Sot pranë Liqenit të Farkës mbahet gara e notit, çiklizmit dhe vrapimit “Tiranathlon.”
Qarkullimi i mjeteve do të jetë i kufizuar nga ora 08:00 deri në 13:00 në disa akse të kryeqytetit, nga zona e Farkës dhe TEG-ut deri në Shkozë.
Bashkia e Tiranës ka publikuar më herët planin e masave të marra për zhvillimin e aktivitetit.
Rrugët që do të bllokohen janë si më poshtë:
– Rruga “Daxhit”, (duke filluar nga kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën “Xhelal Molla”, deri tek kryqëzimi rruga “Daxhit” me rrugën e “Vrapëve”); duke përfshirë edhe rrugën “Dëshmorët e Helikopterëve”.
Read more:BIRN: Harta e re, një presion i shtuar mbi standardet e zgjedhjeve lokale
– Blv Zhan D’Ark, Blv. Bajram Curri (segmenti nga ura Shkozë–ura në kryqëzimin me rrugën “Selman Riza” dhe rrugën “Kastriot Feska”.
– Rruga interurbane kryesore (TEG–Ura Shkozë);
-Segmenti i Unazës së Madhe të qytetit (nga nyja e “Rrethrrotullimi i Freskut”-TEG), ku devijimi i automjeteve do të bëhet për në rrugën e “Rrethrrotullimit të Freskut” me dalje për në rrugën “Xhanfize Keko”
Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
-Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijohet te ura “Brrylit përkohësisht.
-Linja Nr. 10/C “Rrethrrotullimi Shkozë – Ish Fusha e Aviacionit”, pezullohet përkohësisht.
Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret e mësipërm.
Pamje me dron/ Garuesit e ‘Tiranathlon’ përballen me sfidën e parë, notojnë në Liqenin e Farkës

Nga Parku Helenik i Liqenit të Farkës, të pozicionuar në vijën e ‘start’-it, garuesit e ‘Tiranathlon’ kanë nisur maratonën e tyre në 3 disiplina.
Bashkia e Tiranës ka publikuar pamjet me dron të momentit kur ka nisur gara e notit duke treguar të gjithë konkurrentët që përpiqen të arrijnë sa më shpejt në anën tjetër të liqenit.




