Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Nga NATO te misionet në Afganistan dhe Jeruzalem/ Ambasada prezanton kryediplomatin: Kush është Eric Wendt, ambasadori i ri i SHBA-së në Shqipëri (Profili)
Politikë

Nga NATO te misionet në Afganistan dhe Jeruzalem/ Ambasada prezanton kryediplomatin: Kush është Eric Wendt, ambasadori i ri i SHBA-së në Shqipëri (Profili)

• 26 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjenerallejtënant në pension i Forcave Speciale amerikane, Eric Wendt, merr zyrtarisht sot detyrën e ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Profili i tij është i lidhur ngushtë me ushtrinë amerikane, NATO-n dhe misionet ndërkombëtare të sigurisë, ndërsa gjatë karrierës së tij ai ka pasur edhe kontakte të drejtpërdrejta me Shqipërinë.

Sipas informacionit të publikuar nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë, Wendt ka shërbyer si Komandant i Shtabit të Operacioneve Speciale të NATO-s në Evropë, ndërsa ka komanduar të gjitha Forcat e Operacioneve Speciale të caktuara për Aleancën, përfshirë edhe njësitë shqiptare të operacioneve speciale. Gjatë kësaj periudhe, ai ka punuar në Shqipëri me drejtues dhe ushtarakë të fushës së mbrojtjes. Karriera e tij ushtarake përfshin më shumë se 34 vite shërbim aktiv dhe 55 muaj të dislokuar në operacione luftarake në zona të ndryshme të botës.

Read more:“E duam Amerikën, presim ndihmë nga ju”, aktivisti Ndoj mesazh ambasadorit të ri: Nëse na shpëtoni, nuk do ketë më ditë të zeza për shqiptarët

Një vit në Afganistan
Një pjesë e rëndësishme e karrierës së Wendt lidhet me Afganistanin, ku shërbeu për një vit si Zëvendës-Komandant Rajonal. Në këtë detyrë ai kishte, ndër të tjera, edhe mbikëqyrjen e ushtarakëve shqiptarë të angazhuar në mision.

Gjatë shërbimit aktiv, ai ka mbajtur disa poste të larta komanduese dhe ka drejtuar organizata me mijëra persona, përfshirë struktura me personel civil dhe ndërinstitucional. Wendt ka shërbyer gjithashtu si Shef i Shtabit të Komandës së Paqësorit të SHBA-së. Pas karrierës ushtarake, Wendt ka punuar për dy vjet në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, si pjesë e Ambasadës amerikane në Jeruzalem. Atje ka shërbyer si Koordinator i Sigurisë i Shteteve të Bashkuara për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez, duke udhëhequr një koalicion prej tetë vendesh dhe duke raportuar drejtpërdrejt te Sekretari i Shtetit.

Read more:“Ballukut do t’i dalin të tjera vila, brenda dhe jashtë vendit! Pse Vlora Hyseni s’kishte zv/drejtor? Plani ishte i qartë”, Këlliçi: Agasi pa Ramën është askushi

Ambasada amerikane e përshkruan atë si një drejtues me përvojë të gjerë në menaxhimin e organizatave komplekse, shumëkombëshe dhe ndërinstitucionale, si dhe me ekspertizë rajonale në Evropë. Eric Wendt ka përfunduar studimet Bachelor në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara, ndërsa Masterin e ka kryer në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në Monterey, Kaliforni.

Read more:“SPAK në qendër të luftës globale kundër krimit të organizuar”, ambasada e SHBA-së: Forcohet bashkëpunimi me SHBA, Europën dhe Amerikën Latine

Përveç anglishtes, ai flet edhe gjuhët arabe dhe koreane. Gjatë karrierës së tij, Wendt është nderuar me një sërë çmimesh dhe dekoratash ushtarake, mes tyre Shiritin dallues “Ranger”, Shiritin dallues të Forcave Speciale, Shenjën dalluese Parashutist Mjeshtër, Shenjën dalluese Mjeshtër i Këmbësorisë në Luftim, Medaljen e Shërbimit të Shquar të Mbrojtjes, dy Medalje të Shërbimit të Shquar dhe tri Medalje “Ylli i Bronztë”. Ai është gjithashtu fitues i Çmimit të Lartë të Nderit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Me marrjen zyrtare të detyrës në Tiranë, Wendt sjell në përfaqësimin diplomatik amerikan në Shqipëri një karrierë të gjatë në Forcat Speciale, NATO, misionet ndërkombëtare dhe strukturat e sigurisë së SHBA-së.

Lexo edhe
Politikë

Eric Wendt merr zyrtarisht detyrën/ Ambasada e SHBA zbardh takimin me Begajn: Diskutime për mbrojtjen dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale

Politikë

PD i kërkon Peleshit ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 majit: Po shkelni Kushtetutën, zbatoni vendimin e GJK!

Tags: #Afganistan #Ambasada amerikane #ambasada e shba #Detyrë #Eric wendt #Forcat speciale #Karriera #Koalicion

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Eric Wendt merr zyrtarisht detyrën/ Ambasada e SHBA zbardh takimin me Begajn: Diskutime për mbrojtjen dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale
  • PD i kërkon Peleshit ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 majit: Po shkelni Kushtetutën, zbatoni vendimin e GJK!
  • “Nis mbledhja e firmave për referendum për bashki”/ Zhupa nga Ksamili: Kërkojmë të respektohet vullneti dhe nevojat e qytetarëve
  • VIDEO – Zgjedhjet në Gjermani/ Auron Dodi nga DW: E majta fiton Berlinin, AfD në MV. Ç’bën Merz?
  • VIDEO/ “Ndihem i tradhtuar nga Joe Biden”! Deklarata e Ramës nga New York: SHBA mund të kishin bërë më shumë për Hashim Thaçin, ajo farsë s’duhet të kishte nisur
Nga të njëjtat tag-e
  • Eric Wendt merr zyrtarisht detyrën/ Ambasada e SHBA zbardh takimin me Begajn: Diskutime për mbrojtjen dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale
  • VIDEO – Zgjedhjet në Gjermani/ Auron Dodi nga DW: E majta fiton Berlinin, AfD në MV. Ç’bën Merz?
  • Eric Wendt merr zyrtarisht detyrën, ambasada Amerikane i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri. Zbardhet takimi me presidentin Begaj
  • Eric Wendt nis zyrtarisht detyrën si ambasador i SHBA në Tiranë, Presidenca ndan pamjet e takimit me Begajn tek Pallati i Brigadave (VIDEO)
  • VIDEO/ Auron Dodi: Zgjedhjet në Gjermani tronditin CDU-në e Merz, forcohen e Majta dhe AfD-ja. Çfarë pritet pas rezultatit?
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve 19 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Protesta i ka dhënë frytet, presim vetëm rrëzimin e qeverisë”/ “Kriminel, e gjithë Shqipëria të urren”, goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata: Ja si reagoi kryeministri 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Vlora Hyseni nën akuzë në Shqipëri/ Media rumune: Është stërvitur nga “Gjenerali i Zi”, Coldea ishte këshilltar i kryeministrit Rama dhe…. 15 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “15 mijë euro një dhomë hoteli”/ Mariana Koçeku për videon e shpërndarë nga shqiptarët në New York: Rama harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akademikët shqiptarë hedhin hapa konkretë për demokracinë, institucionet dhe integrimin europian 13 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Protestuesit i zunë pritë Ramës në Nju Jork/ Shehaj: Kryeministri ka mbi 100 ditë që i injoron, duhet të largohet 12 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Këlliçi bën deklaratën e fortë: Janë porositur për të vrarë Ahmetajn jashtë shtetit! 11 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Eric Wendt merr zyrtarisht detyrën/ Ambasada e SHBA zbardh takimin me Begajn: Diskutime për mbrojtjen dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka uruar mirëseardhje ambasadorit të ri të SHBA-ve që do të përfaqësojë Amerikën…

• 29 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

PD i kërkon Peleshit ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 majit: Po shkelni Kushtetutën, zbatoni vendimin e GJK!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i është drejtuar me një letër zyrtare kryetarit të Kuvendit,…

• 29 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

“Nis mbledhja e firmave për referendum për bashki”/ Zhupa nga Ksamili: Kërkojmë të respektohet vullneti dhe nevojat e qytetarëve

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për rrethin e Sarandës, deputetja Ina Zhupa, ka bërë të ditur nisjen e…

• 29 minuta më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by