste është Ergys Agasi, i cili në fakt thjesht ka emrin Ergys Agasi, pasi është Edi Rama. Nga informacionet që ne kemi, gjithçka është bërë me direktivën, dirigjimin dhe miratimin e Edi Ramës.”, tha ai.

Read more:“Koka e gjarprit e çdo akti antikombëtar”/ Ilir Xhemalaj: Vlora Hyseni shiti informacione tek UDB-ja serbe, kjo është tradhti (VIDEO)

Këlliçi e vijoi argumentin duke e lidhur këtë pretendim me mënyrën se si është emëruar Vlora Hyseni dhe me funksionimin e SHISH-it. “Edi Rama është personi që ka propozuar në këtë detyrë Vlora Hysenin. Mos harroni si ka ardhur Vlora Hyseni, t’ua kujtojmë pak qytetarëve. Vlora Hyseni fillimisht ka qenë drejtuese e Shërbimit Informativ në Kosovë. Është shkarkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Menjëherë, muajin pasardhës, është marrë në punë si këshilltare në Kryeministrinë e Edi Ramës për çështjet e sigurisë kombëtare dhe, pa u bërë viti, është katapultuar në pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Informativ të Shtetit. Me një veçori ndryshe nga drejtorët në 36 vite, zonja në fjalë është e vetmja që, që nga muaji shtator i vitit 2023, kur Bajram Begaj, me propozim të Ramës, ka liruar nga detyra Olsian Kallushin, mos gaboj, që ishte zëvendësi i saj.

Read more:“Mafia ka ‘shkep’ shtetin!”/ Ervin Salianji me tone të forta: Edi Rama nuk mund të rrijë asnjë sekondë më në zyrë!

Kjo nuk ka një zëvendësdrejtor. Për herë të parë në historinë e Shërbimit Informativ Shtetëror në periudhën postkomuniste, ky institucion kaq i rëndësishëm nuk ka sistemin e ‘checks and balances’, sepse mund të çmendet një moment drejtori i përgjithshëm, mund t’i rrëshqasë këmba, por ka një mekanizëm kontrolli, ka një zëvendësdrejtor. Sikundër të njëjtën gjë mund të bëjë zëvendësdrejtori, por ka një drejtor që e kontrollon. Çfarë nënkupton? Që ka qenë një plan i qartë. Zonja në fjalë, që kur ka ardhur në detyrë, është lënë e vetme dhe i janë varur në qafë çelësat e sigurisë sonë kombëtare.

Por jo vetëm. I janë varur në qafë çelësat e sigurisë kombëtare të një vendi anëtar të NATO-s. Mos harroni që, për shkak të detyrës dhe për shkak se ne jemi vend anëtar i NATO-s, zonja në fjalë ka marrëdhënie dhe shkëmbim të dhënash sekrete me të gjitha agjencitë ligjzbatuese që janë pjesë e NATO-s. Këtu flitet për teknologji, këtu flitet për armatim, këtu flitet për pajisjet më të fundit, këtu flitet për trafikun e drogës, këtu flitet për gjithçka që mund të jetë pjesë e diskutimit të këtyre tryezave dhe që kanë qenë në dorën e një grupi të strukturuar kriminal.”, shtoi ai.

Read more:Akuzohet për përkrahje të Ergys Agasit, Vlora Hyseni hyn në territorin shqiptar. I komunikohet në kufi masa arrest shtëpie nga SPAK

Këlliçi tha se, sipas tij, kjo situatë përbën një problem më të gjerë për shtetin shqiptar. “Po ne kemi të bëjmë me rënien e shtetit. Kanë rënë kolonat e shtetit. Në momentin që të bie Policia e Shtetit, të del drejtori i Policisë së Shtetit, njeri që i raporton krimit të organizuar dhe bandave. Në momentin që bie drejtorja e Shërbimit Informativ Shtetëror, personi që garanton sigurinë e të dhënave të të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe garanton sigurinë e atdheut, e kanë edhe në faqe ata, kjo që duhet të garantonte sigurinë e atdheut. Në momentin që ty të bie siguria kibernetike e vendit, të bie AKSHI dhe është trajtuar zyrtarisht tashmë si një strukturë që është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Në momentin që do të bjerë shumë shpejt edhe Kadastra, dhe po e paralajmëroj këtu te ju, sepse do të dalë se çfarë është bërë edhe në Kadastër… Në momentin që në zyrën e këtij individi, kjo është në kuadrin e hetimeve që po zhvillohen, në kuadrin e gjithë atyre të dhënave dhe informacioneve që ne i dimë, që të gjithë i dinë, këto shkelje i kemi thënë në media, i kemi denoncuar dhe, për fat të keq, do të duhen vite derisa Prokuroria e Posaçme të ngrejë zyrtarisht akuzë dhe të nxjerrë një masë sigurie për zyrtarët në fjalë.

Read more:“Vlora Hyseni, ushtare e hanxharëve të krimit”/ Berisha: Kreu i SHISH, shërbëtore e Ramës dhe Vuçiçit. Me urdhër ju thërriste ju socialistëve në zyrë, e di vetë ti Damian…

Do ta shihni në ditët në vijim, por unë dua të mbetem te thelbi. Në momentin që kanë rënë gjithë shtyllat dhe kolonat kryesore të shtetit, këtu kemi të bëjmë me një rrënim të shtetit shqiptar.”, pohoi demokrati.

Lexo edhe
Politikë

PD depoziton ligjin për ndarjen territoriale: Shqipëria të ketë 100 bashki dhe 12 qarqe

Politikë

“Zullumi këputet kur trashet”, Lubonja flet për skandalin me kreun e SHISH: Provat dolën sheshit. Rama ka kapur të gjitha institucionet!

Tags: #AKSHI #Albin kurti #Armatim #Bajram begaj #Detyrë #Edi Rama #ergys agasi #Ilir proda

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • PD depoziton ligjin për ndarjen territoriale: Shqipëria të ketë 100 bashki dhe 12 qarqe
  • “Zullumi këputet kur trashet”, Lubonja flet për skandalin me kreun e SHISH: Provat dolën sheshit. Rama ka kapur të gjitha institucionet!
  • “Agasi nga AKSHI te SHISH, kush e beson se Rama nuk dinte?!” Këlliçi: Kanë rënë të gjitha kolonat e shtetit, duhet të japë dorëheqjen!
  • “Hyseni shënjestroi Klod Lalën, sigurinë e gjen te ‘padrinoja’”, Lubonja: Ka rënë siguria kombëtare? S’kemi pasur kurrë. Rama e di se çfarë e pret, ndaj s’jep dorëheqjen
  • Si erdhi në Tiranë Vlora Hyseni? Lubonja: Problemi nis nga Thaçi. Rama, “padrinoja”, e ka marrë për të kthyer shtetin në organizatë kriminale
Nga të njëjtat tag-e
  • Eksperti rrëzon alibinë e Hysenit për Agasin: Kreu i SHISH s’mban kontakte direkte me informatorë, ja si mund ta verifikojë SPAK! Audit për informacionet e rrjedhura
  • “Zullumi këputet kur trashet”, Lubonja flet për skandalin me kreun e SHISH: Provat dolën sheshit. Rama ka kapur të gjitha institucionet!
  • “Agasi nga AKSHI te SHISH, kush e beson se Rama nuk dinte?!” Këlliçi: Kanë rënë të gjitha kolonat e shtetit, duhet të japë dorëheqjen!
  • Si erdhi në Tiranë Vlora Hyseni? Lubonja: Problemi nis nga Thaçi. Rama, “padrinoja”, e ka marrë për të kthyer shtetin në organizatë kriminale
  • “Hyseni shënjestroi Klod Lalën, sigurinë e gjen te ‘padrinoja’”, Lubonja: Ka rënë siguria kombëtare? S’kemi pasur kurrë. Rama e di se çfarë e pret, ndaj s’jep dorëheqjen
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 26 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 20 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma 9 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “PS Parti e Skandaleve, jo më Parti Socialiste”/ Zhupa “shpërthen” në Kuvend: Vlora Hyseni simbol i tradhtisë kombëtare! Rama të japë dorëheqjen! Damka e Narkosit hiqet vetëm me… 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Vlora Hyseni nën akuzë në Shqipëri/ Media rumune: Është stërvitur nga “Gjenerali i Zi”, Coldea ishte këshilltar i kryeministrit Rama dhe…. 6 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

PD depoziton ligjin për ndarjen territoriale: Shqipëria të ketë 100 bashki dhe 12 qarqe

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sot zyrtarisht draft ligjin për ndarjen administrative-territoriale të njësive të qeverisjes…

• 5 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Zullumi këputet kur trashet”, Lubonja flet për skandalin me kreun e SHISH: Provat dolën sheshit. Rama ka kapur të gjitha institucionet!

“Zullumi këputet kur trashet!”. Kështu e cilëson analisti Fatos Lubonja, skandalin ku u përfshi ish-kreu i SHISH, Vlora…

• 36 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Agasi nga AKSHI te SHISH, kush e beson se Rama nuk dinte?!” Këlliçi: Kanë rënë të gjitha kolonat e shtetit, duhet të japë dorëheqjen!

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka kërkuar përgjegjësi politike nga kryeministri Edi Rama, duke deklaruar se ai…

• 36 minuta më parë • 10 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by